Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Të paktën 100 vdekje të raportuara nga shpërthimi i Ebolës në RD të Kongos

18 Maj, 2026

Ibrahimi: Në protestë u panë bashkë të diskriminuarit dhe diskriminuesit

18 Maj, 2026

Këshilli për Organizimin e Kongresit të 9 të PDSH-së mbajti mbledhje

18 Maj, 2026

BDI mohon se ka gisht në organizimin e protestave! Ajdari: Ali Ahmeti e ka thënë nëse dalë në rrugë nuk kthehem më

18 Maj, 2026

Nga mesnata rriten çmimet e derivateve

18 Maj, 2026

Do t’i bashkoheshin protestës në RMV, policia kufitare në Bllatë ndalon autobusin me studentë shqiptarë

18 Maj, 2026

Ademi: Lëshoni menjëherë vëllezërit tanë shqiptarë të ndaluar në pikën kufitare!

18 Maj, 2026

Zgjidhje për provimin e jurisprudencës në shqip, Mickoski takim në Qeveri me Kasamin dhe Mexhitin

18 Maj, 2026

Sot protestë e re e studentëve në Shkup, për provim të jurisprudencës në shqip

18 Maj, 2026

Osmani: Derisa ata thonin ‘rrini rahat’, studentët morën situatën në dorë

18 Maj, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 19 Maj
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Dokumente: Raport mbi punën e Komisionit të Këshillit Ekzekutiv të Kosovës në vërtetimin e deformimeve dhe keqperdorimeve në Shërbimin e Sigurimit Shtetëror në Kosovë, 1 nëntor 1966 (6)

TV NewsBy TV News3 Tetor, 2024 Kulturë Pa Komente7 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email




T: Policia i kishte duart e lira për krim!

Moto:

Mt: Pse u qmend dhe vdiq një grua në Skenderaj?

Pa marrë parasysh motivet me të cilat është arsyetuar aksioni për mbledhjen e armëve, zullumi që është bërë mbi popullsinë, metodat e masat që janë zbatuar paraqesin sheljen më drastike të të drejtave elementare kushtetuese të qyetarëve si edhe shkeljen më të rëndë të personalitetit, dinjitetit, ndjenjës njerëzore  e të humanitetit.

Pjsëtarë e Shërbimit të sigurimit shtetëror e të Shërbimit të milicisë i kanë pasë duart e lira për sa i përket zgjedhjes së metodës e të mjeteve në qerimin e hesapeve me qytetarët e pafajshëm. Duke filluar prej shamjeve, shpullave, dajakut, futjes në ujë në ditë të dimrit, mbajtjes në lokalet e ftohta deri te lëndimi fizik, e bile edhe te vdekja ka qenë metoda dhe masa që janë zbatuar gjatë aksionit, e që në të vërtetë na bën të konkludojmë se qëllimi i tij ka qenë hakmarrja – represaljet dhe futja e frikës te qytetarët. Veçanërisht janë karakteristikë disa fshatra për sa i përket masovizmit të zbatimit të masave drastike, sikruse që janë Smira, Loxha, Vrella, rakoshi, Suhareka, Serbica ( Skenderaj – Shënimi i redaksisë), Krusha, Kllokoti, Shala  etj. ku pothuajse nuk ka pasë shtëpi e që të mos jetë rrahur ndonjë prej meskujve të rritur. Në këto vende ka pasë më së shumti lëndime fizike si edhe vdekje të qytetarëve, e kurse edhe anëtarët e familjes kanë pësuar lëndime të ngjashme. P.sh., në terrenin e Sërbicës ( Skenderajt) një fshatar nuk e ka qitur pushkën

 Edhe psee kanë rrahur, atëherë ia kanë thirrur gruan dhe në praninë e saj e kanë rrahur dhe kanë qitë me pushkë mbi kokë të tij përpjetë. E shqetesueme e një pamje (gjendje, situatë ) kësisoji, gruaja është qmendur dhe pas tri javësh ka vdekë.

