Debatet brenda PS dhe ndryshimet në qeveri ishin tema e kësaj të marte në studion e QUO VADIS në Vizion Plus nën moderimin e Pranvera Borakajt.
Analisti Endri Tafani tha se emërimet në poste të rëndësishme shpesh bëhen pa përvojë të mjaftueshme, duke sjellë situata ku figura të panjohura në politikë marrin detyra të larta dhe më pas largohen nga funksionet.
Ai shtoi se performanca e qeverisë është më shumë në nivel deklaratash sesa rezultatesh konkrete.
Sipas Tafanit, edhe pse qeveria mund të mburret me çmimin e ulët të energjisë elektrike, kjo nuk lidhet drejtpërdrejt me politikat e saj.
Tafani: Personi që e zëvendësoi Pirro Vengun është askushi në politikë. Ishte një avokat dhe papritur ministër i Mbrojtjes. Ke një ministër që teorikisht ka punuar mire, sa u bë deputet, mori edhe mandatin e popullit. Dhe në fund fare ikën. Kjo është problematikë thelbësore në politikë. Nuk është i vetmi problem në PS. Këtu performanca është vetëm fjalë të bukura. Po vetë PS çfarë ka bërë? Ti vetë si qeveri çfarë ke bërë? Mund të mburresh që e ke çmimin më të ulët të energjisë, por e ka bërë natyra. Ti vetë çfarë ke bërë? Ke rritur ndjeshëm çmimet e naftës. Kjo bën që këto fjalime të vënë në gjumë.
/vizionplus.tv

