Autor: TV News
Selena Gomez ka arritur një tjetër sukses të madh në karrierën e saj, ajo është zyrtarisht miliardere. Shtëpia botuese, e cila kryeson ‘Indeksin e Miliarderëve’ të Bloomberg, tha se vlera e saj totale neto tani qëndron në më shumë se një miliard euro, kryesisht falë markës së saj Rare Beauty. Selena e ka komentuar suksesin e saj të radhës. “Jam shumë mirënjohëse për këtë, por mendoj se është e papëlqyeshme të flasësh për para. Mund të falënderoj njerëzit që blejnë produktet e mia për këtë sukses. Janë ata që e bënë realitet këtë ëndërr timen, kështu që unë jam me…
Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, i ka thënë Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani se duhet të punojnë për t’i krijuar kushtet për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe Këshillin e Evropës. Steinmeier përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se Gjermania është shumë e interesuar për stabilitetin e Ballkanit Pëerndimor dhe i mbështetet aspiratat e Kosovës për anëtarësim në organizatat evropiane. Presidenti gjerman, Steinmeier u takua me Osmanin të mërkurën në Berlin. “Gjermania është shumë e interesuar për stabilitetin e rajonit dhe e mbështet anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe Këshillin e Evropës, theksoi Presidenti Federal gjatë bisedimeve.…
Izraeli ka kryer një sërë sulmesh të reja në kryeqytetin e Libanit, Bejrut. Në një postim në platformën X, ushtria tha se caqe të sulmeve ishin “objektivat terroriste”. IDF tutje tha se ka lëshuar disa urdhra evakuimi për njerëzit që jetonin në ndërtesat në periferitë jugore të Bejrutit, në orët e para të së mërkurës. Tash për tash nuk ka raporte për viktima. Forcat Mbrojtëse të Izraelit filluan qysh të martën një operacion tokësor kundër objektivave të Hezbollahut – organizatë e cilësuar si terroriste nga SHBA-ja – në Libanin jugor. Sulmet e reja u kryen disa orë pasi Irani sulmoi…
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBAShK), ka dorëzuar në Ministri të Arsimit Draft-Kontratën e re të arsimit. Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj me këtë rast tha se kanë kërkuar disa herë takime me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, por që nuk kanë marrë përgjigje. Sipas tij, kjo neglizhencë e Nagavcit edhe pas katër shkresave të SBAShK-ut për nënshkrimin e kësaj kontrate rezulton në mos përmbushjen e detyrës së saj ndaj punëtorëve të arsimit. “Sot në arkivin e MAShT-it e dorëzuam draft kontratën e re kolektive të arsimit të Kosovës, kjo kontratë përfshinë tërë sistemin arsimor, duke filluar…
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka kërkuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal për nisjen e procedurave për shpërbërjen e Kuvendit Komunal të kësaj komune. Hyseni ka njoftuar se arsyeja kryesore e kësaj kërkese është mospërmbushja e detyrave dhe obligimeve nga Kuvendi Komunal, respektivisht për mosvotimin e buxhetit sipas afateve ligjore. “Tanimë kemi kaluar afatet ligjore për votimin e buxhetit.Duke e parë që Kuvendi Komunal, nuk po arrin të përmbushë detyrat dhe obligimet e tij ligjore, kërkojm nga ju që duke u bauzuar në Ligjin për Vetqeverisje Lokale, nenin 50 dhe pikën c, për arsye të mosvotimit…
Më shumë se 100 persona pritet ta padisin reperin Sean “Diddy” Combs për sulm, dhunim dhe eksploatim seksual. BBC raporton se avokati nga Teksasi, Tony Buzbee, ka thënë se disa prej viktimave të pretenduara janë të mitura, me disa prej tyre që ishin në moshën nëntëvjeçare kur ishin abuzuar. “Kjo është një çështje e rëndësishme që ne synojmë ta trajtojmë në mënyrë agresive”, ka deklaruar Buzbee para gazetarëve. Erica Wolff, avokate e Combsit, ka thënë se reperi i hedh poshtë në mënyrë kategorike akuzat, duke theksuar se ato janë “shpifje dhe rrena”. Buzbee në një konferencë ka thënë se ai dhe…
Kandidatët për zëvendëspresident të Shteteve të Bashkuara, demokrati Tim Walz dhe republikani J.D. Vance, u përplasën për krizën në Lindjen e Mesme, imigracionin, taksat, abortin, ndryshimet klimatike dhe ekonominë. Walz, i zgjedhur i kandidates për presidente, Kamala Harris, dhe Vance, i zgjedhur nga kandidati republikan, Donald Trump, mbajtën të martën debatin kombëtar televiziv. Dy rivalët i përqendruan kritikat jo edhe aq te njëri-tjetri, por më shumë te shefat e tyre. Vance pyeti se përse Harris nuk bën më shumë për të trajtuar inflacionin, imigracionin dhe ekonominë, derisa shërben si zëvendëse e presidentit aktual, Joe Biden. “Nëse Kamala Harris ka plane…
I dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, tha se Gjermania ekonomikisht dhe politikisht është ndër partnerët kryesor të Kosovës. Krejt kjo sipas tij, ngase shteti gjerman beson në të ardhmen dhe potencialin që ka Kosova.Në Forumin e Dytë Ekonomik Gjermano-Kosovar të organizuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare në bashkëpunim me Komitetin Lindor të Ekonomisë Gjermane, ai shtoi se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë bashkë në tregun e BE-së. Madje sipas tij, shumë investitorë po investojnë në Serbi, prandaj edhe Kosova duhet të krijojë parakushte për një gjë të tillë, duke bërë thirrje që të…
Të enjtën fillon formati i ri i UEFA Conference League për sezonin 2024/25. Në ndeshjen mes Heidenheim dhe Olimpija drejtësinë do e ndajnë gjyqtarët nga Shqipëria. Enea Jorgji, asistentët Denis Rexha e Ridiger Çokaj, Eldorjan Hamiti arbitër i katërt, Kreshnik Barjamaj përgjegjës i VAR dhe Juxhin Xhaja si përgjegjës i AVAR, do të vendosin drejtësi në ndeshjen Heidenheim – Olimpija e vlefshme për UEFA Conference League. Ndeshja mes klubit gjerman dhe atij slloven zhvillohet nesër nga ora 18:45 në stadiumin “Voith Arena”.
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere sot do të mblidhet sot duke filluar nga ora 11:00. Sipas njoftimit do të bëhet shqyrtimi në parim të projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kontabilitet, Auditim dhe Raportim Financiar. “Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere bënë shqyrtimin në parim të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim si dhe shqyrtimin e Raportit vjetor të punës së Fondit të Kursimeve Pensionale për vitin 2023”, vijon njoftimi. Mbledhje sot gjithashtu në ora 14:00 ka edhe Komisioni për Integrime Evropiane, i cili në rend të ditës ka takimin…
