Autor: TV News

Rreth 370 fëmijë palestinezë vijojnë të jenë të burgosur në qendrat izraelite të paraburgimit, sipas një raporti të ri të Qendrës Palestineze për Avokatinë e të Burgosurve. “Që nga fillimi i gushtit 2026, rreth 370 fëmijë palestinezë mbaheshin në burgjet izraelite, shumica e tyre në burgjet Megiddo dhe Ofer, mes më shumë se 9 mijë e 400 të burgosurve dhe të ndaluarve palestinezë, sipas të dhënave të përpiluara nga Qendra Palestineze për Avokatinë e të Burgosurve”, thuhet në raport. Raporti shton se ndalimi i fëmijëve palestinezë në burgjet izraelite nuk është më një rast i jashtëzakonshëm apo i kufizuar në…

Read More

Më 7 shtator, në Gjykatën Themelore në Prishtinë do të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar ndaj Fatmir Shehollit, i akuzuar për spiunazh. Nga kjo gjykatë thanë për Radion Evropa e Lirë se seanca do të nisë në orën 09:30 dhe do të jetë e hapur për publikun. Njoftimi për nisjen e gjykimit ndaj Shehollit vjen disa ditë pasi ndaj tij, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë për dy vepra penale, spiunazh dhe shantazh. Sheholli akuzohet se ka bashkëpunuar me Agjencinë e Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë (BIA), dhe për veprën tjetër penale, akuzohet se e ka shantazhuar një person për…

Read More

Reagimet lidhur me vdekjen e Ratko Mlladiq, i dënuar me burgim të përjetshëm për krime lufte, variojnë nga kujtimi i viktimave të tij dhe mesazhet se vdekja nuk i fshin krimet, e deri te madhërimi i figurës së tij. Ish-komandanti i ushtrisë serbe të Bosnjës, Mlladiq, ishte dënuar për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit të kryera gjatë luftës në Bosnje më 1992-95 nga një gjykatë ndërkombëtare. Ai vdiq në moshën 84-vjeçare. “Ratko Mlladiqi ka lënë pas një barrë të madhe për brezat e popujve nga të cilët vjen”, tha për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, Shehida Abdurahmanoviq,…

Read More

Qeveria në detyrë e Kosovës po përballet me kritika për gjoja tejkalim kompetencash në lidhje me një varg vendimesh që i mori së voni, ndërsa ndaj pjesëtarëve të saj u dorëzuan kallëzime penale për mbajtjen e funksioneve të dyfishta. Pasi një aktgjykim i vitit të kaluar i Gjykatës Supreme e cilësoi të kundërligjshëm ushtrimin e dy funksioneve, janë shtuar pikëpyetjet nëse ata mund të hetohen edhe penalisht. Çfarë thonë ekspertët ligjorë, cilat vepra penale mund të hyjnë në konsideratë dhe deri ku shtrihet përgjegjësia e një qeverie në detyrë? Të enjteve, Radio Evropa e Lirë ju sjell një material të…

Read More

Karateisti i njohur shqiptar, Berat Jakupi, ka ngritur shqetësimin për mënyrën se si shpërblehen sportistët për medaljet e fituara në Lojërat Mesdhetare „Taranto 2026“.Jakupi përmes një reagimi ka krahasuar shpërblimet që ofrohen në Shqipëri dhe Kosovë me situatën në Maqedoninë e Veriut.Sipas tij, Shqipëria ka përcaktuar shpërblim prej 30 mijë eurosh, ndërsa Kosova 16 mijë euro për sportistët që fitojnë medalje në Lojërat Mesdhetare. Në anën tjetër, Jakupi pretendon se në Maqedoninë e Veriut nuk ka shpërblim të posaçëm shtetëror për medaljet e fituara në këto gara.„Pas çdo medaljeje qëndrojnë vite pune, mijëra orë stërvitje, sakrifica, dëmtime, shpenzime dhe përkushtim“,…

Read More

Dy ligjvënës amerikanë nga të dyja partitë, republikani Joe Wilson dhe demokrati Bill Keating, kanë rritur presionin ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiç, duke kërkuar përmbushjen e kërkesave kundër korrupsionit dhe shkëputjen e lidhjeve me kundërshtarët e SHBA-së. Wilson dhe Keating, anëtarë të Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, kanë prezantuar një projektligj që parashikon sanksione dhe ndalime vizash për individët që minojnë proceset demokratike, paqen, stabilitetin dhe integritetin territorial në Ballkanin Perëndimor. Wilson ka kritikuar ashpër presidentin serb, duke thënë se nën drejtimin e tij Serbia është larguar nga sundimi i ligjit dhe është afruar me Rusinë,…

Read More

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Jacksonville të SHBA-së, ku një familje me origjinë nga Lushnja është përfshirë nga një zjarr në banesën e saj. Tre fëmijë humbën jetën në flakët që përfshinë banesën në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, ndërsa dy prindërit dhe dy fëmijë të tjerë ndodhen në spital në gjendje kritike. Sipas autoriteteve lokale, alarmi për zjarrin u dha rreth orës 05:13, në zonën e Windergate Drive, pranë Old St. Augustine Road. Ekipet zjarrfikëse mbërritën rreth katër minuta më vonë dhe gjetën flakë të mëdha në katin e parë të banesës, ndërsa kati…

Read More

Një dosje e dorëzuar në polici nga asamblistë të Vetëvendosjes, përmban pretendime për financat e kryetarit Përparim Rama dhe për parregullsi në procesin e legalizimeve në Prishtinë. Rama i ka mohuar pretendimet, duke thënë se transferet e parave janë legjitime dhe se nuk është kontaktuar nga autoritetetTë martën, në Drejtorinë e Hetimeve në Prishtinë është dorëzuar një zarf që përmban pretendime të një sinjalizuesi. Të dhënat janë dorëzuar nga asamblistë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët më pas e kanë hapur zarfin edhe për mediat. Në dokumentet e sinjalizuesit pretendohet për një varg parregullsish në Komunën e Prishtinës, përfshirë pretendime që…

Read More

Ratko Mlladiqi, i njohur si “Kasapi i Bosnjës”, ka vdekur sot në moshën 84-vjeçare, ndërsa po vuante dënimin me burgim të përjetshëm në Hagë. Ai u dënua për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë rolin e tij në rrethimin e Sarajevës dhe masakrën e SrebrenicësRatko Mlladiqi, i cili ka vdekur në moshën 84-vjeçare, ishte “Kasapi i Bosnjës” me qafë të trashë. Si komandant i Ushtrisë së serbëve të Bosnjës, ai udhëhoqi një fushatë brutale të spastrimit etnik gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë në vitet 1990. Spastrimi etnik ishte një shprehje që përshkruante masakrimin e dhjetëra mijëra burrave, grave dhe…

Read More

Donjeta Sadiku është fituese e medaljes së artë në Lojërat Mesdhetare. Në finale të kategorisë deri në 60 kilogramë, boksierja kosovare e mposhti garuesen e Serbisë, Kristina Kuluhova. Meçi përfundoi në raundin e dytë, kur Kuluhova u tërhoq për shkak të një lëndimi në arkadë. Arbitrat numëruan pikët deri në momentin e ndërprerjes dhe Donjeta fitoi 4:0. Katër prej arbitrave e vlerësuan boksieren kosovare fituese në të dy raundet. Ndërkohë njëri gjyqtar e vlerësoi luftën e barabartë deri në momentin e ndërprerjes. Për Kosovën kjo është medalja e parë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. Dhe është e artë. Më e…

Read More