    Aksioni ka qenë i ëpërcjellur edhe me veprimet tjera të ndyta, sikurse që është ryshfeti de dobitë të tjera materiale me anë të rishitjes së armëve të marrura qytetarëve tjerë e mandej prej të cilëve është kërkuar që ti kthejnë prapë e ti dorëzojnë, kështu që ka pasur raste që një pushkë të shitet disa herë.

  Është interesant me theksuar se Vojin Llukiqi, sekretar i atëhershëm i SPM të republikës të Serbisë ka qenë i njoftuar nga organet e ASPM të Maqednisë e të Kosovës se ka dukuri të blerjes së armëve nga ana e qytetarëve nga Kosmeti (Kosova – Shënimi i redaksisë) në rrethet fqinjë. Këto armë në të vërtetë i kanë ble qytetarët që nuk i kanë pasë, e kurse në ta është bërë presion se duhet me i krjuar e me i dorezuar. Në vend që të urdhërojnë me e  nderpre aksionin dhe të shqyrtohen ankesat e qytetarëve, ai me telegramin e 22 .II. 1956 urdhëron që aksioni të zgjerohet edhe ë territoret fqinje të ish rretheve të  Vranjës, Leskovcit, Prokuples, Krushevcit e të  Pazarit të Ri.

Mt: Shqiptarë detyroheshin me kalua kufirin për në Shqipëri

Ky aksion në të vërtetë ka qenë i drejtuar kundër qytetarëve të kombësisë shqiptare, megjithëse me te nuk janë lënë pas dore as serbët e as malazezët. Me një qëllim të atillë dhe për shkak të masave e metodave drastike, aksioni ka pasë një pasqyrim të madh në nxitjen e shovenizmit në mes të popujve në Kosovë e Metohi, në futjen e frikës e të mosbesimit në mes tyre si ede një varg pasojash tjera të rënda politike. Aksioni ka kontribuar që një numër  qytetarësh të ikin, gjatë kësaj kohe përtej kufirit në Shqipëri, si edhe një numër të shpërngulen për Turqi për shkak të shqetesimit. Gjithashtu aksioni ka futë një farë doze të shqetesimit e të pasigurisë te pjesa e qytetarëve të të gjitha kombësive për sa i përket ekzistimit në këtë territor.

  Duhet me i theksua edhe disa momente karakteristike të cilat deri diku i kanë kontribuar sqarimit të qëllimit dhe esencës së vetë aksionit.

  Nga ana e organeve të sigurimit shtetëror është bë ndikim në mjekët dhe entetet shendetesore që mos të japin çertifikiata  në lidhje me lëndimet e qytetarëve me rastin e rrahjeve etj.

 Është bë ndikim te disa organe e ente që mos ti marrin ankesat e qytetarëve në lidhje me veprimet jo t ligjshme të disa nëpunësve të sigurimit shtetëror ndaj tyre, dhe janë bë kërcnime nda atyre që kanë tentue me u ankua.

  Një numër i nëpunësve të SPM të cilët i kanë kundershtuar masat dhe metodat që janë zbatuar gjatë aksionit për mbledhjen e armëve janë marrë në përgjegjësi disiplinore, janë transferuar , pensionuar, bile edhe janë lëshuar nga puna.

  Mbas mbarimit të aksionit janë lavdëruar me shkrim të gjitha stacionet e policisë në territorin e rrethit të atëhershem të pejës si dhe një numër i madh i stacioneve nga rreteht tjera, ndërsa nga ana e Sekretariatit republikan të punëve të brendshme është dhurue me të holla një numër i madh  policësh.

 Në disa vende ku janë angazhuar forcat subjektive, ka pasë shumë më pak keqperdorime nga ana e pjesëtarëve të sigurimit shtetëror dhe janë mbërri suksese më të mëdha në mbledhjen e armëve. Mirëpo, në vendet ku forcat subjektive janë lënë pas dore dhe ku është punue në mënyrë të pakontrolluar  dhe ku janë zbatuar torturat, rezultatet kanë qenë më të dobëta.

  Është e nevojshme me theksue se aksioni i këtillë në përpjestime të këtilla si ede me metoda të këtilla nuk është zbatuar askund në Kosovë dhe Metohi.

