Autor: TV News

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka lënë  Shqipërinë  pa port vetëm për interesat e tij personale. Gjatë  një  takimi në  Durrës me ekspertë  e mbështetës të  PD, Berisha deklaroi se marrëveshja e qeverisë  më  biznesmenin Alabar për Portin e jahteve në  Durrës, dhe projekti për portin e  ri në  zonën e Porto Romanos kanë  dëmtuar të  ardhmen e vendit. “Ky vet, me klanin e tij mafioz, pasurohet me disa miliardë euro, shqiptarëve u vjedh disa miliardë dhe i ndëshkon me mbi 1 miliard tjetër për të ndërtuar portin e ri, një port të pavlerë,…

Read More

Në kuadër të bashkëbisedimeve për Punët e Shqipërisë, Kryeministri Edi Rama ka zhilluar një takim me pensionistë të Njësisë nr. 2 ku foli  për rritjen ekonomike dhe politikat sociale, si dhe reformën e pensioneve me bonuset e përvitshme dhe rritjen që do të vijojë sipas kategorive për tu 5-fishuar deri me 2030-ën. Kreu i qeverisë theksoi se pavarësish sfidave me të cilat është përballur vendi, si tërmeti i vitit 2019, pandemia dhe luftrat, qeveria ka marrë masa për t’iu gjendur afër qytetarëve. Rama: Janë gjëra që nuk i vendosim ne por duhet t’i përballim. Që nga pandemia e tërmeti, deri…

Read More

Pas vendimit të gjykatës për zbutjen e dënimit për autorin e vrasjes së oficerit të policisë në Fier, Novruz Cenalia, Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari ka bërë një reagim duke e cilësuar këtë vendim si një akt me pasoja të rrezikshme, që cenon jo vetëm emrin dhe sakrificat e punonjësve të policisë, si dhe kërcënon rendin ligjor dhe vetë shtetin. Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ulur në 35 vite burg, dënimin për Azgan Mërnicën i cili vrau me armë zjarri, efektivin e forcave “Shqiponja”, 28-vjeçarin, Novruz Cenalia. Më herët Gjykata e Fierit e kishte dënuar…

Read More

Më 6 prill qindra studentë shqiptarë të Jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut dolën në një protestë masive për të kërkuar përdorimin e gjuhës amatare shqipe në provimet e diplomimit. Sipas tyre kjo e drejte ekzisiton ligjërisht, por nuk zbatohet ne praktikë. Ministri i Punëve të Jashtme, Ferit Hoxha në një konferencë për shtyp deklaroi se Shqipëria ndjek vazhdimisht situatën dhe se përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut është një e drejtë e garantuar kushtetuese që nuk duhet të vihet në diskutim. Ai shtoi se kjo çështje duhet të trajtohet në mënyrë institucionale përmes dialogut, duke theksuar se si…

Read More

Ministri për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, ka bërë të ditura vendimet e marra në mbledhjen e kabinetit qeveritar këtë të premte, 10 prill. Gjatë një konference për mediat, Demo u shpreh se është formalizuar një grant prej 20 milionë eurosh nga Emiratet e Bashkuara, i cili do të përdoret për përmirësimin e infrastrukturës rurale dhe për parandalimin e efekteve të ndryshimeve klimatike. “Granti prej 20 milionë eurosh nga Emiratet e Bashkuara tanimë është formësuar, për të parandaluar efektet e ndryshimeve klimatike dhe për të përmirësuar infrastrukturën rurale”, tha ai. Ministri foli gjithashtu për Paketën e Maleve, duke theksuar se kjo…

Read More

Akuzat se sektori i ndërtimit shërben për pastrimin e parave të krimit, për Kryeministrin janë të papranueshme. Gjatë një takimi me investitorët, kreu i qeverisë u doli në mbështetje, teksa theksoi se ky sektor ka shërbyer në transformimin e vendit. “Që këtë sukses evident të Shqipërisë, që sektori i ndërtimit e bën të dukshëm, ta fusim në kornizën e krimit, është e neveritshme dhe e papranueshme. Ka shumë arsye pse Shqipëria bën ndërtime dhe t’i lexojnë ata që duan. Është e pamundur të pranojmë që shumica dërrmuese e atyre që investojnë të futen në thesin e baltës për disa që…

Read More

Sot, Kuvendi i Kosovës do të mbajë një seancë të rëndësishme, e cila pritet të sjellë vendime të rëndësishme për të ardhmen e vendit. Seanca do të fillojë në orën 10:00 dhe do të përfshijë një sërë çështjesh të rëndësishme, duke përfshirë pyetje parlamentare dhe deklarime jashtë rendit të ditës. Kjo është një mundësi për deputetët që të adresojnë shqetësimet e qytetarëve. Një nga pikat kryesore të rendit të ditës është miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme, një hap i nevojshëm për vazhdimin e punës së Kuvendit. Ky proces është thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien në institucionet publike. Rendi…

Read More

Analisti Ergys Mërtiri ka vënë në pikëpyetje realizueshmërinë e premtimit të kryeministrit Edi Rama për anëtarësimin e Shqipëria në Bashkimi Evropian deri në vitin 2030, duke e cilësuar atë më shumë si pjesë të retorikës elektorale sesa një objektiv konkret të bazuar në realitetin politik. Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus me moderator Roland Zilin, ai tha se procesi i integrimit nuk varet drejtpërdrejt nga qeveria shqiptare, por nga vullneti politik i BE-së, i cili, sipas tij, është ndikuar nga zhvillimet gjeopolitike dhe kërcënimet që vijnë nga Vladimir Putin. Mërtiri thekson…

Read More

Masa Arrest në burg duhet të jetë përjashtim, jo rregull. Ky është parimi që vuri në lëvizje Kryetarin e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi për të thirrur në mbledhje Kolegjet e Bashkuara për vendimin e vitit 2011 që përdoret si praktikë unifikuese në caktimin e masave të sigurisë. Ish deputeti Dashamir Shehi, i ftuar në studion e QUO VADIS është shprehur skeptik ndaj kësaj iniciative. Shehi tha se numri i personave në paraburgim është gati i barabartë me të burgosurit. Ai paralajmëroi se iniciativa mund të ketë edhe një dimension politik në prapavijë, duke sugjeruar se koha e ndërmarrjes së…

Read More

Avokati Genc Gjokutaj, i ftuar në “Quo vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar nismën e kreut të Gjykatës së Lartë për rishikimin e masës “arrest në burg”. Gjokutaj tha se ndryshimi i ligjit është thjesht vulë për korrupsionin shtetëror. Sipas tij, e gjithë kjo lojë bëhet nga Rama për t’u treguar të tijëve se “unë po ju shpëtoj edhe nga burgu”. Pjesë nga biseda: Borakaj: Pse keni rezerva ndaj kësaj iniciative? Gjokutaj: Ky arresti në burg është bërë si ushkur në kohë. Unë jam skeptik, sepse gjithmonë në proceset ku personazhet janë politikanë nuk kanë një…

Read More