Autor: TV News
Dy persona kanë pësuar lëndime trupore nga aksidenti i autobusit të kompanisë kosovare “Harea Travel”, i cili ka dalë jashtë rrugës në autostradën afër Donja Zdençinës në Kroaci. Sipas mediumit kroat “24sata.hr”, aksidenti ka ndodhur pasi shoferi humbi kontrollin e timonit. Në bord ndodheshin 26 pasagjerë, prej të cilëve përveç dy personave të tjerët nuk kanë pësuar lëndime. Policia e Zagrebit ka konfirmuar rastin përmes një komunikate për media se të gjithë pasagjerët kanë arritur të dalin nga autobusi përmes derës së shoferit dhe se situata është nën kontroll.
Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën në fshatin Studenicë të Istogut, ka arrestuar një të dyshuar për tentim vrasje. Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari pas një mosmarrëveshjeje e ka goditur me shufër hekuri në kokë. “Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe në vendit ngjarjes, aty është kuptuar se deri sa i dyshuari kishte shkuar te shtëpia e viktimës dhe pas një mosmarrëveshje që kishin, i dyshuari e godet viktimën në kokë me mjet të fortë (shufër hekuri), duke i shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në njoftim. Viktima thuhet se është dërguar me autoambulancë në spitalin rajonal në…
Më 6 shkurt 1999 filloi punimet Konferenca e Rambujesë në afërsi të Parisit, e cila synoi zgjidhjen e krizës në Kosovë. Iniciues të konferencës, e cila zgjati deri më 23 shkurt, ishte Grupi i Kontaktit, ndërsa ndërmjetës ishin Christopher Hill nga SHBA, Boris Maiorsky – Rusi dhe Wolfgang Petritsch – BE. Delegacioni i Kosovës kishte pranuar parimisht propozim-marrëveshjen për zgjidhjen e krizës në Kosovë, të cilën e kishte propozuar Grupi i Kontaktit. Delegacioni serb, sado që parimisht pranoi këtë propozim-marrëveshje, mbrojti qëndrimin që trupave të NATO-s të mos u lejohet kalimi nëpër Serbi dhe forcat ndërkombëtare në Kosovë të jenë…
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, urdhëroi ushtrinë të enjten të përgatisë një plan për të lejuar “largimin vullnetar” të banorëve nga Rripi i Gazës, njoftuan mediat izraelite raporton Reuters. Udhëzimi pasoi njoftimin tronditës të Presidentit të SHBA Donald Trump se Shtetet e Bashkuara planifikojnë të pushtojnë Gazën, të rivendosin palestinezët që jetojnë atje dhe ta transformojnë territorin në “Riviera e Lindjes së Mesme”. “Unë e mirëpres planin e guximshëm të Presidentit Trump, banorëve të Gazës duhet t’u lejohet liria të largohen dhe të emigrojnë, siç është norma në mbarë botën,” citoi Katz të thoshte Channel 12 i Izraelit. Kur…
Finalja e Kupës së Kosovës në basketboll pritet të dhurojë spektakël të madh të basketbollit. Trepça dhe Bashkimi pas një rrugëtimi jo të lehtë do të luftojnë për trofeun e çmuar të basketbollit të Kosovës. Mitrovicasit synojnë të fitojnë Kupën për herë të katërt radhazi, derisa prizrenasit për herë të parë pas vitit 2001. Ndeshja do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, më 12 shkurt, nga ora 19:00. Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) është duke bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme, që kjo finale të jetë spektakël i basketbollit. FBK po ashtu është duke bashkëpunuar…
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, të enjten mban tubim me qytetarët e Komunës së Prizrenit. Tubimi do të mbahet te Sheshi i dëshmorëve “Ismet Jashari” në ora 17:00. Ndryshe, edhe pak ditë kanë mbetur nga dita e zgjedhjeve e cila është me 9 shkurt.
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku sot do të zhvillojë aktivitetet e radhës në kuadër të fushatës zgjedhore. Tubimin qendror elektoral pritet ta mbajë në Gjilan, në orën 18:00 në Bulevardi “Ibrahim Rugova”, sheshi “Rexhep Mala e Nuhi Berisha”. Ndërsa, nga ora 20:00 do të ketë edhe një takim me banorët e fshatit Pozheran të Vitisë.
Kandidatja për deputete nga LDK, Doarsa Kica-Xhelili, ka akuzuar Qeverinë Kurti për mbrojtje të korrupsionit dhe për fshehje të akuzave ndaj zyrtarëve të lartë. Ajo ka thënë se kryeministri Albin Kurti dhe kabineti i tij mbështesin individë të përfshirë në skandale korruptive, duke përmendur mbrojtjen që ai u ka bërë Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt në Kuvend. “Ky kryeministër mbron ata që janë të përfshirë në korrupsion. Nagip Krasniqi mbrohej për kontratat njëburimorë, Martin Berishaj për akuzat për vepra penale, dhe Rozeta Hajdari për çështjen e rezervave shtetërore”, ka deklaruar Kica-Xhelili në Debat Plus. Ajo e konsideroi këtë si një…
Kryeministri francez, Francois Bayrou, i mbijetoi të mërkurën votës së mosbesimit në parlament, duke hapur rrugën për miratimin e buxhetit tejet të vonuar të vitit 2025, që konsiderohet si çelësi për uljen e borxheve që kanë pllakosur Francën. Dy mocionet e mosbesimit ishin kërkuar nga e majta e skajshme, pavarësisht se e djathta e skajshme, Bashkimi Kombëtar dhe socialistët e qendrës së majtë ishin shprehur kundër. 128 ligjvënës votuan pro mocionit të parë dhe 122 për mocionin e dytë, shumë më pak nga 289 votat e nevojshme që vota e mosbesimit të ketë sukses. Ligjvënësit e së majtës së skajshme…
Skuadra e Milanit ka shënuar golin e tretë ndaj Romës. Golin e tretë për Milanin e ka shënuar Joao Felix, shkruan GazetaBlic Sport. Felix realizoi pas asistimit të Gimenez në minutën e 74’të të ndeshjes. Rezultati aktual i takimit është 3-1. Ja goli: VIDEO
