Autor: TV News
Nasim Haradinaj ka adresuar akuza të rënda ndaj kreut të OVL-UÇK Hysni Gucatit. Në “Frontal” të T7, ai ka thënë se Gucati ka “keqpërdorur fonde dhe këtë e kanë zbulaur shokët e tij”. Haradinaj thirrjen e një proteste nga Gucati e ndërlidhi me sipas tij “mbulimin e hajnisë”. “Dy ditë përpara është nxënë hajnia e kryatrit aty, e dinë ai. E dinë hajninë që ia kanë nxënë shokët, keqpërdorime të fondeve aq sa i kanë”, ka thënë ai.
Donjeta Sadiku i ka siguruar Kosovës medaljen e parë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. Boksierja kosovare ka shënuar fitore ndaj turkes Esmanur Lok, duke u kualifikuar në gjysmëfinale dhe duke garantuar të paktën medaljen e bronztë për Kosovën. Sadiku do të synojë të vazhdojë rrugëtimin drejt medaljes së artë, ndërsa në gjysmëfinale do të përballet me greken Sofia Legaki. Kjo përballje do të zhvillohet të mërkurën. telegrafi.com Boksierja kosovare gjatë garave në Taranto ka pasur përkrahjen e drejtuesve të Komitetit Olimpik të Kosovës, me presidentin Ismet Krasniqi në krye, si dhe të përfaqësuesve të Ministrisë së Sportit dhe Rinisë dhe…
Bill Gates paralajmëroi për kërcënimin serioz që Inteligjenca Artificiale paraqet për vendet e punës, por edhe për vetë jetën njerëzore, në një intervistë që dha për New York Times, duke vënë në dukje se adresimi urgjent i rreziqeve të saj duhet të jetë “prioriteti kryesor i botës”. Në fakt, siç thekson bashkëthemeluesi i Microsoft , industria e teknologjisë po i minimizon me vetëdije rreziqet sepse janë në lojë interesa të mëdha financiare. “Privatisht, njerëzit që e kuptojnë se sa e mirë është kjo gjë dhe sa më e mirë mund të jetë janë shumë të shqetësuar”, tha ai, duke shtuar,…
Lea Ypi, shkencëtarja politike dhe shkrimtrja (autore e “Të lirë: Të rritesh në fund të historis딓Free: Growing Up at the End of History” dhe “Upright”), e lindur në Tiranë në vitin 1979 dhe që tani jeton në Londër, është vlerësuar me Çmimin Hannah Arendt për Mendim Politik 2026. Shtëpia Botuese Suhrkamp njoftoi çmimin të mërkurën, transmeton albinfo.ch. Çmimi, i pajisur me 10,000 euro, do të jepet më 10 dhjetor në Bashkinë e Bremenit, transmeton albinfo.ch. Juria vlerësoi Ypin, e cila mbajti një “Fjalim drejtuar Evropës” vitin e kaluar në prag të Festivalit të Vjenës, si një mendimtare të shquar bashkëkohore politike. Ata theksuan…
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka dhënë detaje nga takimi i sotëm me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke bërë të ditur se diskutimet për presidentin e ardhshëm të Kosovës kanë kaluar në një fazë më konkrete. Abdixhiku tha se pas dakordimit për parimet mbi të cilat duhet të bazohet zgjedhja e presidentit të ardhshëm, në takimin e sotëm janë diskutuar emra konkretë. “Siç ju kemi thënë edhe herën e kaluar, pas dakordimit rreth parimeve për presidentin apo presidenten e ardhshme të Republikës së Kosovës, sot kemi vazhduar me diskutime rreth emrave konkretë”, ka thënë Abdixhiku. Ai vlerësoi se emrat…
Të mërkurën, rreth orës 10:30 të mëngjesit, një rrëshqitje dheu ndodhi në anën nepaleze të kufirit, duke shkaktuar një numër të konsiderueshëm viktimash e të zhdukurish në portin Gyirong në kontenë Gyirong të qytetit Shigatse të Rajonit Autonom të Xizang-ut të Kinës. Forca të shumta shpëtimi kanë shkuar në zonën e fatkeqësisë për të kryer punët e shpëtimit dhe ndihmës. Në përgjigje të nevojave të ndihmës në fatkeqësi, u dhanë 30 000 sende të furnizimeve qendrore për ndihmë në rast fatkeqësie, duke përfshirë tenda, ngrohëse, veshje, shtretër të palosshëm dhe dyshekë rezistentë ndaj lagështirës, për të mbështetur zhvendosjen dhe rivendosjen…
Crvena Zvezda është ndëshkuar me një total prej 99,500 eurosh pas ndeshjes ndaj Viktoria Plzenit, ndërsa pjesa më e madhe e gjobës lidhet me mesazhet e papërshtatshme të shfaqura nga tifozët. UEFA ka marrë masa disiplinore ndaj Crvena Zvezdës pas ndeshjes së Ligws sw Evropws kundër Viktoria Plzenit, të zhvilluar më 20 gusht dhe të fituar nga skuadra serbe me rezultatin 3-0. Gjoba më e madhe, prej 50 mijë eurosh, është vendosur për transmetimin e mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive. Në mesin e parullave të shfaqura nga tifozët ishte edhe mesazhi “Kosova është Serbi”, i cili ka sjellë…
Si person i rekrutuar nga Shërbimi Informativ i Serbisë, Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë ndaj analistit Fatmir Sheholli duke e ngarkuar me veprat penale spinuazh dhe shantazh. I pandehuri, përmes mesazheve telefonike, ka ndihmuar veprimtarinë e Shërbimit Informativ të Serbisë duke ndarë informacione lidhur me zhvillimet politike, gjendjen e sigurisë dhe funksionimin e institucioneve të Republikës së Kosovës. Me mbishkrimin “Top sekret 2”, Prokuroria speciale e Kosovës gjeti dokument në të cilin shpalosej një plan për përhapje të radikalizmit fetar në Kosovë dhe rajon. Komunikimet e Shehollit nuk ndalen vetëm në Kosovë e Serbi. Në telefonin e të…
Një zakon i thjeshtë në mëngjes mund të ndihmojë shëndetin e zemrës: pirja e çajit të gjelbër, ka shkruar EatingWell.Sëmundjet e zemrës mbeten ndër shkaqet kryesore të vdekjeve te burrat dhe gratë. Megjithatë, rreth 80 për qind e rasteve të sëmundjeve të zemrës, përfshirë sulmin në tru, mund të parandalohen përmes një stili më të shëndetshëm jetese. Dietologia Michelle Routhenstein ka shpjeguar se çaji i gjelbër përmban katekinën EGCG, një përbërës me veti antioksiduese dhe anti-inflamatore.“Disa studime sugjerojnë se çaji i gjelbër mund të ndihmojë në uljen e stresit oksidativ dhe në përmirësimin e funksionimit të enëve të gjakut, të…
Sërish ngjarje tragjike në Greqi, ku një tjetër grua vritet. Viktima është me kombësi shqiptare.Mediat greke raportojnë se shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, në malin Rodop e goditi për vdekje gruan me thikë dhe më pas u përpoq t’i jepte fund jetës së tij, transmeton Pa Censurë. Sipas informacioneve fillestare, bëhet fjalë për një çift, prindër të tre fëmijëve. Po ashtu raportohet se ka qenë vajza e madhe e çiftit ajo që njoftoi Policinë Kombëtare Greke. Gruaja u dërgua në spital, ku ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra. Burri, i cili thuhet se është 58 vjeç,…
