Autor: TV News

Bordi i Transparencës do të mblidhet sot dhe do të dalë me një vendim për çmimin e naftës. Këtë gjë e bëri të ditur ministri Ervin Demo. Aktualisht nafta tregtohet me 214 lekë për litër dhe pritet të shihet në vijim se çfarë çmimi do të vendosë bordi. “Sa i përket Bordit, Bordi sot do të mblidhet. Po merret informacioni për ndryshimin e çmimeve. Bordi do të dalë me një vendimmarrje sot. Kuptohet që rritja e çmimit të naftës dhe inflacioni që sjell në produkte, kërkon një kohë të caktuar. E para, të garantojmë transparencën, jo vetëm me produktet bazë,…

Read More

Qeveria do të marrë masa të forta në rast se do të abuzohet me çmimet e produkteve bazë. Pas mbledhjes së qeverisë, ministri për Pushtetin Vendor Ervin Demo sqaroi se inflacioni që vjen për shkak të rritjes së çmimit të naftës, po ndikon dhe tek produktet e tjera. Por sipas tij, do të garantohet një mekanizëm që të lehtësohet barra ndaj qytetarëve. “Nuk mund të flas në detaje, rritja e çmimit të naftës dhe aq më tepër inflacioni që ajo sjell tek produktet në një bazë të gjerë kërkon një kohë të caktuar. Të garantojmë transparencën duke filluar me produktet…

Read More

Nisma e kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, për rishikimin e praktikës gjyqësore mbi masat e paraburgimit, ka nxitur debat mes juristëve dhe reagime të ndryshme në opinionin publik. Gjatë një leksioni me studentet e drejtësisë në Shkodër, Sadushi sqaroi se synohet përditësimi i vendimeve unifikuese të vitit 2011, në përputhje me ndryshimet ligjore dhe standardet ndërkombëtare. Ai hodhi poshtë pretendimet se favorizohen zyrtarët e lartë tashmë të arrestuar dhe shtoi nuk dëmtohet lufta kundër korrupsionit apo krimit të organizuar. Sadushi solli në vëmendje edhe problematikën e mbipopullimit të burgjeve në Shqipëri, ku rreth 58% e të burgosurve janë…

Read More

Komisionerja për Zgjerimin Marat Kos ka shpjeguar qëndrim e saj për deklaratat lidhur me korrupsionin në Shqipëri. Gjatë samitit Competitive Europe, Kos u shpreh se shoqëria shqiptare ka një problem me pranimin e korrupsionim, ndërsa puna e SPAK vlerësohet si mjaft e mirë. Ky reagim i saj nxiti polemika në vendin tonë, kryesisht nga opozita.Në reagimin e saj në rrjetet sociale komisionerja sqaroi se procesi i anëtarësimit mbetet i bazuar në meritë. “Le të jemi shumë të qartë për atë që po ndodh. Në të gjitha vendet kandidate, ndërtimi i institucioneve të forta demokratike është njëra anë dhe ana tjetër…

Read More

Ministri i Drejtësisë Toni Gogu zhvilloi sot në Bruksel një takim me Ministren belge të Drejtësisë, Annelies Verlinden, ku u diskutua ecuria e Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian, rezultatet e reformës në drejtësi dhe bashkëpunimi dypalësh në fushën e luftës kundër krimit të organizuar. Gjatë bisedës, ministri Gogu theksoi se Shqipëria pret një vlerësim të ndershëm dhe të argumentuar nga institucionet europiane, të mbështetur në fakte dhe rezultate konkrete, jo mbi interpretime politike. Ai nënvizoi se reforma në drejtësi ka prodhuar arritje dhe rezultate të prekshme, të cilat, sipas tij, nuk janë parë në asnjë vend tjetër…

Read More

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në edicionin e dytë të MatchMaker Albania, platformës së biznesit që lidh investitorë, kompani dhe institucione vendase dhe ndërkombëtare. Ngjarja mblodhi mbi 1,000 pjesëmarrës. Rama e konsideroi këtë platformë si një mundësi të jashtëzakonshme për të promovuar sipërmarrjen shqiptare dhe për të integruar vendin në tregjet ndërkombëtare. “Ky është një hap i rëndësishëm për të krijuar ekosisteme që lidhin bizneset me njerëzit dhe investitorët e duhur,” tha ai, duke theksuar rolin e të rinjve dhe inovacionit në zhvillimin ekonomik. Sipas kryeministrit, ngjarje si MatchMaker Albania tregojnë se Shqipëria nuk është më vetëm një tokë me…

Read More

Ari ka shënuar rënie nën 4.500 dollarë për ons herët sot, duke zgjeruar humbjet teksa konflikti në Lindjen e Mesme vazhdon të nxisë paqëndrueshmëri të gjerë në tregje dhe të mbajë presion mbi metalin e çmuar. Ari u tregtua me rreth 4.426 dollarë për ons në mëngjes, në rënie prej 1.6 për qind gjatë ditës. Rënia e fundit erdhi pas një shitjeje të fortë dhe të paqëndrueshme në javët e fundit. Çmimet e arit kanë rënë me 15 për qind që nga fillimi i konfliktit më 28 shkurt dhe po tregtohen dukshëm nën nivelin rekord të janarit 2026 prej 5.595…

Read More

Shqipëria nuk është më ajo që ka qenë dhe ndryshimet janë të dukshme, në numrin e lartë të turistëve dhe të ardhurat që vijnë nga investimet. Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në eventin e “Matchmaker Albania”. Teksa renditi arritjet dhe ndryshimet rrënjësore që ka pësuar vendi, Rama theksoi se vendi jonë nuk është më ai shteti i korrupruar që ka qenë. Duke mos dashur të bëj krahasime, Rama tha se krimi i organizuar dhe korrupsioni ekziston shumë herë më tepër në vendet europiane, sesa tek ne. Fjala e Ramës: Jemi shumë të lumtur të shohim…

Read More

Prej dy javësh, në Kuvendin e Shqipërisë nuk janë zhvilluar seanca plenare. Përkëtë ka reaguar kreu i PD Sali Berisha, i cili në një dalje për mediat, tha se Parlamenti me urdhër të kryeministrit, ka mbyllur dyert vetëm që shqiptarët të mos dëgjojnë për grushtin e shtetit të Ramës. Pjesë nga fjala e Berishës: Pra, nuk ndalen tek akti i grushtit të shtetit që bëri ndaj drejtësisë. Ato që janë publikuar për Belinda Ballukun, ato janë të mjaftueshme siç tha prokurori, o mjeranë dhe puthadorë të Edi Ramës, për 36 vite burg. Ato kanë dalë dhe ju nuk i fshihni…

Read More

Një zhvillim i rëndë dhe thellësisht tronditës ka dalë sot në sallën e gjykatës, gjatë dëshmisë së të akuzuarit Granit Plava, në një nga rastet më makabre që ka prekur opinionin publik në Kosovë vitet e fundit. Gjatë mbrojtjes së tij, Plava ka bërë një deklaratë që pritet të shkaktojë valë të forta reagimesh. Ai deklaroi se gjatë planifikimit të vrasjes së tani të ndjerës Liridona Ademaj, i akuzuari tjetër Naim Murseli i kishte thënë se për këtë krim ishte në dijeni edhe Behgjet Pacolli. Sipas këtij rrëfimi, Murseli i kishte dhënë siguri Plavës se, për shkak të pushtetit dhe…

Read More