Autor: TV News

TikTok po rifillon shërbimet për 170 milionë përdoruesit e saj në SHBA, pasi presidenti i zgjedhur, Donald Trump, ka deklaruar se do të rishikonte situatën kur të marrë detyrën të hënën. Të dielën, aplikacioni i pronësuar nga Kina ndërpreu funksionimin për përdoruesit amerikanë, për shkak të shqetësimeve se të dhënat e tyre mund të merren nga autoritetet kineze. Në një deklaratë, TikTok më pas ka theksuar se ishte në proces të “rikthimit të shërbimit” vetëm disa orë pas ndërprerjes së tij në SHBA. TikTok falënderoi Presidentin e zgjedhur për “ofrimin e qartësisë dhe sigurisë të nevojshme” dhe tha se do…

Read More

Kryetari i AAK dhe kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar takim pune në Uashington me Richard Grenell, emisar special për misione të veçanta, i cili do të fillojë punën nga nesër, ditën kur Donald Trump do të inaugurohet president i SHBA-së. Kryetari i AAK rikonfirmoi zotimin e Kosovës për rikthimin në marrëdhënie strategjike me SHBA, duke pasur si synim kryesor, anëtarësimin e Kosovës në NATO! Ballkani Perëndimor, përfshirë Kosovën, janë pjesë e angazhimit të ambasadorit Grenell në detyrën e re në administratën e dytë të presidentit Trump.  Ramush Haradinaj ndodhet për vizitë në SHBA me rastin e aktiviteteve festive…

Read More

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti, duke theksuar se rrafshi i Dukagjinit është lënë pas dore. Gjatë një deklarate në Debat Plus, Haradinaj ka theksuar se Peja dhe Gjakova përbëjnë një të tretën e taksapaguesve të Kosovës, por megjithatë ato janë lënë jashtë investimeve të rëndësishme dhe projekteve zhvillimore. “Rrafshi i Dukagjinit, për shumicën e rasteve për këtë qeveri konsiderohet ‘Metohi’,” u shpreh Haradinaj. Ai ka kritikuar ashpër gjendjen e qytetit të Pejës, duke përmendur stadiumin e qytetit dhe resurset sportive që janë në një gjendje të keqe. Po…

Read More

Blerina Kllokoqi është dizenjatorja e modës, e cila me brendin e saj “Bukur” ka sjellë frymë të re në modën shqiptare. Me stilet e saj inovative dhe ndjesinë e thellë për estetikën, Blerina ka arritur të shquhet në një treg të mbushur me sfida. Ajo ka filluar karrierën e saj që nga një pasion për modën dhe ka ndërtuar një emër që tani konsiderohet si sinonim i elegancës dhe kreativitetit në Shqipëri. Gjesti, personazhi që ka marrë vëmendjen e publikut që ditën e parë të hyrjes në “Big Brother VIP Kosova”, ka qenë një mbajtës i fanellave të brendit “Bukur”.…

Read More

Kandidati për kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku gjatë një tubimi elektoral me Degën I në Prishtinë në lagjen Kodra e Trimave, është shprehur i entuziazmuar me pjesëmarrëjen e qytetarëve, siç ka thënë ai jo vetëm në këtë tubim, por në të gjitha tubimet e LDK-së. “LDK-ja dhe Prishtina tashmë janë bërë një dhe ju po e vulosni ndryshimin kaq shumë të kërkuar dhe të duhur për Kosovën. Ky është uragani i fitores së madhe të LDK-së”, tha ai. Abdixhiku theksoi se kur gjërat në Kosovë shkojnë keq dhe kur qytetarët kosovarë kërkojnë seriozitet dhe kërkojnë punë dhe shtet, sipas tij…

Read More

Melania Trump, modelja e suksesshme sllovene që rikthehet si Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, u vendos në qendër të vëmendjes që në vitin 2016, kur bashkëshorti i saj, Donald Trump, u zgjodh president për herë të parë. Me rikthimin e saj në Shtëpinë e Bardhë, korrespondentja e Zërit të Amerikës, Veronica Balderas Iglesias i hedh një vështrim jetës së saj dhe disa pritshmërive lidhur me të. Prindërit e quajtën Melanija Knavs. Bota e njohu atë në rolin e Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara, Melania Trump. Ajo ka lindur më 26 prill 1970 në Novo Mesto, Slloveni,…

Read More

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, këtë të diel, e ka prezantuar programin për shëndetësi. Hamza ka treguar se ky sektor do të jetë top prioritet në qeverisjen e tij. Ai ka thënë se për katër vjet në shëndetësi do të investohen 1.5 miliardë euro. Po ashtu, Hamza në Facebook, renditi një nga një investimet që parashihen të ndodhin: 1.5 miliardë euro investime në shëndetësi për 4 vjet; 100% rritje të buxhetit për blerjen e barnave esenciale; 50% rritje të pagave për mjekët, infermierët dhe personelin shëndetësor; Barna falas për të moshuarit me sëmundje kronike dhe të prekurit me…

Read More

Skuadra e Manchester Cityt ka kaluar në avantazh ndaj Ispwich. Golin e avantazhit në këtë duel e ka shënuar Phil Foden, përcjell GazetaBlic Sport. Foden ka shënuar pas 28 minutave lojë. Rezultati aktual i takimit është 0-1. Ja goli: VIDEO

Read More

20 dhjetori i vitit të kaluar ishte hera e fundit kur deputetët e Kuvendit të Kosovës, u mblodhën në sallën e seancave plenare. Mirëpo aty nuk ishin për të diskutuar e votuar projektligje apo vendime, por në një takim solemn me homologët nga Shqipëria. Prej asaj dite asnjë aktivitet tjetër nuk është mbajtur në Kuvend, ndërkohë që nga 10 janari, deputetët mund të mblidhen vetëm në raste të jashtëzakonshme.   Por, projektligjet më të rëndësishme që kanë mbetur pa u proceduar, pos disa marrëveshjeve ndërkombëtare, janë Kodi Civil dhe Projektligji për Festa Zyrtare. “Fatkeqësisht rreth 41 projektligje, janë në procedure…

Read More

Zjarri i nisur nga depo në këtë qendër tregtare në Suharekë ka depertuar në pothuajse tërë objektin, 10 mijë metërsh katror. Në atë kohë nuk ishte asnjë puntor, derisa i shpejtë ishte intervenimi i zkarrëfikësve. “Ekipi menjëherë është alarmuar dhe ka intervenuar, me ardhjen e intervenimeve në vend të ngjarjes, është konstatuar se zjarri është në përmasa të mëdhaja dhe menjëherë, e kemi alarmuar dhe kemi kërkuar ndihmë, ashtu na kanë dal në ndihmë të gjitha komunat fqinje…Zjarri ka shpërthyer në depon e ETC-së, shkaqet janë të panjohura për ne”,ka deklaruar Vehbi Krasniqi – Komandanti i shërbimit të zjarrfikësve të…

Read More