Autor: TV News
Deklarata e të dërguarit të SHBA-së për Misione të Posaçme, Richard Grenell, duke thënë se “bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Kurtit”, u shpërnda sot edhe nga djali i presidentit amerikan, Donald Trump. Grenell, ka përsëritur këtë të hënë kritikat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, i cili përmes një postimi në rrjetin social X, ka theksuar se “qeveria Kurti nuk ka qenë e besueshme gjatë mandatit të parë të Trump, as gjatë mandatit të Biden”. Gjithashtu, ai ka potencuar se “kompanitë amerikane po zgjerohen në Shqipëri dhe Serbi, por nuk po zgjerohen në Kosovë për shkak të Kurtit”.
Berat Rukiqi, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet ka thënë se partia e tij do ti fitoj zgjedhjet me 9 shkurt. Ai ka thënë se Albin Kurti nuk është në pozicionin përcaktues për krijimin e koalicioneve sepse zgjedhjet do ti fitoj LDK. “Lidhja Demokratike e Kosovës do ti fitoj zgjedhjet dhe do ta përcakton pastaj partnerin e koalicionit, kjo është shumë e qartë”, ka thënë Rukiqi në emisionin ‘Debat Plus’ në Dukagjin.
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qytetarët e Fushë Kosovës. Hamza u ka kërkuar atyre që të besojnë në programin e tij dhe të besojnë në Kosovën që mundet ma mirë. “Edhe Fushë Kosova e tha fjalën e saj për #MaMirë. Ne e kemi ekipin më të mirë. Ne e kemi planin më konkret për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve. Besoni në programin tonë. Besoni në Kosovën që mundet ma mirë. Unë e mbaj fjalën #MaMirë #PDK131”, ka shkruar Hamza në Facebook.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi pas tubimit madhështor të kësaj partie në Drenas ka falënderuar pjesëmarrësit për mobilizimin. Krasniqi është shprehur se ky bastion i pathyeshëm i PDK-së dëshmoi se është gati për fitore. “Drenasi, bastioni i pathyeshëm i PDK-së, edhe një herë e dëshmoi veten: Fuqishëm! Të bashkuar! Të gatshëm për fitore! Faleminderit nga zemra. Me Bedri Hamzën Kryeministër pas 9 shkurtit, #MaMirë do të jetë për të gjithë!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Anëtari republikan i Kongresit, Pete Sessions, një nga organizatorët e diskutimit i tha Zërit të Amerikës se është në interesin e Shteteve të Bashkuara që vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë të suksesshme dhe të pavarura, sidomos nga ndikimi i Rusisë. “Mendojmë se është e rëndësishme që miqtë tanë, miqtë e Amerikës të jenë së bashku. Anëtarët e Kongresit janë një pjesë e rëndësishme për të dërguar sinjalin e rëndësisë që ka rajoni për stabilitetin e kontinentit të Evropës, por edhe për interesat e Shteteve të Bashkuara”, tha zoti Sessions. Zoti Sessions tha se ligjvënësit si ai vetë, do t’ia…
Skuadra e Newcastle United e mirëpret sonte Arsenalin. Newcastle dhe Arsenal e luajnë ndeshjen e kthimit në gjysmëfinales së EFL Cup. Ndeshja e parë përfundoi në favor të Newcastle, të cilët triumfuan me rezultatin 2-0. Ky ballafaqim zhvillohet nga ora 21:00. Ja formacionet zyrtare: Newcastle United XI: Dubravka; Trippier, Schär, Botman, Burn, Hall; Guimaraes, Tonali; Murphy, Isak, Gordon. Arsenal XI: David Raya; Timber, Saliba, Gabriel, Lewis-Skelly; Partey, Rice, Odegaard; Martinelli, Havertz, Trossard. /GazetaBlic Sport
Raporti i pensionistëve me punonjësit aktivë në Shqipëri është aktualisht 1 me 1.19, çka përbën një nga treguesit më domethënës të situatës së vështirë në këtë fushë. Gjatë këtyre 10 vjetëve të reformës në pensione numri i kontribuesve u rrit me 50 për qind, ndërsa sistemi vuan nga boshllëqet e mospagimit të sigurimeve, nga puna në të zezë, nga papunësia periodike gjatë tranzicionit 1990-2013, si dhe pensionimi i parakohshëm i një morie punonjësish nga industritë e regjimit komunist. Drejtoresha e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Shiaoshing Ju, tha se ndryshimet në politikën e pensioneve do të ndikojnë në të gjtihë…
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur mbrëmjen e së mërkurës tubimin e madh në qytetin e Istogut. Gjatë fjalimit, Abdixhiku ka theksuar se janë vetëm 4 ditë larg fitores. “Në këtë kala të pamposhtur, në këtë shtëpi tonën, ja ku jemi sërish, në prag, mu në prag të fitores së madhe, për të marrë bekimin tuaj, për të marrë motivin tuaj, për të marrë mbështetjen tuaj, për t’i prirë Kosovës në katër vitet e ardhshme”, ka deklaruar Abdixhiku. “Sepse, siç e kemi shumë të qartë tashmë, kohërat dhe ndryshojnë, gjërat dhe lëvizin, akterët vijnë…
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza para mijëra qytetarëve dhe simpatizantëve në një tubim në Drenas është shprehur se sfidat janë të mëdha, por se vendosmëria e tyre është më e madhe se gjithçka tjetër. Hamza tutje u shpreh se do të forcojnë aleancën me SHBA-në dhe vendet e BE-së. “Historia jonë është histori e përpjekjeve të vazhdueshme për një jetë më të mirë. Ndërtuam autostrada, zhvilluam ekonominë, hapën vende pune dhe tani është koha të vazhdojmë përsëri të bashkuar. Edhe sot sfidat janë të mëdha, por vendosmëria jonë është më e madhe se gjithçka tjetër. Bashkë do të…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Uashington, takoi ndihmës sekretarin Amerikan të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit, Louis Bono. Siç ka njoftuar Zyra e Presidencës, takimi u fokusua në forcimin e partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në përputhje me objektivat e Administratës së Presidentit Trump, si dhe në avancimin e bashkëpunimit në fusha kyçe si mbrojtja dhe ekonomia. Gjatë takimit, Osmani riafirmoi përkushtimin e Republikës së Kosovës për të bashkëpunuar ngushtë me Shtetet e Bashkuara, duke thelluar marrëdhëniet bilaterale. Po ashtu, thuhet se presidentja Osmani theksoi rëndësinë e…
