Autor: TV News

Një takim i dytë ndërmjet përfaqësuesve të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është planifikuar të mbahet në dy javët e ardhshme, shkruan BBC. Moska dhe Washingtoni mbajtën bisedimet e para në lidhje me luftën gati trivjeçare në Ukrainë të martën në Riad të Arabisë Saudite, me qëllim të normalizimit të raporteve dhe pajtimit mbi hapat e radhës për t’i dhënë fund luftës. Takimi do të mbahet në vend neutral dhe se lokacioni specifik ka mbetur akoma për t’u vendosur. Kremlini zyrtar ka deklaruar këtë javë se një takim direkt midis presidentit rus, Vladimir Putin, dhe presidentit amerikan, Donald…

Read More

Nga një shkurti hyri në fuqi vendimi për unifikim të çmimit të barnave, megjithatë qytetarët po konsiderojnë se vendimi nuk po zbatohet, pasi po hasin në çmime të ndryshme për barna të njëjta. Nga një shkurti hyri në fuqi vendimi për unifikim të çmimit të barnave, megjithatë qytetarët po konsiderojnë se vendimi nuk po zbatohet, pasi po hasin në çmime të ndryshme për barna të njëjta. E lista zyrtare e çmimit të barnave e miratuar nga Ministria e Shëndetësisë, e cila hyri në fuqi në fillim të këtij muaji, po kundërshtohet nga Oda e Farmacistëve të Kosovës si dhe Shoqata…

Read More

Organizoi sulm terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator të 2023, por vazhdon të bëjë jetë luksoze e trajtohet si hero. Është ky kreyeterroristi Millan Radoiçiq që jeton në mes të Beogradit, afër stadiumit të klubit futbollistik nga Beogradi ‘Crvena Zvezda’. Pak media serbe guxojnë të merren me të, megjithatë të premtën e 21 shkurtit një portal serb, “Radar”, ka pubkikuar një artikull në të cilin raporton se si qeveria e Serbisë gjoja po lufton korrupsionin, e Radoiçiq po zgjeron perandorinë e tij.Por çka bëri Radoiçiq që ta lë vetën të pa prekur…? Ai pasurinë raportohet ta ketë transferuar…

Read More

Me certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit, proces i cili ende nuk dihet se kur do të ndodhë, do t’i hapet rrugë konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe krijimit të Qeverisë së re. E fundi i muajit mars po konsiderohet si një afat kohor, i cili do ta gjej Kosovën me institucione të reja. Procedurat e mëtutjeshme për konstituimin e Kuvendit të Kosovës i ka shpjeguar për KosovaPress, hulumtuesi në Instituti e Kosovës për Drejtësi (IKD), Naim Jakaj. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani brenda 30 ditëve duhet të thërrasë mbledhjen konstituive të Kuvendit të Kosovës, pas certifikimit të…

Read More

Sot në Nyon të Zvicrës po bëhet tërheqja e shortit për fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve. Çiftet e dalura nga shorti i ditës së sotme: Club Brugge – Aston VillaDortmund – LilleReal Madrid – Atletico MadridBayern Munich – LeverkusenPSV – ArsenalFeyenoord – InterPSG – LiverpoolBenfica – Barcelona /GazetaBlic Sport/     

Read More

UBT ka arritur një tjetër sukses të rëndësishëm duke u autorizuar për certifikimet ndërkombëtare CELI (Certificati di Conoscenza della Lingua Italiana) për gjuhën italiane. UBT është institucioni i parë dhe i vetmi në vend që tani do të ofrojë këtë mundësi për studentët, profesionistët dhe të gjithë ata që dëshirojnë të certifikojnë aftësitë e tyre në gjuhën italiane. Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, tha se ky hap ndihmon shumë studentët dhe profesionistët e tjerë që dëshirojnë të mësojnë gjuhën italiane dhe të certifikojnë kompetencat e tyre gjuhësore, të cilat mund t’i përdorin për studime apo për të qenë…

Read More

Policia e Kosoves ka njoftuar se një vjedhje e rëndë ka ndodhur të premten mbrëma në fshatin Llapnasellë të Graçanicës.  Në raportin ditor bëhet e ditur se një person ka raportuar se nga shtëpia e tij i kanë vjedhur 20,000 euro dhe një revole.  “Ankuesi mashkull  kosovar, ka njoftuar se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur 20.000 euro para kesh dhe një revole me leje të llojit. Njësitet përkatëse kanë dalë në vend ngjarje. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Read More

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tanimë ka përmbyllur procesin e numërimit të votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimit të votave të subjekteve politike, ndërsa mbeten për t’u numëruar votat e diasporës, ato me kusht dhe të personave me aftësi të veçanta. Në gjithë këtë proces, KosovaPress ka shikuar listat e kandidatëve për deputetë të subjekteve më të mëdha shqiptare, duke përzgjedhur në secilën parti nga pesë kandidatët që morën më së paku besimin e qytetarëve. Në listën e koalicionit Lëvizja Vetëvendosje, Guxo dhe Alternativa, pesë më pakë të votuarit ishin Sibora Kadriu që mori 5453 vota, Gegë Lleshi me 4966…

Read More

Të shtunën pritet të lirohen gjashtë pengje nga Hamasi ndërsa vazhdon të zbatohet faza e parë e marrëveshjes së armëpushimit mes grupit të armatosur palestinez dhe Izraelit. Avera Mengistu dhe Hiashm al-Sayed janë dy emrat që Hamasi ka përmendur se do jenë në mesin e të liruarve. Ata ishin kapur në vitin 2014 dhe 2015 pasi kishin kaluar Gazën. Izraeli nga ana tjetër ka thënë se do të lirojë të gjitha gratë dhe ata nën moshën 19 vjeç të arrestuar që nga tetori i kaluar. Armëpushimi zyrtarisht filloi më 19 janar dhe shënoi fazën e parë gjashtëjavore ku u liruan…

Read More

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Bekim Brestovci, ka deklaruar se nga ana e ndërmarrjes “Pastrimi” po kërkojnë “vetëm pastrimin” e kryeqytetit dhe që të ofrohen shërbime cilësore për qytetarët. Brestovci ka shprehur shqetësimin për pasivitetin e ndërmarrjes “Pastrimi”, e cila sipas tij, shërbimin nuk është duke e ofruar në masën e duhur. “Ne po kërkojmë pastërtinë e qytetit, ndërmarrja publike pastrimi është e vetmja për momentin e cila ofron këtë shërbim për qytetarët, dhe në masë të duhur nuk po mbërrin assesi ta ofrojnë shërbimin për të cilën ajo tani më është e kontraktuar. Kjo ka qenë…

Read More