Autor: TV News

FIFA nuk do të kënaqet me fjalët e Toni Kroos. Megjithatë, ish-mesfushori gjerman, i cili u pensionua siç kishte premtuar pasi fitoi Champions League me Real Madridin dhe në fund të Kampionatit Evropian 2024 që luajti në shtetin e tij, nuk është një tifoz i madh i Botërorit të ardhshëm për Klube të organizuar nga FIFA, i cili do të zhvillohen nga 15 qershori deri më 13 korrik 2025. “Unë nuk jam darkord,” tha me zemërim Kroos në episodin e fundit të podcast-it të tij “Einfach mal Luppen”. Ai kritikoi gjerësisht organin botëror të futbollit për shfrytëzimin e lojtarëve për…

Read More

Ish-hetuesi policor dhe avokati Visar Rrecaj ka shprehur shqetësimin për efektin e kufizuar që kanë veprimet policore në shtrirjen e sovranitetit të Kosovës në pjesën veriore të vendit. Ai ka theksuar se grupet kriminale, të cilat janë të lidhura me Serbinë, vazhdojnë të jenë aktive, duke krijuar frikë dhe ndasi mes popullatës serbe dhe autoriteteve kosovare. Sipas Rrecajt, përqendrimi i vetëm në forcat policore për të shtrirës sovraniteti në atë pjesë nuk po rezulton efektiv. “Nuk po e ndal punën dhe aktivitetin e saj që popullatën serbe në atë pjesë ti frikësoj dhe sa më shumë ti ndajë nga bashkëpunimi…

Read More

Me ftesë të Presidentit francez, Emmanuel Macron dhe të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Paris, ku do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në samitin e krerëve të shteteve të kësaj organizate. Gjatë qëndrimit në Paris, Osmani do të ketë adresim në një nga seancat e Frankofonisë, gjersa do të takojë edhe homologë të saj. “Presidentja dhe Zotëriu i Parë janë ftuar në darkën zyrtare të shtruar nga Presidenti Macron në Pallatin Élysée, në drekën zyrtare të shtruar nga Sekretarja e Përgjithshme e Frankofonisë, si dhe në një sërë aktivitetesh përcjellëse në kuadër…

Read More

Ballafaqimi i tanishëm mes Rusisë dhe Perëndimit për Ukrainën është i pakrahasueshëm në histori, si dhe një gabim i cili mund të çojë drejt katastrofës, ka thënë një diplomat i lartë rus të enjten. Ai i bëri këto komente kur u pyet rreth krahasimeve mes ballafaqimit të tanishëm dhe Krizës Kubane të Raketave më 1962. Lufta tashmë dyvjeçare e gjysmë në Ukrainë, lufta më e madhe tokësore në Evropë prej Luftës së Dytë Botërore, e ka nxitur një ballafaqim të madh mes Rusisë dhe Perëndimit, dhe zyrtarë rusë thonë se ballafaqimi tani po futet në etapën më të rrezikshme deri…

Read More

Në seancën e së enjtes, në Gjykatën Themelore në Prishtinë është deklaruar i pafajshëm sërish i akuzuari për krime lufte, Sladan Trajkoviq. Duke qenë se kishte ndryshime në trupin gjykues, i akuzuari Trajkoviq është pyetur sërish në lidhje me fajësinë e tij për të cilën është deklaruar i pafajshëm, ndërsa aktakuza duke qenë se është lexuar edhe më parë është konsideruar e lexuar, raporton “Betimi për Drejtësi”. Mbrojtësi e të akuzuarit Trajkoviq, avokati Dejan Vasiç, në fjalën e tij hyrëse ka kërkuar nga trupi gjykues që të ndërrohet masa e paraburgimit dhe e njëjta të zëvendësohet me një masë më të…

Read More

T: Policia i kishte duart e lira për krim! Moto: Mt: Pse u qmend dhe vdiq një grua në Skenderaj? Pa marrë parasysh motivet me të cilat është arsyetuar aksioni për mbledhjen e armëve, zullumi që është bërë mbi popullsinë, metodat e masat që janë zbatuar paraqesin sheljen më drastike të të drejtave elementare kushtetuese të qyetarëve si edhe shkeljen më të rëndë të personalitetit, dinjitetit, ndjenjës njerëzore  e të humanitetit. Pjsëtarë e Shërbimit të sigurimit shtetëror e të Shërbimit të milicisë i kanë pasë duart e lira për sa i përket zgjedhjes së metodës e të…

Read More

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, është shprehur i zhgënjyer dhe i dëshpëruar për ritmin e ngadaltë të punimeve në autostradën Prishtinë – Gjilan. Ai ka theksuar se ky projekt, i filluar gjatë qeverisjes së tij në vitin 2018, ishte në rrugë të mbarë në 19 muajt e parë, duke arritur përfundimin e 47% të punimeve. Sipas tij, me planifikimet e asaj kohe, autostrada do të përfundonte në vitin 2021. “Në autostradën që e filluam gjatë qeverisjes sime më 2018, me gjatësi prej 22.3 km dhe e ndarë në 8 llote, në vetëm 19 muajt e…

Read More

Një sistem i mbrojtjes ajrore, Patriot, i dhuruar nga anëtarja e NATO-s, Rumania u dërgua në Ukrainë më 3 tetor, teksa sekretari i ri i Përgjithshëm i aleancës ushtarake perëndimore, Mark Rutte, zhvilloi një vizitë të paparalajmëruar në Kiev. Këtë vizitë në kryeqendrën ukrainase, Rutte e zhvilloi dy ditë pasi mori udhëheqjen e NATO-s. Rusia sulmoi me dronë dhe raketa Kievin dhe rajonet e tjera ukrainase mëngjesin e 3 tetorit, dhe teksa Rutte u takua me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, më vonë gjatë ditës, në Kiev u lëshuan dy herë sirenat paralajmëruese për sulme ajrore. “E falënderoj çdo shtet që…

Read More

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta shprehu edhe një herë admirimin e tij për punën e trajnerit, Hansi Flick. “Ne filluam shumë mirë. Trajneri ynë po bën shumë mirë. Ai nuk kërkon justifikime. Lëndimet janë një shqetësim, por ai po përballet me të gjitha problemet. Tani disa lojtarë shumë të rëndësishëm janë duke u rikuperuar dhe ne jemi duke pritur për De Jong i cili tashmë ka luajtur disa minuta, edhe Fermin, Dani Olmo, Gavi ka shumë lojëra dhe kalendari na detyron të kemi thellësi në skuadër”, ka komentuar Laporta, transmeton GazetaBlic Sport. Duke vazhduar të lavdërojë Flick, Laporta përsëriti rolin…

Read More

Nëse keni flokë dëmtuar nga tharsja, pjastra, stresi, faktorët stinorë apo kimikatet e ndryshme e vetmja gjë që mund të bëni është kujdesi maksimal. Për këtë ju duhet si gjithnjë të ktheni sytë nga produktet natyrale që shpesh gjenden jo më larg se kuzhina juaj. Ekspertët rekomandojnë vajrat vegjetalë për hidratim dhe shëndet të plotë. Tashmë kjo nuk është më një sekret prej vitesh, por AgroWeb.org ju tregon se cilët janë më të mirët për rigjenerimin e thellë të flokëve dhe skalpit tuaj. Vaji i susamit Megjithëse mund të mos e keni dëgjusr shpesh, vaji i susamit është një mrekulli…

Read More