Kompania OKTA informon se nga sot mundëson zbritje për të gjithë furnizuesit e saj për karburantin dizel, e cila do të jetë 2 denarë për litër. Informacionin e konfirmoi kompania përmes njoftimit zyrtar.
“Si përgjigje ndaj zhvillimeve më të fundit në tregjet ndërkombëtare të karburanteve, OKTA AD – Shkup fut zbritje të përkohshme prej 2 denarë për litër karburant dizel, me vlefshmëri nga sot, 20 tetor 2026, deri më 2 nëntor 2026.
Zbritja do të zbatohet në shitjen e karburantit dizel që OKTA e shpërndan te tregtarët me shumicë dhe pakicë. Pjesëmarrësit në treg edhe më tej vetë do t’i përcaktojnë çmimet përfundimtare me pakicë, në përputhje me politikat e tyre komerciale dhe kushtet aktuale të tregut.
Kjo iniciativë është pjesë e serisë së masave të synuara për mbështetje që OKTA i zbaton që nga marsi 2026, me qëllim të kontribuojë në zbutjen e ndikimit të paqëndrueshmërisë së tregjeve ndërkombëtare dhe për mbështetje të stabilitetit dhe konkurrueshmërisë së tregut vendor të karburanteve.
” ”
Me iniciativën më të re, vlera e përgjithshme e mbështetjes së deritanishme që OKTA e siguron për tregun vendor që nga marsi 2026 pritet të arrijë rreth 8 milionë euro. Me këtë, kompania edhe një herë e konfirmon përkushtimin e saj për mbështetjen e konsumatorëve, bizneseve dhe ekonomisë më të gjerë në periudha të paqëndrueshmërisë së shtuar të tregjeve”, informojnë nga kompania.
OKTA furnizon mbi 80% të stacioneve të benzinës në Maqedoni, përfshirë edhe rrjetin më të madh të Makpetrolit.
Dizeli dje u shtrenjtua për 2 denarë për litër dhe arriti në 99 denarë. Tani me uljen, çmimi kthehet në të njëjtin nivel si para shtrenjtimit.

