Autor: TV News

Kryeqyteti amerikan Uashington është bërë gati për ceremoninë e inagurimit të Presidentit të zgjedhur Donald Trump. Për shkak të temperaturave tejet të ulta ceremonia e inagurimit u zhvendos në ambiente të brendshme të Kapitolit. Në kryeqytetin amerikan Uashington siguria është rritur ndërsa përgatitjet për ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Donald Trump, po shkojnë drejt fundit. Të shtunën në mbrëmje zoti Trump ishte në klubin e tij të golfit në Stirling të Virxhinias, ku së bashku me bashkëshorten e tij Melania Trump panë një spektakël fishekzjarrësh. Presidenti i zgjedhur fluturoi nga Palm Beach i Floridës të shtunën drejt Uashingtonit…

Read More

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti, duke theksuar se Rrafshi i Dukagjinit është lënë pas dore nga ana e tyre. Gjatë një deklarate në Debat Plus, Haradinaj ka theksuar se Peja dhe Gjakova përbëjnë një të tretën e taksapaguesve të Kosovës, por megjithatë ato janë lënë jashtë investimeve të rëndësishme dhe projekteve zhvillimore. “Rrafshi i Dukagjinit, për shumicën e rasteve për këtë Qeveri konsiderohet ‘Metohi’,” u shpreh Haradinaj. Ai ka kritikuar ashpër gjendjen e qytetit të Pejës, duke përmendur stadiumin e qytetit dhe resurset sportive që janë në një gjendje…

Read More

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të zëvendëskryeministres Donika Gërvalla gjatë një tubimi elektoral në Pejë, ku ajo akuzoi për sundim me banda në këtë qytet. Në Debat Plus, Daut Haradinaj e quajti Gërvallën “një banditë ordinere” dhe e akuzoi se po flet pa bazë dhe pa njohuri për situatën reale. “Nëse kjo shkon në Pejë dhe e ngrit zërin duke thënë se Peja qenka sunduar nga bandat, atëherë mund të them se kjo është një banditë ordinere. Kjo nuk di as çfarë është duke folur e as ku…

Read More

Me mijëra qytetarë të Kaçanikut, përplot me entuziazëm, sot i kanë dhënë mbështetje Bedri Hamzës për kryeministër. Hamza, i cili para tyre tregoi prioritet e tij, i ka postuar edhe fotografitë e këtij tubimi masiv, duke thënë se Kaçaniku i dha jehonë edhe më të madhe ngritjes së tyre. Ai ka thënë se fushata e tij është fushtë e shpresës për çdo qytetar. “Me zemra plot dashni, Kaçaniku i dha jehonë edhe më të madhe ngritjes sonë! Ky është momenti ynë! Kjo është fushatë e shpresës për çdo qytetar. Bashkohuni, bashkoni forcat, sepse Kosova mundet ma mirë! #PDK131”, ka shkruar…

Read More

Mijëra mbështetës të Presidentit të zgjedhur Donald Trump pritën në të ftohtë dhe shi për orë të tëra, për të marrë pjesë në tubimin e tij të fitores të dielën, një ditë përpara se ai të rikthehet në pushtet me plane që do të riformësojnë politikat amerikane mbi emigracionin apo tregtinë. Presidenti i zgjedhur vendosi një kurorë fillimisht në Varrin e Ushtarit të Panjohur në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit të dielën, përpara se të mbante fjalimin e tij të parë të rëndësishëm në Uashington, që nga tubimi me mbështetësit e tij më 6 janar 2021, që i parapriu sulmit në…

Read More

Kryetarja e Unionit Socialdemokrat (SDU), dhe deputetja Duda Balje ka kritikuar Qeverinë e Albin Kurtit dhe zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave, Emilia Rexhepi, duke theksuar se komuniteti boshnjak nuk ka përfituar asnjë ndryshim gjatë mandatit aktual. Në Debat Plus, Balje ka theksuar se përpjekjet e saj për të adresuar çështjet e komunitetit boshnjak kanë hasur në vesh të shurdhër nga Qeveria. “Unë kam qëndruar afër boshnjakëve gjatë gjithë mandatit tim, ndërsa Rexhepi ka qenë afër kryeministrit. Katër vjet nuk janë pak, por nuk kemi pasur asnjë lëvizje të vogël”, ka theksuar ajo. Ajo ka potencuar se ndër problemet kryesore është…

Read More

Xheneta si duket është banorja që e ka nisur më mirë sot ditën, duke përjetuar një moment të veçantë të dashurisë dhe kujdesit. Ndërsa është e zakonshme për banorët të fillojnë ditën me rutina të zakonshme, Xheneta ka pasur një fillim ndryshe këtë mëngjes. Ajo është përballur me një moment të ëmbël që është sjellë nga Rezi, i cili ka për qëllim ta bëjë këtë ditë të paharrueshme për të. Rezi, i njohur për natyrën e tij të kujdesshme dhe plot dashuri, i është afruar Xhenetës me një puthje të ngrohtë. Ky akt i thjeshtë, por i fuqishëm, i ka…

Read More

Kryetarja e Unionit Socialdemokrat (SDU) dhe deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka deklaruar se vota e saj për formimin e qeverisë do të kushtëzohet me përmbushjen e kërkesave që lidhen me interesat e komunitetit që ajo përfaqëson. “Nëse fitoj ulëse në Kuvend dhe Albin Kurti apo dikush tjetër është në pushtet për të formuar qeverinë, unë pa m’i plotësuar kushtet që kam në letër, nuk e votoj asnjë qeveri. Kërkesat tona përfshijnë themelimin e komunës së boshnjakëve, reforma në arsim, respektimin e gjuhës dhe lëvizje konkrete për punësimin e boshnjakëve në Kosovë”, ka deklaruar Balje. Ajo ka shtuar se…

Read More

Kryetarja e Unionit Socialdemokrat (SDU) dhe deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka deklaruar se qëndrimi i saj kundër komunitetit LGBTQ reflekton bindjet e votuesve që ajo përfaqëson. “Në momentin kur kam dalë kundër komunitetit LGBTQ, kam renditur arsyet. Mua më ka sjellë në Kuvend vota e boshnjakëve për t’i përfaqësuar, dhe jam e bindur se asnjë boshnjak nuk e përkrah këtë”, ka deklaruar Balje gjatë në Debat Plus. Kur u pyet nëse po keqpërdor fuqinë politike në Kuvend duke shkelur të drejtat e komunitetit LGBTQ, Balje e mohoi këtë, duke theksuar se qëndrimi i saj bazohet në përfaqësimin e…

Read More