Autor: TV News
Në Nyon të Zvicrës, është tërhequr shorti për 1/8 e finales së Europa League. Këto janë të gjitha çiftet që do të përballen: Bodø/Glimt vs OlympiacosFenerbahçe vs RangersAjax vs Eintracht FrankfurtFCSB vs LyonAZ Alkmaar vs TottenhamReal Sociedad vs Man UtdViktoria Plzen vs LazioRoma vs Athletic Club /GazetaBlic Sport/
Ka përfunduar ndeshja mes Ballkanit dhe Feronikelit. Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 1 me 1, shkruan GazetaBlic Sport. Hasan Hyseni realizoi golin për epërsinë e skuadrës mysafire, por që Walid Hamidi barazoi shifrat dhe vendosi epilogun përfundimtar të ndeshjes. Ballkani mbetet i dyti në tabelë me 37 pikë, ndërsa Feronikeli i fundit me vetëm 11 pikë. /GazetaBlic Sport/
Mijëra persona u mblodhën në Bratisllavë dhe qytete të tjera të Sllovakisë dhe bënë thirrje që kryeministri Robert Fico, të japë dorëheqje. Protestuesit u zotuan se do të vazhdojnë demonstratat kundër politikës së jashtme të kryeministrit, që kritikët thonë se po e afron shtetin me Rusinë. Protesta në Sllovaki janë mbajtur çdo dy javë që nga fillimi i janarit, pasi në dhjetor Fico u takua me presidentin rus, Vladimir Putin, në Moskë. Vizita e Ficos në Moskë ishte një vizitë e rrallë e zhvilluar nga një anëtar i Bashkimit Evropian, që kur Moska nisi pushtimin e Ukrainës tre vjet më…
Ushtria izraelite konfirmon vrasjen brutale të fëmijëve Ariel dhe Kfir Bibas nga terroristët në Gaza
Forca e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) ka konfirmuar se dy fëmijët Ariel dhe Kfir Bibas, të cilët u morën peng në Gaza më 7 tetor 2023, u vranë brutalisht nga terroristët e Hamasit. Ariel, katër vjeç, dhe Kfir, vetëm 10 muajsh, ishin ndarë nga nëna e tyre Shiri, e cila gjithashtu u mor peng gjatë asaj periudhe. Sipas IDF, këto fëmijë të pafajshëm nuk humbën jetën nga një sulm ajror, siç kishte pretenduar Hamasin, por u vranë në mënyrë brutale nga terroristët që i mbajtën të robërua. IDF ka ndarë gjetjet e saj me partnerët ndërkombëtarë për verifikim të pavarur.…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se të premten në mbrëmje është përmbyllur procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimit të votave të subjekteve politike. Ky proces u zhvillua në 38 Qendrat Komunale të Numërimit (QKN), duke ofruar transparencë të plotë përmes prezantimit të drejtpërdrejtë të punës së ekipeve të numërimit dhe digjitalizimit të formularëve të rezultateve. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se të premtën në mbrëmje, më 21 shkurt 2025, është përmbyllur procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimit të votave të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime…
Në një intervistë në emisionin Debat Plus, Shpresim Uka, ish-i dënuar në rastin “Bllaca”, ka treguar një ngjarje që lidhet me ish-prokurorin e njohur të EULEX-it, Maurizio Salustro. Uka ka treguar për një takim të Salustros dhe ish-gjyqtarit të EULEX-it, Francesco Flori me një mik të tij. Në atë takim, Salustro, sipas tij, kishte kërkuar 500 mijë euro për të siguruar lirimin e tij nga burgu. “Është një mundësi, 10 mijë euro është një vit, i dënimit. Ata kanë me u dënu 54 vjet. 1 muaj e gjysmë përpara Salustro e di saktë se sa do të dënohemi ne. 54…
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka reaguar për shortin e Champions League, atje ku do të përballet me skuadrën e Benficas. “Është një lojë e vështirë. Ata po luajnë mirë dhe ne tashmë e kemi parë këtë”, ka thënë trajneri i Blaugranas , i pyetur për këtë çështje në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Las Palmas. “Në këtë raund të Champions League nuk ka kundërshtar të lehtë. Do të jetë një ndeshje e vështirë”, theksoi ai. Ndeshja e parë do të zhvillohet më 4 mars në Lisbonë, kurse ndeshja kthyese më 11 mars në Spanjë. /GazetaBlic Sport/
Ish-i dënuari në rastin “Bllaca”, Shpresim Uka, i cili është dënuar edhe në rastin “Toka”, ka mohuar akuzat ndaj Azem Sylës për përfshirje në shitblerjen e tokave nga serbët. Sipas Ukës, qëllimi i këtyre akuzave ka qenë diskreditimi i Azem Sylës për shkak të rolit të tij si ish-komandant i përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). “Më thënë për Azem Sylën se ka shit dhe ka ble toka prej serbëve, është njëjtë sikur më të thënë ty qetash se e kam pa Papën tu u fal në xhami të Çarshisë në ora 12. Njëjtë është. Nëse mundesh me pa…
Shpresim Uka, ish i dënuar në rastin “Bllaca” ka folur lidhur për marrëdhënien e tij me Nazim Bllacën dhe lidhjet që ky i fundit kishte me shërbimin sekret sekret. Uka tregon se ka njohur Bllacën pasluftës teksa ka shtuar se ky i fundit kishte probleme të mëdha financiare dhe kishte borxhe të shumta. “Nazim Bllacën e kam njohur pasluftës, në fund të vitit 2002 ose në fillim të vitit 2003. Për herë të parë e kam takuar. Dhe e kam njohur dhe e kam takuar disa herë derisa, ka ikur prej probleme të veta, ka shkuar në Serbia ka qëndruar.…
Objekti në pronën e Liridon Tërshanit për të cilën kishte raportuar televizioni ditë më parë, nuk ishte në listën e pronave për rrëzimin e të cilave, AKP kishte dhënë miratim. E kjo ngase nga Komuna e Lipjanit, objekti nuk ishte përfshirë në listë. Por nga AKP, kanë deklaruar se kishte një dakordim me Komunën për rrëzimin e objekteve që paraqisnin rrezik. “Objekti në fjalë nuk ndodhet në ngastrën kadastrale për te cilën është nxjerrë vendimi i BD të AKP-së për aprovimin e rrënimit të objekteve me rrezikshmëri të lartë. Megjithatë, në takimet me zyrtaret komunal ne jemi dakorduar që për…
