Autor: TV News

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka deklaruar të mërkurën se ai nuk do të mbështeste asnjë sulm izraelit në objektet dhe qendrat bërthamore të Iranit, në përgjigje të sulmit të Teheranit dhe i bëri thirrje Izraelit të reagojë në mënyrë “proporcionale”. Presidenti Biden ka folur një ditë pasi Irani sulmoi me 180 raketa balistike Izraelin dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është zotuar se Irani do të paguajë për sulmin. “Ne do të diskutojmë me izraelitët se çfarë do të bëjnë, por vendet e G7-ës bien dakord se Izraeli ka të drejtë të përgjigjet, por duhet të…

Read More

Nëse për afërsinë me Rusinë dhe politikën agresive ndaj shteteve fqinje, Serbia ka gjetur mirëkuptim nga fuqitë perëndimore, të paktën për të zhdukurit gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, figurativisht shteti serb e ka marrë një shuplakë të fortë, gjatë takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme në kuadër të Procesit të Berlinit. “Dikush prej ministrave të BE-së i është drejtuar Serbisë dhe në një formë të ashpër iu ka thënë se kjo punë është e lehtë me u zgjidh, vetëm ju duhet me i hapë arkivat që po i kërkon jo vetëm Kosova, sepse nuk është folur vetëm për Kosovën, por…

Read More

Shpërthimi ishte aq i madh sa që preku edhe pjesën e tavanit të këtij objekti. Ky objekt është në komunën e Zubin Potokut dhe para mesnatës, të mërkurën aty u dëgjua një shpërthim i fuqishëm. Prandaj edhe hetuesit policor sot kanë dal në terren për të parë gjithçka që kishte ndodhur mbrëmë.  Ish-hetuesi policor: Shtrirja e sovranitetit në veri me forca policore s’po jep rezultat Motivet nuk dihen ende e as të dyshuarit. Por, policia po thotë se besohet që mjeti që u përdor për shpërthim ishte eksplozivi. “Fillimisht është dëgju një detonim, kemi pranu informacione edhe e kemi dëgju…

Read More

T: UDB-a jepte vlerësime politike për situatën në Kosovë Moto: Mt:58,33% serbë dhe vetëm 13,33% shqiptarë -Të inkuadruar: Në Shërbimin e sigurimit shtetëror: shqiptarë 13,33% serbë, 58, 33%, malazezë 28,34%; Në Shërbimin për evitimin e kriminalitetit: shqiptarë 23,44%, serbë 50,34%, malazezë 26,22%; Në polici: Shqiptarë 31,29, serbë 6o,8%, malazezë 7,86% dhe të tjerë 0,5%. -Struktura kualifikuese: Në Shërbimin e sigurimit shtetëror: Me fakultet 4%, me shkkollë të lartë 26,6%, me shkollë të mesme 29% dhe me shkolë të ulët profesionale 40%. Në shërbmet për evitimin e kriminalitetit:  Me fakultet 1,6%, me shkolë të lartë 16,5% me shkollë…

Read More

Mbrojtja ajrore ukrainase mëngjesin e 3 tetorit ka rrëzuar rreth 15 dronë rusë mbi Kiev, tha Serhiy Poko, kreu i administratës ushtarake të kryeqytetit ukrainas. Copëzat e dronëve të rrëzuan ranë në një qark të Kievit, por sipas Popko, nuk shkaktuan viktima apo dëme materiale. Sulmet ruse ndaj Kievit zgjatën të paktën pesë orë, sipas autoriteteve ukrainase. Ndaras, Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se kanë neutralizuar dronë rusë edhe në rajonet e Çernihivit, Poltavës, Çerkasit, Sumit dhe Vinitsjas. Ministria ruse e Mbrojtjes, ndërkaq, tha se 113 dronë ukrainas u rrëzuan gjatë natës mbi rajonet e Belgorodit, Voronezhit, Kurskut dhe Brianskut.…

Read More

Man United ka barazuar 3-3 kundër FC Porto në UEFA Europa League. Kjo është në fakt ndeshja e 24-të në të cilën Djajtë e Kuq kanë pësuar 3 ose më shumë gola në udhëheqjen e Erik ten Hag. Asnjë ekip tjetër i Premierligës nuk ka pësuar kaq shumë gola (nga 3 për ndeshje) që kur holandezi mori drejtimin e Old Trafford në 2022. Man United tani ka pranuar tre gola në ndeshjet e njëpasnjëshme – teksa presioni vazhdon të rritet mbi trajnerin. /GazetaBlic Sport

Read More

Policia e Kosovës ka njoftuar se është pajisur me automjete të reja të blinduara. Pamjet e këtyre automjeteve janë publikuar në rrjetet sociale. Sipas njoftimit zyrtar, ky zhvillim është pjesë e një plani afatgjatë për të ngritur kapacitetet njerëzore dhe teknologjike të policisë. Pamjet mund ti gjeni këtu. Postimi i plotë: Policia e Kosovës po fuqizohet edhe me pajisje policore shtesë Prishtinë, më 3 tetor 2024 Policia e Kosovës (PK), në kuadër të planifikimeve afatgjate dhe objektivave të parapara strategjike, për ngritje të kapaciteteve të vazhdueshme të burimeve njerëzore dhe atyre logjistike e teknologjike, parasheh që përmes realizimit të trajnimeve…

Read More

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se po punojnë shumë që samiti i radhës i Procesit të Berlinit më 14 tetor të jetë një sukses për Kosovën dhe të gjithë rajonin. Ai theksoi nevojën e funksionalizimit të plotë të CEFTA-s dhe mundësimin e tregtisë së lirë mes gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Rohde, në pritje me rastin e shënimit të festës nacionale “Dita e Unitetit Gjerman”, nënvizoi marrëdhëniet e shkëlqyera të Gjermanisë me Kosovën, megjithëse tha se ndonjë herë miqësia është ballafaquar edhe me sfida. “Miqësia jonë me Kosovën si të gjitha marrëdhëniet janë përballur ose janë…

Read More

Ushtria izraelite (IDF) ka njoftuar se ka vrarë një udhëheqës të lartë të Hamasit – gjatë një sulmi ajror të kryer në Rripin e Gazës rreth tre muaj më parë. Sipas IDF-së sulmi u krye ndaj një ndërtese nëntokësore në veri të Gazës, duke vrarë Rawhi Mushtaha dhe dy komandantë të tjerë të Hamasit, Sameh Siraj dhe Sameh Oudeh. Approximately 3 months ago, in a joint IDF and ISA strike in Gaza, the following terrorists were eliminated: 🔴Rawhi Mushtaha, the Head of the Hamas government in Gaza🔴Sameh al-Siraj, who held the security portfolio on Hamas’ political bureau and Hamas’ Labor…

Read More

Në listë të zezë nga SHBA-të por ata biznesin nuk e ndalën në Zveçan. Kompania “RAD” me seli në Zvecan, në pronësi të Radulle Steviq, i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara si person i afërt me Zvonko Veselinoviqin dhe Millan Radojiciqin, të sanksionuar gjithashtu nga SHBA-të, përmes fondeve të Serbisë kanë filluar disa punime në një kompleks banesorë në komunën e Zvecanit. Pas hulumtimit të televizionit për rastin, komuna është vënë në aksion. Në vitin 2021 thesari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e vuri në listën e kompanive të sanksionuara. Dyshimet ishin, shpërlaje parash, financim i grupeve kriminale dhe…

Read More