Autor: TV News

Presidenti amerikan, Donald Trump të martën tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, zgjati vendimin për pezullimin e ndihmës fianciare për Agjencinë e OKB-së për Refugjatët Palestinezë dhe urdhëroi një rishikim të rolit amerikan në UNESCO. “Ka një potencial të madh dhe bazuar në potencialin, ne do të vazhdojmë angazhimin tonë, por ata duhet të bashkohen”, tha Presidenti Trump për gazetarët. “Nuk është duke u udhëhequr mirë. Ata nuk po e bëjnë punën”. “Shumë nga këto konflikte për të cilat po punojmë duhet të zgjidhen, ose të paktën ne duhet të kemi një ndihmë…

Read More

Scamacca dhe Scalvini do të duhet t’i nënshtrohen operacioneve për të trajtuar lëndimet e tyre përkatëse, që do të thotë se Atalanta do t’i humbasë për pjesën tjetër të sezonit. Të dy kanë pësuar lëndime të rënda dhe pritet të mungojnë në pjesën e mbetur të sezonit, shkruan GazetaBlic Sport. Edhe pse mbrojtësi u rikthye në fushë në nëntor pasi bëri një rikuperim çuditërisht të shpejtë, së fundmi ai ka pësuar dy lëndime në shpatull në harkun e disa javëve, nga të cilat kjo e fundit do ta detyrojë t’i nënshtrohet një operacioni. Nga ana tjetër, sulmuesi luajti pesë minutat…

Read More

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për nga dy muaj të tjerë (secilit veç e veç) Korab Gashit, Valdrin Ademit, Robert Llumnicës, Salih Sekiraqës dhe Fatos Abazit, të dyshuar për rastin e vrasjes së Premtim Gashit, më 1 shtator në lagjen Aktash në Prishtinë. Lajmin për e ka konfirmuar zëdhënësja për informim e kësaj Gjykate, Mirlinda Gashi. “Ju njoftojmë se me datë 31.01.2025 Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurve K.G, V.A, R.Ll…

Read More

Në Podujevë është gjetur një veturë e djegur me mbetje kockore të njeriut. Prokuroria Themelore në Prishtinë ka angazhuar ekspertizë mjeko-ligjore dhe është duke hetuar rastin për të zbardhur ngjarjen, pa dhënë ende informacione të tjera të detajuara. “Me datë 04.02.2025 prokurori kujdestar është informuar nga Stacioni Policor në Podujevë për gjetjen e një veture të djegur dhe me rastin e ekzaminimit ka rezultuar se brenda saj ka prezencë të mbetjeve kockore, me ç’rast prokurori i shtetit ka angazhuar ekspertin antropolog mjeko-ligjor, i cili ka konstatuar se këto mbetje janë të njeriut. Më pas, prokurori i shtetit ka autorizuar dhe…

Read More

Policia e Kosovës ka arrestuar një person për komprometimin e mbi 300 mijë kartelave bankare. I dyshuari hyri pa autorizim në një bankë të BE-së dhe përpiqej të shiste të dhënat. Katër kompjuterë dhe dokumente u sekuestruan gjatë operacionit. Siç njofton Policia hetimet vazhdojnë në bashkëpunim ndërkombëtar. “Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit të Republikës së Kosovës dhe autoritetet e një shteti të BE-së, ka zhvilluar një operacion të suksesshëm hetimor në Prishtinë dhe Ferizaj. Pas një hetimi disa mujor, është arrestuar një person i dyshuar për hyrje të paautorizuar kompjuterike në një bankë të një shteti…

Read More

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të martën, pas një operacioni që ka çuar në sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme lënde narkotike dhe sendeve të tjera ilegale. Sipas njoftimit të Policisë, gjatë kontrollit në veturë, shtëpi dhe objekte përcjellëse, janë gjetur dhe konfiskuar lëndë narkotike të llojeve të ndryshme, përfshirë kokainë, ekstazi, marihuanë dhe një substancë të panjohur. Në total, janë sekuestruar 227.33 gramë kokainë, 70.98 gramë ekstazi, 2087.11 gramë marihuanë, 297.32 gramë substancë narkotike të panjohur, një veturë, dy peshore elektronike, tre telefona celularë, një fishek, një kamerë, disa dokumente identifikuese të personave të ndryshëm dhe 380…

Read More

Gjykata Supreme e Kosovës ka rrëzuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili kishte dënuar koalicionin “Lista për Familje” me një gjobë prej shtatë mijë eurosh. “Turp është mu martu burri me burrë”, Bytyqi nga Lista për Familjen tregon pse po dënohen nga PZAP-ja Gjobën koalicioni e kishte marrë për përdorimin e gjuhës gjatë fushatës zgjedhore, përfshirë fraza të tilla si “turp ju qofte” dhe komente të tjera që PZAP-i e kishte konsideruar si të papërshtatshme. Asdren Bytyqi, kandidat për deputet nga ky koalicion, e ka cilësuar vendimin e Gjykatës Supreme si një fitore të madhe.…

Read More

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, u ka bërë thirrje “të gjithëve” për proces të qetë zgjedhor, derisa ka ftuar qytetarët të dalin në votime ditën e zgjedhjeve më 9 shkurt 2025, raporton Ekonomia Online. Ftesë të njëjtë ka pasur edhe për votuesit jashtë Kosovës, të cilët do të votojnë në përfaqësi diplomatike, një ditë më herët, më 8 shkurt 2025. Ai i bëri këto deklarata nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) ku u organizua ceremonia e pranimit të serverëve dhe pajisjeve përcjellëse për këtë qendër, si donacion i Qeverisë së Gjermanisë përmes OSBE-së. Sipas tij, ky…

Read More

Piloti britanik, Lewis Hamilton, ka bërë një dhuratë për ish-kolegët e tij te Mercedesi pas 12 vjetësh që kaloi te skuderia gjermane. 40-vjeçari fitoi gjashtë kampionate me Mercedesin dhe ndihmoi në transformimin e tij në një nga ekipet më të mëdha në sport. Ai u largua për te Ferrari në fund të sezonit 2024 pasi kishte nënshkruar një marrëveshje 50 milionë eurosh në vit me konstruktorin italian. Hamilton porositi një vepër arti të veçantë për të 3000 ish-kolegët e tij. Ai organizoi që artisti i njohur i motorsportit Paul Oz të krijonte një pikturë që përshkruan makinën e tij në…

Read More