Erkan Arifi: Puna vazhdon për sigurimin e ujit të pijshëm nga Penda e Gllazhnjës
Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi, së bashku me deputetin Rijad Shaqiri, drejtorin e NKP-së „Penda“, Ylber Neziri, drejtorin e NKP-së „Pisha“, Hamdi Sherifi, si dhe punëtorët në terren, po vazhdon angazhimet për kyçjen e familjeve në sistemin e ujësjellësit nga Penda e Gllazhnjës.
Sipas Arifit, puna do të vazhdojë pa ndërprerë deri në sigurimin e ujit të pijshëm për çdo familje, pasi ende ka amvisëri që presin të përfitojnë nga ky shërbim jetik.
Kryetari i Komunës së Likovës ka shprehur mirënjohje për të gjithë punëtorët dhe të angazhuarit në terren, të cilët me përkushtim dhe përgjegjësi po kontribuojnë në realizimin e këtij projekti.
„Ujë për çdo familje, angazhim deri në realizimin e qëllimit!“ është mesazhi i Arifit, duke theksuar përkushtimin për përfundimin e punimeve dhe sigurimin e ujit të pijshëm për të gjitha familjet.
Postimi ne facebook


