Autor: TV News
Të dënuarit për pengim të drejtësisë dhe frikësim të dëshmitarëve, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë liruar me kusht me urdhër të kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, Ekaterina Trendafilova. Vendimi është marrë më 19 shkurt dhe lirimi u mundësua me 21 shkurt me kushte të përcaktuara të cilat do mbesin në fuqi deri në përfundimin dënimeve të dhëna nga Trupi gjykues. “Kryetarja konstatoi se, megjithëse veprat penale për të cilat z. Januzi dhe z. Bahtijari u shpallën fajtorë janë padyshim të rënda, duke pasur parasysh pasojat që ka frikësimi i dëshmitarëve për administrimin e drejtësisë,…
Trajneri i Atleico Madrid, Diego Simeone ka komentuar super përballjen ndaj Real Madrid në Ligën e Kampionëve. Simeon e ka komentuar shkurt këtë takim, por ka paralajmëruar se do të jetë një ndeshje fantastike, shkruan GazetaBlic Sport “Unë do të përgjigjem vetëm shkurt për këtë: është një ndeshje e madhe dhe ne jemi të përgatitur”, tha Simeone. 🚨 Question: “You face Real Madrid two more times this season, this time in the Champions League. How are you feeling?” Diego Simeone: “I understand why you focus on it, so I’ll answer only one question about this: it’s a big match, and…
12 civilë u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën gjatë ditës së kaluar në sulmet ruse, sipas zyrtarëve ukrainas. Dhjetëra shtëpi u dëmtuan dhe infrastruktura u godit në rajonet Donetsk, Kherson, Nikopol dhe Zaporizhzhia, thonë zyrtarët lokalë, shkruan BBC përcjell Dukagjini. Rreth 183 persona u evakuuan nga Donetsk, tha kreu rajonal Vadym Filashkin në një postim në Telegram. Sulmet ruse goditën gjithashtu objektet e infrastrukturës dhe linjat e energjisë elektrike në rajonet e Kievit dhe Potlavës, por asnjë civil nuk u lëndua, thonë autoritetet. Forcat Ajrore të Ukrainës thonë se kanë rrëzuar 87 nga 160 dronë rusë të lëshuar…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ) ka përditësuar të dhënat e saj, derisa tani del se përqindja tek partitë politike ka ndryshuar. Sipas të dhënave të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje(LVV) në përditësimin e djeshëm pati 40.80 për qind të votave, ose 342 mijë e 281 vota gjithsej, ndërsa në përditësimin e sotëm LVV-ja del me 342 mijë e 254 vota, një rënie e lehtë e tyre. Partia Demokratike e Kosovës(PDK) nga 22.03 për qind tani është rritur në 22.05 për qind, apo nga 184 mijë e 811 në 184 mijë e 936 vota. Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) u rrit në 17.64 për qind…
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha ka reaguar pas deklarimit të kryetarit të Nisma-s, Fatmir Limaj se nuk ka vija të kuqe për Lëvizjen Vetëvendosje dhe duke u shprehur hapur për një koalicion të mundshëm. Në lidhje me këtë, Bekë Berisha pati një reagim mjaftë të ashpër. “Komunikatë 001. Zuzarë të dashur të vendit tim. Nenshtrimin për interesa të ngushta. Mos na e shitni si vlerë kombëtare!”, ka shkruar Berisha në Facebook. Në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, lideri i Nismës, Fatmir Limaj doli hapur duke shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me…
Senati amerikan konfirmoi të enjten Kash Patel në postin e drejtorit të FBI-së, duke e vënë atë në krye të agjencisë federale të zbatimit të ligjit, pavarësisht dyshimeve të ligjvënësve demokratë lidhur me kualifikimin e tij. “Nuk mund të imagjinoj një zgjedhje më të keqe”, tha ligjvënësi demokrat Dick Durbin para votimit 51-49 në Senatin e kontrolluar nga republikanët. Senatoret Susan Collins e shtetit Maine dhe Lisa Murkowski e Alaskës, ishin republikanët e vetëm që votuan kundër të emëruarit të Presidentit Trump për postin e drejtorit të Byrosë Federale të Hetimeve. Një përkrahës i zjarrtë i republikanit Trump, zoti Patel…
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar një ditë pas deklaratës së partnerit të koalicionit, Fatmir Limaj njëherit kryetar i Nisma-së. “E keqja ka emër – Albin Kurti”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. Në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, lideri i Nismës, Fatmir Limaj doli hapur duke shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe çdo qeveri të ardhshme, nëse ky bashkëpunim është në interes të Kosovës.
Policia e Kosovës me leje për kontroll nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës në dy qendra ilegale në Zubin Potok ka realizuar bastisje nën dyshimin e bazuar se zyrtarë të këtyre qendrave kane thirre qytetar të ndryshëm në telefon dhe nën formën e kërcënimit i kanë detyrua apo udhëzuar se si të votojnë duke i kushtëzuar ndihmat sociale me votën e tyre në favor të një partie të caktuar politike e cila ishte në garë për zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Pas kontrollit të dy qendrat ilegale janë mbyllur. Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar Zëvëndësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut,…
Jo vetëm Juventusi. Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, Fabio Capello analizoi gjithashtu dështimet e Milanit dhe Atalantës në Ligën e Kampionëve. Të tria këto skuadra italiane u eliminuan në “play off”-in e këtij kompeticioni. Vetëm Interi e mban lart “flamurin” e Serie A në Champions për edicionin në vazhdim. Këto ishin fjalët e tij për eliminimin e kuqezinjve dhe bergamaskëve: “Ibrahimovic kishte të drejtë, Milani bëri vetëvrasje me atë çmenduri të Theo Hernandez, por më lejoni të shtoj se edhe me një lojtar më pak, Conceição mund ta kishte lexuar më mirë ndeshjen. Unë, për shembull, nuk do…
Në orët e hershme të së enjtes, në Podujevë një objekt u përfshi nga zjarri. Sipas policisë, ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin. “Raportohet se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një auto-servis. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
