Autor: TV News
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe drejtori i ShSKUK-së, Elvir Azizi, kanë përuruar Klinikën e re të Ortopedisë. Fillimisht, Vitia e Azizi vizituan dhomat dhe sallat operative të kësaj klinike, me ç’rast u bë e ditur se kostoja totale e investimit është 2.8 milionë euro, ku janë rinovuar 3500 metra katror me 22 dhoma e 44 shtretër. “Përuruam këtë klinikë moderne prej 3 500 metra katror, me 22 dhoma dhe 44 shtretër që do të thotë se nga dy pacientë nëpër dhoma. Dhomat janë me klimatizim, me mekanizëm të thirrjes së infermierëve dhe mjekëve” “Me komplet pjesën digjitale e cila…
Ushtria izraelite (IDF) ka njoftuar se ka vrarë një udhëheqës të lartë të Hamasit – gjatë një sulmi ajror të kryer në Rripin e Gazës rreth tre muaj më parë. Sipas IDF-së sulmi u krye ndaj një ndërtese nëntokësore në veri të Gazës, duke vrarë Rawhi Mushtaha dhe dy komandantë të tjerë të Hamasit, Sameh Siraj dhe Sameh Oudeh. Approximately 3 months ago, in a joint IDF and ISA strike in Gaza, the following terrorists were eliminated: 🔴Rawhi Mushtaha, the Head of the Hamas government in Gaza🔴Sameh al-Siraj, who held the security portfolio on Hamas’ political bureau and Hamas’ Labor…
Gjykata e Apelit shqyrtoi të enjten ankesat e palëve në rastin ku Shaban Gogaj ishte dënuar nga shkalla e parë me 7 vite e gjysmë burgim për vrasjen e Agonis Tetajt nga pakujdesia. Sipas gjyqtarit referues, Hashim Çollaku, ankesë ndaj aktgjykimit të shkallës së parë ka ushtruar Prokuroria Themelore në Pejë, përfaqësuesi i palës së dëmtuar- avokati Berat Tmava, si dhe mbrojtësi i të akuzuarit Gogaj, avokati Besnik Berisha. Në këtë seancë, nga Prokuroria nuk ishte i pranishëm askush, por ankesa e tyre sipas gjykatësit Çollaku ka të bëjë me pretendimet për shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, shkelje…
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, të enjten ka filluar dëshminë dëshmitari i 95-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Ky dëshmitar, i cili mban kodin W01158, është duke dëshmuar në seancë të mbyullur dhe pritet që si e tillë të përfundojë, raporton “Betimi për Drejtësi“. Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të…
Mbrojtja ajrore ukrainase mëngjesin e 3 tetorit ka rrëzuar rreth 15 dronë rusë mbi Kiev, tha Serhiy Poko, kreu i administratës ushtarake të kryeqytetit ukrainas. Copëzat e dronëve të rrëzuan ranë në një qark të Kievit, por sipas Popko, nuk shkaktuan viktima apo dëme materiale. Sulmet ruse ndaj Kievit zgjatën të paktën pesë orë, sipas autoriteteve ukrainase. Ndaras, Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se kanë neutralizuar dronë rusë edhe në rajonet e Çernihivit, Poltavës, Çerkasit, Sumit dhe Vinitsjas. Ministria ruse e Mbrojtjes, ndërkaq, tha se 113 dronë ukrainas u rrëzuan gjatë natës mbi rajonet e Belgorodit, Voronezhit, Kurskut dhe Brianskut.…
Një i dyshuar për tentim vrasje në Prishtinë është vetëdorëzuar të mërkurënnë Policinë e Kosovës. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti kishte ndodhur më 6 korrik 2021. Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. “Prishtinë / 06.07.2021 – 04:00. Lidhur me rastin është raportuar se me 02.10.2024 është vet-dorëzuar në polici i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Skuadra e Real Madridit pësoi humbje në Ligën e Kampionëve mbrëmë ndaj Lille-t me rezultatin minimal 1:0. Mbrojtësi spanjoll që është edhe kapiten te klubi mbretëror, Dani Carvajal ishte tejet i inatosur me disfatën. Kamerat kanë xhiruar futbollistin në fjalë, i cili shihet tejet nervoz në minutat e ndeshjes, duke kërkuar në çdo formë që skuadra e tij të barazonte rezultatin. Madje në një moment, ai shtyu një futbollist të Lille-t – i cili nuk ia dha topin kur kishte dalë në rivënje anësore. Kujtojmë se në këtë ndeshje paraqitje të mirë pati lojtari kosovar, Edon Zhegrova.
Një person është vetëplagosur në Bjeshkën e Lumëbardhit – Levoshë të Pejës të mërkurën. Sipas njoftimit të Policisë, ai e ka qëlluar veten në dorë dhe pas trajtimin në Spitalin e Pejës, është dërguar në QKUK. “I dyshuari mashkull kosovar pas trajtimit mjekësor në spitalin Rajonal –Pejë është dërguar në QKUK pasi që i njëjti dyshohet se duke shtënë me armë zjarri nga pakujdesia ka qëlluar veten në dorë. Nga i njësiti policor është konfiskuar një pistoletë me 17 copë fishekë për të cilën i dyshuari posedon leje për shenjëtari por jo për bartje. Me urdhër të prokurorit, rasti procedohet…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka deklaruar të mërkurën se ai nuk do të mbështeste asnjë sulm izraelit në objektet dhe qendrat bërthamore të Iranit, në përgjigje të sulmit të Teheranit dhe i bëri thirrje Izraelit të reagojë në mënyrë “proporcionale”. Presidenti Biden ka folur një ditë pasi Irani sulmoi me 180 raketa balistike Izraelin dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është zotuar se Irani do të paguajë për sulmin. “Ne do të diskutojmë me izraelitët se çfarë do të bëjnë, por vendet e G7-ës bien dakord se Izraeli ka të drejtë të përgjigjet, por duhet të…
Gjermania këtë të mërkurë shënon 34-vjetorin e bashkimit. Më 3 tetor 1990, Gjermania zyrtarisht u bashkua, me qëllimin që të dy pjesët e vendit të zhvilloheshin në mënyrë të barabartë. Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, deklaroi për RTK se Dita e Bashkimit të Gjermanisë është shumë e rëndësishme për popullin gjerman. Ai gjithashtu foli për bashkëpunimin mes Gjermanisë dhe Kosovës, duke theksuar se dy vendet kanë marrëdhënie të mira në shumë fusha. Rohde përmendi forumin e fundit ekonomik që po mbahet në Kosovë si një shembull të këtij bashkëpunimi. Ambasadori Rohde konfirmoi se Gjermania do të vazhdojë të…
