Autor: TV News
“Ky është Maliq Sheholli, babai i Fatmir Shehollit, i cili u vra më 9 janar të vitit 1997 Vrasjen e tij e mori përsipër Ushtria Çlirimtare e Kosovës përmes një komunikate të lëshuar më 12 janar të atij viti. Në komunikatën numër 28 të lëshuar nga UÇK-ja, bëhej e ditur se Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte arritur të vriste dy shqiptarë. Të dy dyshoheshin për bashkëpunim me regjimin e dhunshëm të Millosheviqit. Vrasja e parë ishte kryer më 26 dhjetor të vitit 1996. Cak i sulmit ishte Fadil Bellopoja. Ndërsa, vrasja e dytë ishte kryer më 9 janar, sipas UÇK-së.…
Autoritetet zvicerane kanë njoftuar planet për krijimin e një qendre të re ekselence për sistemet pa pilot, transmeton Anadolu. Siç raporton Swissinfo, ministri i Mbrojtjes, Martin Pfister, shefi i Forcave të Armatosura, Benedikt Roos, dhe drejtori i agjencisë Armasuisse, Urs Loher, njoftuan në një poligon ushtarak se do të krijohet një qendër e re për dronë. Departamenti Federal i Mbrojtjes (DDPS) do të krijojë gjithashtu një batalion të ri dronësh dhe një shkollë për rekrutë. Qendra do të lehtësojë zhvillimin, testimin dhe integrimin e teknologjive të reja të dronëve në forcat e armatosura, duke bashkuar nevojat e trupave, ekspertizën teknologjike të…
Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Në një bisedë për Radio Dukagjini, Syla tha se është e vështirë të komentohet deklarata e Kurtit, duke rikujtuar qëndrimet e tij të mëhershme ndaj Gjykatës Speciale. “Nuk e dimë cilit Kurt t’i besojmë – atij që para shtatë vitesh i tha presidentit Hashim Thaçi ‘qu shko’, duke iu referuar Gjykatës Speciale, apo këtij të sotmit që thotë se lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë çlirimtare dhe se beson në pafajësinë e tyre.” Syla kritikoi…
Të paktën 17 persona kanë humbur jetën pasi një përmbytje masive dhe një rrëshqitje dheu përgjatë kufirit Nepal-Tibet ka përfshirë fshatra dhe ka dëmtuar rrugë dhe infrastrukturë, sipas policisë. Përmbytja ka ndodhur herët të mërkurën në Rasuwa, në veri të kryeqytetit të Nepalit, Katmandu, dhe raportohet se është shkaktuar nga shkrirja e madhe e borës e cila ka mbushur me ujë lumin Bhote Koshi. Operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke u zhvilluar në të dyja anët e kufirit mes Tibetit dhe Nepalit dhe deri tani janë shpëtuar 12 persona. Mediat shtetërore në Kinë, e cila kontrollon Tibetin, raportojnë për viktima të…
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka refuzuar kërkesat për tërheqjen e dorëheqjeve dhe rikthimin në sistemin gjyqësor të gjyqtarëve dhe stafit administrativ serb në veri të Kosovës, të cilët kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022, raporton Ekonomia Online. Vendimi është marrë me 9 vota për, një kundër dhe një abstenim. Gjatë diskutimit, anëtarët e KGJK-së kanë shprehur qëndrime të ndryshme lidhur me mundësinë e rikthimit të tyre në sistemin gjyqësor. Emrat e gjyqtarëve serbë të dorëhequr në vitin 2022 do t’i dorëzohen ushtrueses së detyrës së presidentes Albulena Haxhiu për lirim nga detyra. Anëtari i KGJK-së, Artan Abazi, ka kundërshtuar…
Sot shënohet dita e 89-të e protestës qytetare. Qytetarët do të organizohen sërish për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e kursit politik në vend. Protesta pritet të nisë organizimin në sheshin “Skënderbej”, nga ku protestuesit më pas do të marshojnë përgjatë bulevardit drejt Kryeministrisë. Pas mbërritjes përpara godinës së ekzekutivit mbahen fjalimet, ku qytetarët shprehin shqetësimet dhe pakënaqësitë e tyre ndaj politikave të qeverisë. Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet largimi i Edi Ramës nga detyra. Në platformën e tyre përfshihet edhe krijimi i një qeverie tranzitore me mandat 12-mujore, e cila do të përgatiste vendin për…
Irani dhe Omani kanë arritur marrëveshje për ndarjen e ujërave dhe të ardhurave nga Ngushtica e Hormuzit, por rruga ujore strategjike nuk do të rihapet nëse Shtetet e Bashkuara nuk pranojnë kushtet e tyre, ka deklaruar të mërkurën Garda Revolucionare e Iranit. Irani dhe Omani kanë zhvilluar prej javësh bisedime të herëpashershme për kontrollin e trafikut përmes ngushticës, përmes së cilës, para fillimit të luftës në shkurt, kalonte një e pesta e dërgesave globale të naftës dhe gazit natyror të lëngshëm. Që atëherë, pjesa më e madhe e transportit detar është ndërprerë, duke ndikuar në rritjen e çmimeve globale të…
Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për vonesat në përfundimin e projekteve infrastrukturore, duke përmendur në veçanti autostradën e Gjilanit dhe atë Klinë-Gjakovë. Haradinaj tha se në vend që këto dy autostrada të nisura para shumë vjetësh të përuroheshin sot, Kurti dhe kabineti i tij kanë udhëtuar në Maqedoninë e Veriut “për t’u mburrur me projektet e nisura sa ishte BDI në pushtet”. “Kryeministri në detyrë ka harruar detyrën që e ka! Në vend që sot të përurohej autostrada e Gjilanit dhe ajo Klinë-Gjakovë, që kanë filluar që 7 vjet,…
Qindra udhëtarë rezultojnë të zhdukur, përfshirë të paktën 291 turistë të huaj, pas një përmbytjeje të shpejtë në kufirin mes Nepalit dhe Tibetit. Zyra e Turizmit e Nepalit ka bërë të ditur se lista paraprake e personave të zhdukur përfshin më shumë se 100 turistë nga India, 12 nga Britania e Madhe dhe tre nga Amerika. Deri më tani janë konfirmuar të vdekur 17 persona. Ministri i Jashtëm i Nepalit, Shishir Khanak, ka thënë se një tërmet ka goditur zonën rreth orës 08:37 me kohën lokale, duke iu referuar informacioneve paraprake. Ai ka thënë se tërmeti ka shkaktuar një ortek,…
Nasim Haradinaj ka adresuar akuza të rënda ndaj kreut të OVL-UÇK Hysni Gucatit. Në “Frontal” të T7, ai ka thënë se Gucati ka “keqpërdorur fonde dhe këtë e kanë zbulaur shokët e tij”. Haradinaj thirrjen e një proteste nga Gucati e ndërlidhi me sipas tij “mbulimin e hajnisë”. “Dy ditë përpara është nxënë hajnia e kryatrit aty, e dinë ai. E dinë hajninë që ia kanë nxënë shokët, keqpërdorime të fondeve aq sa i kanë”, ka thënë ai.
