Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

ALARM / Kujdes nëpër Serbi: Pensionistët shqiptarë nga Zvicra cak i kontrolleve të rrepta dhe konfiskimeve!

28 Qershor, 2026

BDI i kujton VLEN-it premtimet kryesore: Dy vjet mashtrim, dy vjet dështim, dy vjet zhgënjim

28 Qershor, 2026

Taulant Balla: Jam me Tetovën dhe shqiptarët e Maqedonisë

28 Qershor, 2026

Arrestohet një shtetas serb në autostradën Shkup – Gjevgjeli, Voziste 221 km/h

28 Qershor, 2026

Rroga mesatare në Maqedoninë e Veriut 790 euro, sektori i IT-së kryeson me mbi 1.400 euro

28 Qershor, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

28 Qershor, 2026

Edhe kufiri në Dibër tani e tutje do të kalohet vetëm me një kontroll

27 Qershor, 2026

Arbër Ademi i përgjigjet ashpër Jeton Shasivarit: “Kërmilli politik që zvarritet pas pushtetit”

27 Qershor, 2026

Iseni: Edhe kufiri në Dibër tani e tutje do të kalohet vetëm me një kontroll

27 Qershor, 2026

Ndahet nga jeta Redife Arifi (Gjimnazi “Sami Frashëri” njoftim per Lajm mortor!)

27 Qershor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 28 Qershor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Nafta 210 lekë/litri, ministrja Ibrahimaj: Ditën e djeshme bëmë një ulje domethënëse, po monitorojmë çmimet e ushqimeve

TV NewsBy TV News11 Prill, 2026 Rajoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Delina Ibrahimaj, ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit ka komunikuar vendimet e mara pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë.

Ministrja theksoi se situata ndërkombëtare, e ndikuar nga zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe bllokimi i Ngushticës së Hormuzit, ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në tregjet globale të energjisë, duke reflektuar luhatje të vazhdueshme të çmimeve edhe në vend. Sipas saj, qeveria ka mbajtur një vëmendje të shtuar ndaj kësaj situate, duke analizuar në mënyrë të vazhdueshme tregun dhe duke ndërhyrë sa herë është parë e nevojshme.

Ibrahimaj: Që prej fillimit të luftës në Lindjen e Mesme dhe prej bllokimit të Ngushticës së Hormuzit, sa herë që këshilli i Ministrave mblidhet diskuton mb zhvillimet më të fundit dhe mbi nevojat që ka për ndërhyrje në lidhje me ndryshimet e çmimeve. Ju keni parë sa aktiv ka qenë Bordi i Transparencës në lidhje me përcaktimin e çmimeve të naftës, ditën e djeshme bëmë një ulje domethënëse të çmimit duke e çuar çmimin e naftës në 210 lekë. Ndërkohë që në bazë ditore ne monitorojmë çmimet, me qëllim që të garantojmë që çmimet në tabelë janë ato që reflektojnë zhvillimet më të fundit.

Ministrja Ibrahimaj u ndal edhe te ecuria e çmimeve të produkteve ushqimore, duke theksuar se gjatë ditëve të fundit, që prej mesit të muajit mars, është vënë re një rritje e çmimeve të frutave dhe veçanërisht të perimeve. Ajo bëri të ditur se inflacioni për muajin mars ka shënuar nivelin 2.6%, me një rritje të lehtë në tërësi.

Sipas saj, institucionet kanë monitoruar vazhdimisht çmimet që prej fillimit të krizës, duke ndjekur në mënyrë të përditshme rreth 80 produkte të shportës në Tiranë dhe në qarqe të tjera të vendit.

Ibrahimaj: Ditën e fundit, që nga mesi i muajit mars kemi parë një rritje të çmimeve të frutave dhe perimeve. Inflacioni në muajin mars shënoi 2.6 % me rritje të lehtë, por kjo kategori ka pasur një rrije. Ne që prej fillimit të krizës kemi monitoruar çmimet. Janë 80 produkte të shportës që monitorohen me bazë ditore në Tiranë dhe qarqe të tjera. Rritja ka ndodhur vetëm në kategorinë e perimeve, ndërsa kategoritë e tjera të ushqimeve  nuk kanë pasur një rrijte.

Ministrja garantoi qytetarët se çmimet po monitorohen rregullisht dhe qeveria do të kujdeset të subvencionojë të gjitha shtresat në nevojë që nuk mund të përballojnë rritjen çmimeve./vizionplus.tv

Lexuar: 210

Lajme te ngjashme

Taulant Balla: Jam me Tetovën dhe shqiptarët e Maqedonisë

Igballe Huduti në protestat në Shqipëri, Edi Rama ia publikon fotografinë me Ahmadinexhadin e Iranit

Vajza e Tahir Sinanit i reagon Taulant Ballës: Sot ma vrave babën për së dyti

Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss

Kush është Dritan Goxhaj, ish-ushtari i UÇK-së që Rama dhe Balla e quajnë “zëdhënës të Iranit”

Rama: S’e di pse kam lënë përshtypjen që mund të jap dorëheqjen

Lajmet e fundit

ALARM / Kujdes nëpër Serbi: Pensionistët shqiptarë nga Zvicra cak i kontrolleve të rrepta dhe konfiskimeve!

28 Qershor, 2026

BDI i kujton VLEN-it premtimet kryesore: Dy vjet mashtrim, dy vjet dështim, dy vjet zhgënjim

28 Qershor, 2026

Taulant Balla: Jam me Tetovën dhe shqiptarët e Maqedonisë

28 Qershor, 2026

Arrestohet një shtetas serb në autostradën Shkup – Gjevgjeli, Voziste 221 km/h

28 Qershor, 2026

Rroga mesatare në Maqedoninë e Veriut 790 euro, sektori i IT-së kryeson me mbi 1.400 euro

28 Qershor, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

28 Qershor, 2026

Edhe kufiri në Dibër tani e tutje do të kalohet vetëm me një kontroll

27 Qershor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.