Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ali Ahmeti: Të rinjtë që përfunduan Akademinë Politike të BDI-së janë garanci për të ardhmen

28 Qershor, 2026

Rikonstruimi i qeverisë! VLEN merr Drejtësinë, Kulturën dhe Marrëdhëniet Ndërmjet Bashkësive, lëshon Shëndetësinë dhe Politikën Sociale

28 Qershor, 2026

Mexhiti: Për 24 muaj ndryshimi nuk është më slogan, është realitet

28 Qershor, 2026

Lidhja Shqiptare: Për dy vite VMRO realizoi gjitha premtimet, “Maqedonia sërish e jona”, VLEN-i ka vetëm rolin e vazalit

28 Qershor, 2026

Tragjedia në Venezuelë, gjenden të vdekur gruaja dhe dy fëmijët e futbollistit Lucas Trejo

28 Qershor, 2026

Osmani kritikon VLEN-in: Shqiptarët kanë humbur peshën e tyre politike

28 Qershor, 2026

1.600 euro vetëm për lulet, Xhezair Shaqiri me akuza të forta ndaj Ali Ahmetit

28 Qershor, 2026

Trishtim i madh!: I mbushën rrugët me kamera “sigurie”, kurse kamionët e veturat lëvizin në drejtim të kundërt në autostradë

28 Qershor, 2026

ALARM / Kujdes nëpër Serbi: Pensionistët shqiptarë nga Zvicra cak i kontrolleve të rrepta dhe konfiskimeve!

28 Qershor, 2026

BDI i kujton VLEN-it premtimet kryesore: Dy vjet mashtrim, dy vjet dështim, dy vjet zhgënjim

28 Qershor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 29 Qershor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi

TV NewsBy TV News28 Mars, 2026 Rajoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, theksoi rolin e pazëvendësueshëm të mjekut dhe rëndësinë e etikës në praktikën mjekësore, gjatë fjalës së tij në Konferencën XXII Kombëtare të Gastro-Entero-Hepatologjisë.

Në fjalimin përshëndetës, Begaj e cilësoi konferencën si një hapësirë ku bashkohen ekspertiza, përvoja dhe pasioni i mjekësisë shqiptare, duke e konsideruar atë si një investim të drejtpërdrejtë në shëndetin dhe cilësinë e jetës së qytetarëve.

Kreu i shtetit vlerësoi kontributin e figurave kyçe në themelimin dhe zhvillimin e kësaj fushe, ndërsa ndau edhe dimensionin personal të rikthimit simbolik në profesionin e mjekut, duke theksuar se mjekësia nuk është thjesht një zanat, por një mënyrë të menduari dhe përgjegjësi që e shoqëron individin gjatë gjithë jetës.

Duke u ndalur te sfidat aktuale, Presidenti Begaj nënvizoi se sistemi shëndetësor mbështetet mbi profesionalizmin dhe integritetin e mjekëve, duke kujtuar rolin e tyre gjatë pandemisë COVID-19 si pikë referimi dhe burim besimi për shoqërinë.

Ai adresoi gjithashtu debatin mbi ndikimin e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale në mjekësi, duke theksuar se, pavarësisht zhvillimeve, vendimmarrja mbetet përgjegjësi e mjekut. Sipas tij, teknologjia mund të ndihmojë dhe të analizojë të dhëna, por nuk mund të zëvendësojë dimensionin njerëzor të marrëdhënies me pacientin.

Presidenti theksoi se etika dhe profesionalizmi mbeten busulla kryesore e mjekësisë, sidomos në fusha ku pacientët janë në gjendje të brishtë dhe procedurat janë invazive, duke nënvizuar se besimi ndërtohet përmes integritetit dhe jo përmes teknologjisë.

Në përfundim, Begaj shprehu mirënjohje për organizatorët e konferencës dhe uroi që kjo platformë të shërbejë për forcimin e marrëdhënies pacient-mjek, duke theksuar nevojën që shkenca dhe humanizmi të ecin paralelisht në sistemin shëndetësor.

Lexuar: 172

Lajme te ngjashme

Tragjedia në Venezuelë, gjenden të vdekur gruaja dhe dy fëmijët e futbollistit Lucas Trejo

Taulant Balla: Jam me Tetovën dhe shqiptarët e Maqedonisë

Igballe Huduti në protestat në Shqipëri, Edi Rama ia publikon fotografinë me Ahmadinexhadin e Iranit

Vajza e Tahir Sinanit i reagon Taulant Ballës: Sot ma vrave babën për së dyti

Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss

Kush është Dritan Goxhaj, ish-ushtari i UÇK-së që Rama dhe Balla e quajnë “zëdhënës të Iranit”

Lajmet e fundit

Ali Ahmeti: Të rinjtë që përfunduan Akademinë Politike të BDI-së janë garanci për të ardhmen

28 Qershor, 2026

Rikonstruimi i qeverisë! VLEN merr Drejtësinë, Kulturën dhe Marrëdhëniet Ndërmjet Bashkësive, lëshon Shëndetësinë dhe Politikën Sociale

28 Qershor, 2026

Mexhiti: Për 24 muaj ndryshimi nuk është më slogan, është realitet

28 Qershor, 2026

Lidhja Shqiptare: Për dy vite VMRO realizoi gjitha premtimet, “Maqedonia sërish e jona”, VLEN-i ka vetëm rolin e vazalit

28 Qershor, 2026

Tragjedia në Venezuelë, gjenden të vdekur gruaja dhe dy fëmijët e futbollistit Lucas Trejo

28 Qershor, 2026

Osmani kritikon VLEN-in: Shqiptarët kanë humbur peshën e tyre politike

28 Qershor, 2026

1.600 euro vetëm për lulet, Xhezair Shaqiri me akuza të forta ndaj Ali Ahmetit

28 Qershor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.