Autor: TV News
“Është në nderim tim të ndihmoj një Qeveri të opozitës, asesi me Vetëvendosjen, pra me z. Kurti.” Ky ishte qëndrimi i Haradinajt një ditë pas zgjedhjeve, ndërsa partneri i koalicionit mbrëmë në Debat Plus shfaqi ambicie tjera. “Unë jam i gatshëm me i ndihmu kryeministrit tem që i shërben vendit, (Pyetje: kushdo që është ai), qysh jo, unë jam i gatshëm, me i ndihmu kryeministrit nëse kërkon ndihmën time në shërbim të vendit, gjithë. (Pyetje: Edhe nëse është Albin Kurti) Për këto tema nacionale, për temat që po flas unë gjithë”, ka thënë Limaj. Gatishmëria e Limajt për bashkëpunim me…
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka realizuar një takim me kryeparlamentarin Glauk Konjufca të premten, ku diskutuan mbi zhvillimet e fundit politike. Në një postim në rrjetet sociale, Hargreaves theksoi se një nga temat kryesore të bisedës ishte rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme dhe domosdoshmëria e formimit të një qeverie në kohë të duhur. “Kemi folur për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare dhe rëndësinë e formimit të qeverisë me kohë. Po ashtu kemi diskutuar se si mund të bëhet përparim në përfaqësimin e komuniteteve joshumicë, përfshirë serbët e Kosovës, në ekonominë dhe institucionet e Kosovës”, ka shkruar…
Myrto Uzuni ka nisur tashmë aventurën e tij në Amerikë. Sulmuesi i Kombëtares do të jetë pjesë e MLS, ku ka firmosur dei në vitin 2027 me Austin, me të drejtë rinovimi edhe për një vit tjetër. Amerikat e belenë nga Granada për 12 milionë euro, me Uzunin që bëhet transferimi më i shtrenjtë i Austin. Këto të fundit i kanë dhënë edhe numrin 10-të, duke i besuar kështu ekipin. Shqiptari u është përgjigjur një sërë pyetjes të gazetarëve, duke treguar objektivin, kalimin në Amerikë dhe sa e njeh këtë kampionat. Ndër të tjera “betohet” se në Amerikë nuk ka…
Nëse keni probleme me gjumin, mund të jetë si shkak i një ushqimi të cilin mund ta keni ngrënë para gjumit, që përmban kafeinë. Kafeina është një stimulues që gjendet në kafe, çaj dhe pije energjike, i njohur për aftësinë e saj për të na mbajtur vigjilentë duke stimuluar trurin dhe sistemin nervor. Autoritetet shëndetësore britanike rekomandojnë shmangien e stimuluesve të tillë të paktën dy orë para gjumit për shkak të efekteve të tyre që nxisin zgjimin. Megjithatë, pasi kafeina mund të qëndrojë në trup deri në pesë orë, mund të jetë e mençur ta shmangni atë shumë përpara se…
Një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian theksoi rëndësinë e angazhimit aktiv dhe të drejtë në tregti gjatë një takim prej katër orësh me zyrtarët e administratës së Presidentit Trump, me shpresën për të shmangur një konflikt të mundshëm tregtar. “Objektivi kryesor, siç na u prezantua dje nga partnerët tanë amerikanë, është reciprociteti”, tha për median të enjten Maros Sefcovic, komisioneri evropian për tregtinë dhe sigurinë ekonomike. Zoti Sefcovic u takua të mërkurën me Sekretarin e Tregtisë Howard Lutnick, Drejtorin e Këshillit Ekonomik Kombëtar të Shtëpisë së Bardhë Kevin Hassett dhe Jamieson Greer, i emëruari i Presidentit Donald Trump si…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përditësuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve. Pas verifikimit të 96.05% të votave, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka siguruar 40.90% të votave, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) 22.29%, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 17.42% dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) 7.42%. Në bazë të këtyre përditësimeve, LVV do të ketë 47 deputetë, PDK-ja 25, LDK-ja 20 dhe AAK-Nisma 8 (5 AAK, 3 Nisma). Avokati Shkëlzen Sopjani vlerëson se vetëm LVV dhe LDK nuk kanë përjashtuar një koalicion mes tyre, me LDK-në që ka lënë të kuptohet se mund të pranojë një qeveri me Vetëvendosjen nëse i…
Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski, ka njoftuar se në prill të këtij viti do të fillojë funksionimi i sistemit të kontrollit të përbashkët kufitar, i njohur si “One Stop Shop”, në pikën e Bllacës, që lidh Maqedoninë e Veriut me Kosovën. Sipas Toshkovskit, ky sistem do të thjeshtojë procedurat kufitare, duke lejuar që qytetarët e të dyja vendeve të kontrollohen nga një polic i vetëm doganor, duke reduktuar “kohën e pritjes dhe duke lehtësuar kalimin e kufirit mes dy shteteve”. “Në kuadër të një platforme të përbashkët ‘cloud’, të dhënat ndahen mes dy ministrive…
Dy të dyshuar janë arrestuar gjatë ditës së enjte në kryeqytet. Sipas raportit 24 orësh të policisë në veturën dhe banesën e tyre u gjetën dhe u sekuestruan 8.8 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, 112.9 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një peshore elektronike, disa qese për shpërndarje të narkotikëve, dhe 3705 euro para të gatshme. Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit njëri prej të dyshuarve është liruar ndërsa i dyshuari tjetër është dërguar në mbajtje. “Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, për shkak se gjatë kontrollit në veturën e tyre dhe…
Shefi i diplomacisë amerikane, Marko Rubio, deklaroi në lidhje me bisedimet mes SHBA-së dhe Rusisë se qëllimi kryesor i Uashingtonit është të verifikojë nëse Moska është “serioze” për mundësinë e përfundimit të luftës në Ukrainë. “Ende nuk mund t’i përgjigjem pyetjes nëse ata janë seriozë për paqen”, tha Sekretari amerikan i Shtetit për gazetaren Catherine Herridge në një intervistë të transmetuar mbrëmë në rrjetin social X. Rubio u takua me delegacionin rus, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, më herët këtë javë në Arabinë Saudite. Shefi i diplomacisë amerikane hodhi poshtë idenë e fillimit të…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka pasur një javë me plotë takime me ambasadorë të shteteve mike të Kosovës. Pas tërë këtyre takimeve, Abdixhiku ka thënë se respektojnë vullnetin e qytetarëve të dhënë në zgjedhjet e 9 shkurtit. “Gjatë kësaj jave, prita në takim ambasadorët e SHBA-ve, Britanisë së Madhe, Bashkimit Evropian, Francës e Italisë. Me të gjithë, diskutuam mbi procesin zgjedhor, rezultatet e deritanishme, e domosdoshmërinë për pritjen e numërimit të secilës votë, përfshirë dhe ato të mërgatës”.“Siç kam deklaruar në vazhdimësi, LDK e respekton vullnetin qytetar në plotni. As nuk dëshiron e as nuk pretendon…
