Autor: TV News
Bashkimi Evropian ka thënë se mirëpret vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e kufizimeve, duke lejuar futjen e mallrave nga Serbia nëpërmjet pikës kufitare të Merdarit. Në një komunikatë zyrtare të publikuar në Facebook, BE-ja ka thënë se tregtia e lirë e mallrave në tërë Ballkanin Perëndimor, në përputhje me rregullat e CEFTA-s “është çelësi për funksionimin e Tregut të Përbashkët Rajonal”. “Mirëpresim heqjen e kufizimeve për hyrjen e produkteve të gatshme serbe në Kosovë përmes Merdares. Tregtia e lirë e mallrave në të gjithë Ballkanin Perëndimor, në përputhje me rregullat e CEFTA-s, është çelësi për funksionimin e Tregut…
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se ushtria e saj e ka zmbrapsur një sulm ukrainas me dronë mëngjesin e së martës në rajonin e saj kufitar Belgorod. Ajo tha se kundërajrorët e saj i rrëzuan 16 mjete ajrore pa pilot (dronë). Katërmbëdhjetë dronë u rrëzuan mbi rajonin e Belgorodit, i cili ndodhet në kufi me Ukrainën, ndërsa dy të tjerët u shkatërruan pranë bregdetit rus në Detin e Zi, tha Ministria ruse në Telegram. Një ditë më herët, dronët ukrainas e goditën një depo nafte në Feodosia, e cila është më e madhja në Gadishullin e okupuar të Krimesë,…
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj është shprehur me kritika ndaj kryeministrit, Albin Kurti ndaj vendimit për ndryshimin e masës për mallrat serbe. Haradinaj tha se Kurti e bëri koncesionin e radhës me lejimin e mallrave të Serbisë. Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social”Facebook” ka shkruar se kryeministri, Kurti po bën koncesione pasi “paraprakisht i bën dëme të rënda Kosovës”. Haradinaj ka shtuar se nëpërmjet vendimit për hapjes e pikës kufitare të Merdarit për mallrat e Serbisë “tentoi ta mbulojë me 20 euro për pensionistët”. “Dje, në mënyrë klandestine Kryeministri Kurti hoqi masat ndaj mallrave…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka kujtuar heroin Abedin Rexha i njohur si “Sandokani” në 26-vjetorin e vrasjes së tij. Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Kurti ka thënë se Sandokani ishte njëri nga luftëtarët më të shquar të UÇK-së. “Rezistenca e tij e armatosur përballë forcave policore serbe, ishte bërë shkaktare e një serie ngjarjesh që çuan deri te dalja e parë publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sot bëhen 26 vite nga vrasja e Abedin Rexhës – Sandokanit, njërit nga luftëtarët më të shquar të UÇK-së. Ai u vra në pyjet e Kllodernicës së…
Ushtria izraelite ka thënë se ka vrarë një komandant të Hezbollahut në një sulm ajror gjatë natës në zonën e Bejrutit. Siç raporton BBC, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thonë se komandanti i vrarë është Suhail Hussesin Husseini, i cili ka luajtur një rol vendimtar në transportin e armëve mes Iranit dhe Hezbollahut. Ka pasur më shumë shpërthime mbrëmjen e së hënës në kryeqytetin e Libanit, ndërsa, mediat libaneze që raportojnë për të paktën 10 sulme ajrore në Dahieh – periferia jugore e Bejrutit që konsiderohet një bastion i Hezbollahut. Në Izraelin verior, sirenat paralajmëruese të raketave vazhduan gjatë natës…
Policia e Kosovës është duke zhvilluar aksion në objektin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Portali Dukagjini ka kërkuar përgjigje nga autoritetet zyrtare, por deri tani nuk ka asnjë përgjigje. Artikulli do të përditësohet sapo të ketë njoftime zyrtare. “Lajmi në përditësim”
Ish-fituesi i Premier League, Dimitar Berbatov, ka ndarë mendimet e tij për sulmuesin e Arsenalit, Kai Havertz. Ish-sulmuesi i Man United e krahasoi Havertz me veten për shkak të stilit të tij të ngjashëm të lojës. “Më pëlqen Kai Havertz si lojtar. Ai e ka atë dhunti, ndonjëherë futet në lojëra dhe kjo është arsyeja pse më kujton pak veten. “Edhe pse nuk më pëlqen të krahasoj lojtarë nga gjenerata të ndryshme, por më pëlqen ta shikoj atë, të jem i sinqertë.” /GazetaBlic Sport/
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka paralajmëruar përsëri se mund t’i përdorë armët bërthamore në konflikte të mundshme me Korenë e Jugut dhe me Shtetet e Bashkuara, raportuan mediat shtetërore të martën. Ai i akuzoi këto dy vende se po e provokojnë Korenë e Veriut dhe se po i rrisin armiqësitë në Gadishullin Korean. Kimi ka bërë disa herë kërcënime të ngjashme për përdorimin e armëve bërthamore për parandalimin e sulmeve kundër vendit të tij, por paralajmërimi më i ri vjen në një kohë kur ekspertët e jashtëm thonë se Koreja e Veriut mund t’i rrisë armiqësitë…
Këmbësori i cili u godit nga një veturë në Lipjan, më 30 shtator, ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) të hënën. Sipas njoftimit të Polciisë, aksidenti kishte ndodhur në rrugën “Ali Kelmendi”. “Sot më 07.10.2024 rreth orës 19:30 në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar, i cili ishte në trajtim mjekësor si pasojë e goditjes nga një veturë më 30.09.2024”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës thuhet se është dërguar në obduksion.
Sot do të mbahet seanca gjyqësore ndaj Nagip Krasniqit, i akuzuar për keqpërdorim detyre në dëm të KEK-ut në vlerë rreth 3 milionë e 230 mijë euro. Seanca nis në orën 09:30 në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë më 19 gusht të këtij viti ndaj ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar. Ai akuzohet se kishte filluar ta keqpërdorë detyrën zyrtare që nga 15.10.2021 deri më 19.04.2023. Në padi thuhet se Krasniqi i kishte mundësuar tregtimin e energjisë një kompanie sllovene në Kosovë, e cila…
