Autor: TV News

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar ndryshimet e fundit në qeveri. Përmes një video mesazhi të postuar në rrjetin social, Berisha shprehet se përmes këtyre ndryshimeve, Rama po kërkon të shpëtojë lëkurën e tij.Lexo edhe :Related Posts Ai fton qytetarët që të vazhdojnë me aksionin opozitar kundër qeverisë. “Lëvizja e fundit e Edi Ramës është lëvizje me të cilën kërkon të shpëtojë lëkurën e tij. Është një lëvizje që fton qytetarët shqiptarë dhe opozitën të vazhdojë protestat. Protesta ka si qëllim shpëtimin e vendit”, tha Berisha.

Read More

Ndryshimet në kabinetin qeveritar mbrëmjen e kësaj të enjteje ishin tema e diskutimit në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus. Në një lidhje me emisionin Quo Vadis, deputeti demokrat Saimir Korreshi komentoi lëvizjet e fundit në qeveri, të cilat sipas tij janë thjesht makiazh. Sipas Korreshit, sot nuk ka asnjë ndryshim real, janë thjesht disa lëvizje të Ramës për të tërhequr vëmendjen. Pjesë nga biseda: Borakaj: Si i patë ndryshimet në qeveri? Korreshi: Është bërë e modës që kryeministri Rama këta i trajton si gurë shahu, si ushtarë të gjithë këta. Sa herë që dikush…

Read More

Deputeti demokrat Saimir Korreshi, në një lidhje me emisionin Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar ndryshimet e fundit në qeveri. Sipas tij, aty nuk ka asgjë të re, pasi dy nga ministrat janë njerëzit e Belinda Ballukut. I pyetur nga moderatorja Borakaj nëse mendon se do t’i hiqet imuniteti Ballukut, Korreshi tha se kjo varet nga presioni ndërkombëtar dhe nga protesta e opozitës. Pjesë nga biseda: Borakaj: Kur ju deklaroni se iku Balluku, por ka dy njerëzit e saj, do të thoni që është edhe dora e ish-numrit dy të qeverisë? Korreshi: Po, patjetër që…

Read More

Një ditë pas shkarkimeve dhe emërimeve të reja në qeveri Kryeministri Edi Rama mblodhi anëtarët e kabinetit të tij për vetëm 30 minuta, ndërsa pjesë e saj nuk kishin dy ministrat e shkarkuar edhe pse janë në detyrë deri në betimin e pasardhësve përpara Presidentit të Republikës. Munguan ministrja e Jashtme Elisa Spiropali dhe ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, dy emra që me emërimet e reja nuk do të jenë më pjesë e kabinetit “RAMA 4”. Tashmë, ndryshimet e bëra në qeveri, kryeministri Edi Rama do të duhet t’ia dërgojë Presidentit Begaj, i cili sipas Kushtetutës ka një afat prej…

Read More

Raketat e sistemit “Javelin”, pjesë e teknologjisë të sistemeve antitank të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, janë pajisje më të fundit që i janë dorëzuar forcave tokësore në Zall Herr. Në këtë ceremoni, Ministri në largim i Mbrojtjes Pirro Vengu vlerësoi parnteriteti me SHBA-të. “Shqipëria nuk armatoset dhe nuk forcon kapacitetet e saj për të sulmuar askënd, por armatoset në mënyre që askush të mos e vërë në provë, sigurisht brenda suazës. Është një bindje e krijuar në gjithë këtë periudhë që kam pasur privilegjin të udhëheq Ministrinë e Mbrojtjes, sepse mbrojtja nuk është luks, ështe shtyllë e shtetit dhe…

Read More

Ambasada e SHBA në vendin tonë me anë të një njoftimi një javë më parë u bënte thirrje qytetarëve amerikanë qe jetojnë në Shqipëri që të shmangnin disa destinacione si bare dhe restorante në Tiranë. Të kontaktuar nga emisioni Quo Vadis në Vizion Plus se për çfarë bëhet fjalë konkretisht, cila është arsyeja e thirrjes që qytetarët amerikanë të mos vizitojnë këto bare dhe restorante në kryeqytet, Ambasada thekson se thirrja vjen pasi është pritoritet për të mbrotjur shtetasit amerikanë kudo ku ata ndodhen. Pa dhënë detaje specifike, ambasada vijon në përgjigjen e saj se ambasadat dhe konsullatat e SHBA…

Read More

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu gjatë dorëzimit të  sistemeve raketore JAVELIN në Komandën e Forcës Tokësore në Zall Herr deklaroi se ishte privilegj që të mbante postin e Ministrit të Mbrojtjes një ditë pasi kryeministri Edi Rama e shkarkoi nga ky post. Vengu: Është kënaqësi në këtë moment tranzitimi të detyrës time të linim këtë shenjë sot së bashku me partnerët tanë. Sot dorëzojmë në forcën tokësore sistemin JAVELIN, të porositur prej vitesh. Ky nuk është vetëm një simbol force, por është edhe një mesazh qartësie strategjike. Investimi në mbrojtje nuk merr duartrokitje në fillim por është i rëndësishëm. Shqipëria…

Read More

Gjatë një vizite zyrtare ne Maqedoninë e Veriut, Presidenti Bajram Begaj kërkoi një përfaqësim dinjitoz të faktorit shqiptar atje dhe zbatim të ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe. “Faktori shqiptar në Maqedoninë e Veriut ka qenë, është e do të vijojë të jetë një faktor shtetformues, bashkëpunues, përfshirës, konstruktiv dhe demokratik, me kontribut kyç në avancimin Euroatlantik”, tha Presidenti. Gjatë një konference të përbashkët me presidenten e Maqedonisë së Veriut, Begaj u ndal edhe te zbatimi i projektit strategjik të Korridorit VIII. “Korridori VIII është shembulli më i qartë se si bashkohen siguria dhe zhvillimi. Ai lidh Mesdheun me Detin…

Read More

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar me krenari se Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka siguruar një financim prej 10,063,676 dollarë amerikanë nga raundi i tretë i Pandemic Fund. Kjo është një arritje e rëndësishme për forcimin e sistemit shëndetësor në vend. Ky financim është pjesë e një iniciative më të gjerë, ku më 12 shkurt 2026, Bordi Drejtues i Pandemic Fund ndau gjithsej 499.6 milionë dollarë për 20 projekte në mbarë botën. Kjo ndihmon në mobilizimin e mbi 4 miliardë dollarëve financim shtesë nga partnerë të ndryshëm, duke forcuar kështu kapacitetet shëndetësore globale. Kosova është një nga vendet…

Read More

Pas shkarkimit nga detyra si ministre e Jashtme, nuk ka vonuar reagimi i Elisa Spiropalit. Me anë të një postimi në Facebooka ajo shprehet se ka përfunduar një detyrë, por jo një rrugëtim. Duke e cilësuar si privilegj detyrën si ministre e Jashtme, Spiropali shkruan se të qënurit kryediplomate nuk ishte thjesht një funksion, por vazhdim i një narrative historike që e sheh Shqipërinë si pjesë të pandashme të Perëndimit. Ajo shprehu mirënjohjen ndaj Partisë Socialiste dhe kryeministrit Rama dhe theksoi se politika nuk është zotërim apo pronësi, por kujdestari e përkohshme. Postimin Spiropali e mbyll me një mesazh duke…

Read More