I dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, tha se Gjermania ekonomikisht dhe politikisht është ndër partnerët kryesor të Kosovës.
Krejt kjo sipas tij, ngase shteti gjerman beson në të ardhmen dhe potencialin që ka Kosova.Në Forumin e Dytë Ekonomik Gjermano-Kosovar të organizuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare në bashkëpunim me Komitetin Lindor të Ekonomisë Gjermane, ai shtoi se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë bashkë në tregun e BE-së.
Madje sipas tij, shumë investitorë po investojnë në Serbi, prandaj edhe Kosova duhet të krijojë parakushte për një gjë të tillë, duke bërë thirrje që të punohet për një treg të përbashkët rajonal që mundëson zhvillim.
“Ajo që dua të them është se nëse shoh mundësitë për rritje ekonomike, jam i bindur se Kosova është me potencial për inovacion dhe zhvillim. Gjermania ekonomikisht dhe politikisht është ndër partnerët kryesor në Kosovë sepse besojmë në të ardhmen tuaj. Gjermania është organizuar edhe në rajon në gjashtë shtetet e Ballkanit”, raporton EO përcjell Dukagjini.
“Në rajon nëse shihet potenciali që e keni në Ballkan për shkak të një popullate të re sepse nuk dëshiron të presë, por dëshiron të veprojë. Për investime, e kemi një hartë që ka diçka që quhet rajon. Dhe ne duam që të shkojnë bashkërisht në tregun e BE-së. Nëse shohim zgjerimin e Bashkimit Evropian, e shohim se ka qenë i suksesshëm gjatë vitit 2014-17”, ka thënë ai.
Tutje Sarrazin është shprehur se “Të gjitha ekonomitë në Ballkan nuk janë një treg i mjaftueshëm që të vijë një kompani. Shumë investitorë shkojnë në Serbi, pra ne duam që kjo të ndryshojë dhe investitorët duam që të vijnë në Kosovë dhe të krijohet një treg i përbashkët rajonal”.
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Forumi i Dytë Ekonomik Gjermano-Kosovar të organizuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare synon thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve. Ai ka thënë se Forumi i këtij viti synon të forcojë lidhjet ekonomike mes dy vendeve dhe të krijojë mundësi të reja bashkëpunimi.
“Jam shumë i gëzuar që shoh kaq shume njerëz këtu, është kënaqësi që jam në Prishtinë, më pëlqen të flas më shumë për biznes se sa për politike, kjo javë është një shembull se çka po synojmë të mbërrijmë së bashku. Ky forum është një mundësi shumë e mirë për Kosovën dhe Gjermaninë. Jam i kënaqur që po shoh që shumë personazhe janë pjesë e këtij forumi”, tha ai.
“Forumi i dytë do të procedojë më shumë storie të suksesit. Procesi i Berlinit është një marrëveshje shumë e mirë për të punuar në zgjedhje më të mira, ne mirëkuptojmë bizneset në çdo cep të botës dhe do të punojmë së bashku për t’u rritur së bashku”.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka deklaruar se për katër vite nën udhëheqjen e tyre, është rritur punësimi e rritja ekonomike, madje tha se se ka rritje të GDP-së për kokë banori.
“Aktualisht Kroacia e katërfishuar GDP për kokë banori. Këtë vit jemi në 100 shtetet e para për GDP për kokë banori. Storia e dytë është e katër viteve të fundit. Në shtator të 2020, qeveria kishte 640 milionë nga të ardhurat në korporata. Dje në po të njëjtë datë kemi rritur për 120 për qind. Në fund të shkurtit 2021, ATK kishte deklaruar se në Kosovë janë 350 mijë të punësuar, ndërsa i po i njëjti autoritet, ka deklaruar këtë vit 425 mijë të punësuar, pra një rritje të madhe të punësimit, krahasuar me këto katër vite”, ka thënë Bislimi.