Mt: Lëndimet e rënda fizike të qytetarëve dhe vdekjet

  Në mes të paraqitjeve që i ka marrë Komisioni, një numër sosh është i natyrës së atillë në të cilat qytetarët i paraqesin keqperdorimet e individëve e të Shërbimit të sigurimit shtetëror për shkak të të cilëve kanë humbë jetën tlë afërmit ose farefisi i këtyre qytetarëve – qofshin këta të vramë, ose të kenë dekë më vonë nga dajaku, qoftë  për shkak të malltretimeve nga ana e organeve të ndryshme të sigurimit, për shkak se nuk kanë mundur me i duruar të gjitha këto e kanë bërë vetëvrasje, ose nëqoftë se kanë  mbetur të qalë në pikëpamje fizike ose shendetesore.

  Prej këtyre ankesave deri më tash janë nxjerë shënime themelore, se kush paraqitet, për çka po paraqitet, kush është personi që e paraqet rastin dhe se në çfarë rrethanash ka ngja vdekja gjegjësisht vetvrasja ose lëndimi i rëndë. Çdo rast i paraqitur është shqyrtuar edhe nga pikëçamja se a thua materiali i marrur është i mjaftueshëm për të dhënë vlerësimin e së vërtetës së të paraqiturit e të dëshmisë mbi keperdorimin, kështu që Komisioni deri diku të mund të fitojë   një bindje për ate se çka do të duhej me vertetuar më tej, me çfarlë rruge dhe nëpërmjet kujt do të duhej me bë vertetimin dhe se a është e udhës me marrë masa përkatëse kundër personave përgjegjës nga sigurimi shtetëror, veçanëriasht për ate se a është me vend që të ngrihet procedura penale.

  Ankesat e shqyrtueme për vrasjet, vetvrasjet dhe lëndimet e rënda të shumtën kanë të bëjnë me territoin e Pejës e të Gjakovës, pastaj me territorin e Serbicës e të Prizrenit dhe më në fund me territorin e Vitisë, Suharekës Ferizajit, Gjilanit, Podujevës, Rahovecit e Mitrovicës.

E përgatiti: Prof .dr . Agim ZOGAJ

Lexuar: 251

Lajme te ngjashme

10 vite promovim të librit dhe dijes – Klubi i Librit “Naim Frashëri” mbyll aktivitetet me gjeneratën 2022-2026

Doli nga shtypi libri universitar “Arkitektura e bindjes: Komunikimi politik nga Agora te demokracia digjitale”

Aktori Vedat Bajrami kryen Umren në muajin e Ramazanit

Adil Fetahu: PUSHTIMI I TIVARIT DHE ULQINIT, NGA MALI ZI

Gjenocidi në Bihor, Lidhja e Dytë e Prizrenit dhe Konferenca e Bujanit: një lexim ndryshe i viteve 1943–1944

Prof.dr. Sabile Keçmezi-Basha & Prof.dr. Tefik Basha: KOSOVA 1950–1969 NË DRITËN E DOKUMENTEVE ARKIVORE

Lajmet e fundit

Të paktën 100 vdekje të raportuara nga shpërthimi i Ebolës në RD të Kongos

18 Maj, 2026

Ibrahimi: Në protestë u panë bashkë të diskriminuarit dhe diskriminuesit

18 Maj, 2026

Këshilli për Organizimin e Kongresit të 9 të PDSH-së mbajti mbledhje

18 Maj, 2026

BDI mohon se ka gisht në organizimin e protestave! Ajdari: Ali Ahmeti e ka thënë nëse dalë në rrugë nuk kthehem më

18 Maj, 2026

Nga mesnata rriten çmimet e derivateve

18 Maj, 2026

Do t’i bashkoheshin protestës në RMV, policia kufitare në Bllatë ndalon autobusin me studentë shqiptarë

18 Maj, 2026

Ademi: Lëshoni menjëherë vëllezërit tanë shqiptarë të ndaluar në pikën kufitare!

18 Maj, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.