Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ali Ahmeti: Të rinjtë që përfunduan Akademinë Politike të BDI-së janë garanci për të ardhmen

28 Qershor, 2026

Rikonstruimi i qeverisë! VLEN merr Drejtësinë, Kulturën dhe Marrëdhëniet Ndërmjet Bashkësive, lëshon Shëndetësinë dhe Politikën Sociale

28 Qershor, 2026

Mexhiti: Për 24 muaj ndryshimi nuk është më slogan, është realitet

28 Qershor, 2026

Lidhja Shqiptare: Për dy vite VMRO realizoi gjitha premtimet, “Maqedonia sërish e jona”, VLEN-i ka vetëm rolin e vazalit

28 Qershor, 2026

Tragjedia në Venezuelë, gjenden të vdekur gruaja dhe dy fëmijët e futbollistit Lucas Trejo

28 Qershor, 2026

Osmani kritikon VLEN-in: Shqiptarët kanë humbur peshën e tyre politike

28 Qershor, 2026

1.600 euro vetëm për lulet, Xhezair Shaqiri me akuza të forta ndaj Ali Ahmetit

28 Qershor, 2026

Trishtim i madh!: I mbushën rrugët me kamera “sigurie”, kurse kamionët e veturat lëvizin në drejtim të kundërt në autostradë

28 Qershor, 2026

ALARM / Kujdes nëpër Serbi: Pensionistët shqiptarë nga Zvicra cak i kontrolleve të rrepta dhe konfiskimeve!

28 Qershor, 2026

BDI i kujton VLEN-it premtimet kryesore: Dy vjet mashtrim, dy vjet dështim, dy vjet zhgënjim

28 Qershor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 29 Qershor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Match Maker Albania2, Rama: Shqipëria shihet me seriozitet nga investitorët e huaj

TV NewsBy TV News29 Mars, 2026 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, pak ditë më parë u zhvillua “Match Maker Albania 2”, forumi i rëndësishëm ndërkombëtar i biznesit i organizuar nga  AIDA, i cili synon të lidhë drejtpërdrejt bizneset shqiptare me investitorë dhe partnerë të huaj përmes takimeve të drejtpërdrejta  dhe prezantimit të projekteve konkrete.

Rama tha se ky organizim është shumë i rëndësishëm, teksa theksoi se Shqipëria shihet gjithnjë e më seriozisht si destinacion për investitorët e huaj.

Lexo edhe :

“Këtë javë u zhvillua edicioni i dytë i MatchMaker Albania, një aktivitet që mbledh rreth 1200 pjesëmarrës, afro 500 investitorë ndërkombëtarë nga më shumë se 40 shtete dhe krijon kësisoj një mundësi reale në një hapësirë konkrete, ku idetë, projektet dhe synimet për të krijuar sinergji në funksion të bashkëpunimit për të investuar në Shqipëri marrin formë përmes qindra e qindra takimeve të drejtpërdrejta mes përfaqësuesve të sipërmarrjeve të ndryshme, që pikërisht ky aktivitet u mundëson të njihen konkretisht me projektet e njëri-tjetrit apo me projekte të cilat presin partneritete të reja, si nga sektori publik ashtu edhe nga ai privat.

Dhe ajo që u ndje e qartë edhe në këtë edicion të dytë ishte rritja e interesit, rritja e mundësive reale të konkretizueshme në bazë të interesit reciprok, që kthehet pastaj në angazhim dhe prania e plotë e kompanive të njohura ndërkombëtare, që nuk janë në Shqipëri më thjesht për një prezencë simbolike apo të rastësishme, por që janë në Shqipëri sepse Shqipëria shihet gjithnjë e më seriozisht si destinacion për investitorët.

Kjo lidhet drejtpërdrejt edhe me çka unë theksova në fjalën time në hapjen e këtij edicioni të dytë të MatchMaker Albania, se Shqipëria nuk është më në fazën ku prezantohet si një vend me potencial për të ardhmen, por është në një fazë të re ku e ardhmja është sot”, tha Rama.

Në këtë platformë, vëmendje të veçantë mori Concord Group, një nga aktorët kryesorë të investimeve në Shqipëri, i cili u prezantua  me projektin më ambicioz në rivierën shqiptare, “Marina Orikum”. Ky projekt përfaqëson një koncept të integruar turistik dhe rezidencial  njëherësh, që synon ta shndërrojë Orikumin në një destinacion të ri elitar.

Interesimi për “Marina Orikum” ka qenë i lartë si nga investitorët vendas ashtu edhe nga ata të huaj, duke reflektuar besimin në  potencialin e tregut shqiptar dhe në cilësinë e projektit. “Marina Orikum” parashikon ndërtimin e mbi 1000 njësive banimi, hapësira  komerciale me praninë e markave prestigjioze ndërkombëtare dhe një hoteli me 5 yje, i cili pritet të operojë nën brandin global “NH Collection”./vizionplus.tv

Lexuar: 95

Lajme te ngjashme

Tragjedia në Venezuelë, gjenden të vdekur gruaja dhe dy fëmijët e futbollistit Lucas Trejo

Taulant Balla: Jam me Tetovën dhe shqiptarët e Maqedonisë

Igballe Huduti në protestat në Shqipëri, Edi Rama ia publikon fotografinë me Ahmadinexhadin e Iranit

Vajza e Tahir Sinanit i reagon Taulant Ballës: Sot ma vrave babën për së dyti

Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss

Kush është Dritan Goxhaj, ish-ushtari i UÇK-së që Rama dhe Balla e quajnë “zëdhënës të Iranit”

Lajmet e fundit

Ali Ahmeti: Të rinjtë që përfunduan Akademinë Politike të BDI-së janë garanci për të ardhmen

28 Qershor, 2026

Rikonstruimi i qeverisë! VLEN merr Drejtësinë, Kulturën dhe Marrëdhëniet Ndërmjet Bashkësive, lëshon Shëndetësinë dhe Politikën Sociale

28 Qershor, 2026

Mexhiti: Për 24 muaj ndryshimi nuk është më slogan, është realitet

28 Qershor, 2026

Lidhja Shqiptare: Për dy vite VMRO realizoi gjitha premtimet, “Maqedonia sërish e jona”, VLEN-i ka vetëm rolin e vazalit

28 Qershor, 2026

Tragjedia në Venezuelë, gjenden të vdekur gruaja dhe dy fëmijët e futbollistit Lucas Trejo

28 Qershor, 2026

Osmani kritikon VLEN-in: Shqiptarët kanë humbur peshën e tyre politike

28 Qershor, 2026

1.600 euro vetëm për lulet, Xhezair Shaqiri me akuza të forta ndaj Ali Ahmetit

28 Qershor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.