Autor: TV News

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se sot (e premte) në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurtra me diell. IHK njofton se vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0°C deri në 3°C, ndërsa maksimalet nga -9°C deri në 14°C. Era do të fryjë e lehtë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-4 m/s.

Read More

Skuadra e KEK-ut nuk po kalon në një moment të mirë. Siç mëson GazetaBlic Sport, kjo skuadër ka probleme financiare, të cilat po e vështirësojnë funksionimin e rregullt. Tek ‘Elektricistët’ ka vonesa në ekzekutimin e pagave, të cilat kanë ndikuar që futbollistët të bojkotojnë angazhimet në klub, duke mos dalur prej dy ditësh në stërvitje. Megjithatë, ata pritet të paraqiten në ndeshjen e kësaj fundjave, ku skuadra e KEK-ut përballet me Vjosën. /GazetaBlic Sport/ The post Probleme financiare e vonesa në ekzekutimin e pagave tek KEK-u, futbollistët bojkotojnë stërvitjet appeared first on GazetaBlic.

Read More

Hamasi ka dorëzuar trupat e katër pengjeve izraelite tek Kryqi i Kuq në Gaza, në një proces të kryer me kërkesën e Izraelit pa publikime mediatike, raportojnë agjencitë AFP dhe Reuters. Në këmbim të kësaj, pritet të lirohen mbi 600 të burgosur palestinezë, një proces që ishte paraparë për të shtunën e kaluar, por ishte pezulluar nga autoritetet izraelite. Lirimi i të burgosurve do të ndodhë vetëm pasi ekspertiza mjeko-ligjore të konfirmojë identitetin e trupave të dorëzuar. Ky proces mund të zgjasë disa orë, sipas burimeve izraelite. Me përfundimin e këtij shkëmbimi, faza e parë e armëpushimit mes Izraelit dhe…

Read More

Shumë nga këto janë të përgatitura me përbërës të rrallë dhe të pazakontë, që mund të arrijnë çmime që befasojnë shumicën e njerëzve. Ja disa nga ushqimet më të shtrenjta që mund të gjesh në botë. Nga havjari te tartufi, ka një sërë ushqimesh shumë të shtrenjta me të cilat jemi njohur. Tartufi i bardhë – I gjendur në rajonin e Piemonte të Italisë Veriore, tartufi i bardhë është një delikatesë e shtrenjtë. Në vitin 2007, një pronar kazinoje në Macau pagoi 330,000 dollarë amerikanë për një tartuf 1.5 kg. Gocat e detit – Mund të gjeni goca deti me…

Read More

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar përditësimin më të fundit mbi numërimin e votave nga përfaqësitë diplomatike të Kosovës. Deri më tani, janë numëruar 29 nga gjithsej 43 vendvotime. Sipas rezultateve të deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje mban një epërsi të dukshme, duke siguruar 81.97% apo 5581 vota. Në vend të dytë ndodhet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 7.50% apo 511 vota, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e treta me 6.14% të votave apo me 418 vota. Procesi i numërimit të votave nga diaspora është ende në vazhdim, me 14 kuti votimi të mbetura për t’u numëruar.

Read More

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të enjten se beson që presidenti rus, Vladimir Putin do të mbajë fjalën në rast të arritjes së ndonjë marrëveshjeje për përfundimin e luftës në Ukrainë, teksa kryeministri britanik, Keir Starmer ka tentuar të fitojë garanci të sigurisë për Kievin. Trump ka pasur qasje miqësore teksa është takuar me Starmerin në Uashington, si dhe e ka tërhequr një koment që ka bërë për presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, kur e ka quajtur “diktator”, çka pati alarmuar kryeqytetet evropiane. I pyetur për deklaratën për Zelenskyn, Trump ka thënë: “A e kam thënë këtë më parë? Nuk…

Read More

Sikur të mos mjaftonte hetimi në Premier League, pasi dyshohet se ka shkelur 115 rregulla financiare, për Manchester City-n ka një akuzë të re, këtë herë nga Javier Tebas. Kreu i La Liga-s ka e raportuar Manchester City-n në Komisionin Evropian për mashtrim financiar dhe konkurrencë të pandershme dhe kërkon dënimin e “Qytetarëve”. “Ajo që më shqetëson më shumë janë kompanitë që janë jashtë City Football Group, aty ku shkojnë në fakt shpenzimet e City-t. E gjitha që ata e bëjnë është mënyra se si t’i ikin ligjeve dhe rregullave. Ne e kemi informuar Komisionin Europian për këtë gjë me…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka mohuar kategorikisht mundësinë e një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), duke theksuar se mes dy partive nuk ka asnjë pikë të përbashkët që do t’i bashkonte në një qeverisje të mundshme. Kryetari i PDK-së e bëri të qartë se dallimet mes dy partive janë të thella, si në qasjen politike ashtu edhe në vizionin për të ardhmen. “Jo nuk shkojmë në koalicion. Pikë. Në asnjë formë. Pikë… Nuk bëjmë koalicion me Vetëvendosjen, sepse nuk na lidh asgjë. Në kuptim as program, e as parimor, e as në kuptimin qysh e…

Read More

Avokati Arianit Koci ka reaguar ndaj ndalimit të kryeinspektorit të Inspektoratit të Punës, Hekuran Nikçi, duke e cilësuar këtë veprim si të pabazuar dhe të panevojshëm. Koci, i cili është avokat i Nikçit, ka shprehur shqetësimin e tij për mënyrën se si po trajtohet ky rast, duke vënë në dyshim drejtësinë dhe ligjshmërinë e hetimit. “Si avokat i z. Hekuran Nikçi, shpreh shqetësimin tim për ndalimin e tij dhe mënyrën e trajtimit të kësaj çështjeje. Ky ndalim është i panevojshëm dhe i pabazuar. Z. Nikçi po hetohet pa prova konkrete për përgjegjësinë e tij penale, ndërsa mënyra se si po…

Read More

Delegacioni rus ka mbërritur në rezidencën e Konsullatës së Përgjithshme amerikane në Stamboll për takimin në të cilin do të diskutohen aktivitetet e ambasadave në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve midis Rusisë dhe SHBA-së, raporton Anadolu Agency. Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov dje (e mërkure) në një deklaratë ka thënë se “Diplomatët tanë do të diskutojnë mbi problemet sistematike të grumbulluara gjatë administratës së mëparshme. Këto probleme janë lidhur me çështje që pengojnë punën e ambasadave”. Takimi i parë mes delegacioneve të dy vendeve u zhvillua në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad, më 18 shkurt, me qëllim të marrëdhënieve…

Read More