Autor: TV News

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka mohuar se ministria e tij ka dhënë tenderë kompanisë “RAD”, e cila lidhet me Milan Radojçiqin. Në Debat Plus, gjatë një diskutimi me analistin politik Dardan Gashi, i cili ia dëshmoi me letër dhënien e tenderit kësaj kompanie në shtator të vitit 2021, ministri ka theksuar se një marrëveshje e tillë nuk ekziston. “Nëse kjo kontratë është nënshkruar dhe është publikuar, jam i bindur se është anuluar menjëherë sapo është kuptuar lidhja me një kriminel. Çdo kontratë me kompani të tilla anulohet automatikisht”, ka deklaruar Aliu. Në atë moment ministri…

Read More

Einxhel Shkira pritet të jetë një nga opinionistet e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, duke sjellë ekspertizën në këtë rol të rëndësishëm. Sipas burimeve pranë spektaklit, Einxhel ka lënë mbresa të mëdha me aftësitë e saj në dhënien e opinioneve gjatë dy puntatave të Big Brother VIP Albania 3, ku ajo doli në pah për mënyrën e qartë dhe të argumentuar të shprehjes së mendimeve. Performanca e saj ka impresionuar organizatorët e Big Brother VIP Kosova (BBVK), të cilët vendosën t’i ofrojnë një vend në karrigen e opinionistes për edicionin e tretë të spektaklit, duke shtuar një…

Read More

Ushtria ukrainase ka konfirmuar të mërkurën se është tërhequr nga qyteti strategjik Vuledar, në lindje të vendit. “Komanda e lartë ka dhënë leje për tërheqjen e njësive nga Vuledari, në mënyrë që t’i ruajmë personelin dhe pajisjet luftarake, dhe për të marrë pozicion për veprime të mëtejshme”, tha formacioni i forcave tokësore i Ukrainës, Hortitsia, i cili komandon rajonet lindore duke përfshirë Donjeckun. Forcat ruse kryen sulme të pareshtura përreth qytetit për ta shkatërruar mbrojtjen ukrainase, duke kërcënuar rrethimin e qytetit, tha komanda. Trupat e Moskës, me të mëdha në numër dhe pajisje, kanë ecur përpara ngadalë në Ukrainën lindore,…

Read More

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se vetëm njerëzit e Qeverisë Kurti akuzohen për afera politike. Krasniqi e bëri një deklaratë të tillë duke iu referuar një deklarate të kryeministrit Kurtit, i cili tha se ”regjimi i vjetër ka humbur fuqinë e vet politike, por jo edhe paratë e pista”. ”Paratë e pista në Kosovë ka vetëm në paratë e mafisë energjetike, janë në thasët e Martin Berishajt dhe Nagip Krasniqit. Këto janë paratë e vetme të pista për të cilat flitet në këtë vend, sepse në fund të fundit vetëm njerëzit e tij janë duke u akuzuar për…

Read More

Edon Zhegrova ka zhvilluar një pjesë të parë fantastike ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve. Sulmuesi kosovar fitoi penalltinë – teksa David realizoi për të dërguar ekipin francez në pushim me avantazhin minimal 1-0, shkruan GazetaBlic Sport. Zhegrova poashtu kishte momente të mira në lojë – ku vëreheshin driblimet e tij. Në një moment, Zhegrova ia humbi topin Camavingas, duke e dribluar për mrekulli. Ja momenti: Edon Zhegrova plays a lot . pic.twitter.com/isTPgtsVTZ — حمودي . (@hmdmd_70) October 2, 2024 The post Momenti kur Zhegrova ia humbi topin Camavingas me driblimin e tij! appeared first on GazetaBlic.

Read More

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka hedhur poshtë akuzat për falje borxhesh ndaj kompanive që ambalazhojnë ujë. Për Debat Plus, Aliu ka theksuar se nuk ka asnjë vendim për falje borxhesh apo për faturim të tillë siç është raportuar. “Çështja e ambalazhimit të ujit, ka qenë çështje që është ngritur kemi pasur edhe padi në prokurori nga ana e PSD-së, unë nuk jam intervistuar për këtë punë. Nuk ka çështje fare këtu, nuk ka as faturim as vendim i faljes, nuk ekziston asnjë vendim i faljes të ujit siç nuk ka vendim të faturimit të tillë…

Read More

Ushtria izraelite njoftoi të mërkurën vonë se tetë ushtarë izraelitë janë vrarë gjatë luftimeve kundër grupit militant Hezbollah brenda Libanit. Forcat izraelite e nisën mëngjesin e së martës një ofensivë tokësore kundër Hezbollahut në jug të Libanit, duke i përshkallëzuar edhe më shumë tensionet. Në një video ngushëlluese, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha: “Ne jemi në kulmin e një lufte të vështirë kundër Boshtit të së Keqes së Iranit, i cili dëshiron të na shkatërrojë”. “Kjo nuk do të ndodhë, sepse ne do të qëndrojmë të bashkuar, dhe me ndihmën e Zotit, ne do të fitojmë së bashku”, tha…

Read More

Ish-deputeti serb Dragan Shormaz ka deklaruar se Milan Radojçiq, i cili akuzohet për sulmin terrorist në Banjskë, duhet ose të gjykohet në Serbi, ose të ekstradohet në Kosovë. “Nuk shoh asnjë problem juridik që Radojçiq të ekstradohet në Kosovë për t’u gjykuar, ose të përballet me drejtësinë në Serbi”, ka thekuar Shormaz. Megjithatë, ai shprehu skepticizëm për arrestimin e Radojçiqit, duke e lidhur këtë me ndikimin e presidentit Aleksandër Vuçiq. “Nuk besoj se Radojçiq do të ekstradohet apo të gjykohet përderisa Vuçiq është në pushtet, sepse ai është shefi i tij. Si mund ta arrestojë Vuçiq atë dhe pastaj të…

Read More

Kjo sallë e Kuvendit Komunal të Gjilanit kështu mund të mbetet, tash e tutje. Kjo pasi që kryetari i kësaj komune Alban Hyseni kërkoi nga ministri i MAPL-se Elbert Krasniqi shpërndarjen e Kuvendit Komunal, meqenëse ky organ nuk po arrin të kaloj buxhetin e vitit 2025 siç e parashikon ligji. “I nderuar Ministër, Tanimë kemi kaluar afatet ligjore për votimin e buxhetit. Duke e parë që Kuvendi Komunal, nuk po arrin të përmbushë detyrat dhe obligimet e tij ligjore, kërkojmë nga ju që duke u bazuar në Ligjin për Vetqeverisje Lokale, nenin 50 dhe pikën c, për arsye të mosvotimit…

Read More

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar me shqetësim lidhur me, siç thotë, veprimin pengues të shefit të kabinetit të kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Veriut drejt gazetares së “Kallxo”, Florinda Kelmendi dhe gazetares së “Telegrafit”, Blinera Mehmeti. AGK-ja ka theksuar se gazetarët gëzojnë të drejtë për të ushtruar detyrën e tyre të papenguar dhe çfarëdo përpjekje që cenon një të drejtë të tillë është e papranueshme, përkeqëson ambientin e të bërit gazetari dhe pengon informimin e drejtë dhe pasqyrimin objektiv të ngjarjes. “Derisa unë po xhiroja arrestimin e Alleksandar Arsenijeviq, shefi i kabinetit të kryetarit të Mitrovicës së…

Read More