Autor: TV News
Mijëra njerëz u mblodhën në qytete anembanë Greqisë të premten për të kërkuar drejtësi në përvjetorin e dytë të përplasjes së trenave më vdekjeprurëse në vend, dhe punëtorët grevistë ndaluan fluturimet dhe u ndalua transportin detar dhe treni. Pesëdhjetë e shtatë persona u vranë kur një tren pasagjerësh i mbushur me studentë u përplas me një tren mallrash më 28 shkurt 2023, pranë grykës së Tempit në Greqinë qendrore. Dy vjet më vonë, boshllëqet e sigurisë që shkaktuan përplasjen nuk janë plotësuar, një hetim i gjetur të enjten. Një hetim i veçantë gjyqësor mbetet i papërfunduar dhe askush nuk është…
Eugen Cakolli, përfaqësues i Institutit Demokratik të Kosovës (IDK), ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) që të ofrojë informacion të detajuar për qytetarët për procesin e përmbylljes së procesit të numërimit të votave. Cakolli përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka thënë se qytetarët janë në pritje të një informacioni të qartë dhe të saktë në lidhje me afatet dhe përfundimin e këtij procesi. Ai vuri në dukje se, edhe pse sot është e premte dhe KQZ-ja vazhdon të publikojë informacion për sa vendvotime janë numëruar deri të mërkurën në mesnatë – një informacion që tashmë…
Kampioni aktual i Kosovës në futboll, Ballkani, i ka fituar tri pikë në tavolinë për ndeshjen ndaj Feronikelit ’74, e cila në Suharekë u mbyll me rezultat 1-1. Kjo pasi Ballkani u ankua në Federatën e Futbollit të Kosovës se skuadra nga Drenasi e ka kundruarar një futbollist që s’kishte të drejtë loje. Sot, Federata e ka aprovuar ankesën e Ballkanit, ku Komisioni i Garave të FFK-së vërtetoi se futbollisti Lavdim Zumberi nuk ishte i regjistruar në sistemin ndërkombëtar TMS, si futbollist i Feronikelit ’74. Me fitoren në tavolinë, Ballkani kap kuotën e 39 pikëve ku pozicionohet i dyti në…
Ish-rektori i UP-së, Enver Hasani ka akuzuar rektorin e tanishëm për avancim në profesor të rregullt gjatë vitit 2022. Në anën tjetër, Arben Hajrullahu ka mohuar akuzat duke iu përgjigur Këshillit të Etikës me një dokument 13 faqësh. Rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu është denoncuar në Këshill të Etikës të UP-së nga profesori në Fakultetin Juridik në UP, Enver Hasani, më 23.12.2024, me pretendimet se ka bërë shkelje etike. Përveç rektorit Hajrullahu, profesori Hasani ka denoncuar edhe kolegun e tij në Fakultetin Juridik në UP dhe ish-kryesuesin e Këshillit të Etikës të UP-së, Iset Morinën. Denoncimi i Hasanit…
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka përkujtuar Masakrën në Likoshan dhe Qirez. Krasniqi ka thënë se martirët e dëshmorët e UÇK’së, të cilët 27 vite më parë i dolën përballë armikut me guximin, besimin dhe gjakun e tyre, janë drita e pashuar e lirisë sonë dhe themeli i shtetit që gëzojmë sot. “Ne nuk do t’i harrojmë kurrë! Lavdi e përjetshme heronjve të Likoshanit dhe Çirezit!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Meksika dorëzoi të enjten figura të njohura të botës së krimit tek autoritetet amerikane, pjesë e një ekstradimi të beftë që përfshiu rreth 30 të dënuar me burg apo të tjerë në paraburgim, të akuzuar për lidhje me kartelet e dhunshme të drogës. Disa janë drejtues të hershëm bandash, që mbretëruan mbi rrjetet ndërkombëtare të trafikut të kokainës dhe heroinës dekada më parë. Të tjerë, drejtues shumë më të rinj, të angazhuar kohët e fundit në trafikimin e sasive të mëdha të fentanilit vdekjeprurës drejt SHBA-ve. Autoritetet meksikane konfirmuan se zyrtarët i dorëzuan SHBA-ve 29 figura të njohura të karteleve…
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka bërë të ditur disa detaje në lidhje me ri-dhunimin e të miturës e cila ishte vetëm 11-vjeçe kur është dhunuar për herë të parë në vitin 2022. Në një përgjigje për Telegrafin nga prokuroria thonë se prokurori i shtetit ka parashtruar masën e paraburgimit ndaj tre personave të dyshuar, ndërsa sot me datën 28.02.2025 po mbahet seanca dëgjimore prej orës 9:30 minuta kundër katër personave të dyshuar për veprën penale. “Personat të cilët dyshohet se kanë kryer veprat penale janë: Tre persona për vepër penale ‘Dhunimi’, dy persona për vepër penale ‘Trafikim me njerëz’, si…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar sot (e premte) masakrën në Likoshan dhe Qirez pas sulmit të forcave serbe më 1998. Kurti përmes një postimi në Facebook ka shkruan se më 28 shkurt 1998, sulmi i forcave speciale të Serbisë, me artileri të rëndë, vazhdoi për 28 orë në fshatrat Likoshan dhe Qirez. “Pas sulmeve me helikopterë dhe makina ushtarake, hynë forcat policore serbe. Brenda dhomës vranë me armë zjarri Rukie Nebihun, 27 vjeçare. Ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë. Në prehër kishte vajzën e saj 3 vjeçare”, ka shkruar ai. “Rukies ia vranë edhe bashkëshortin Ilirin, 30…
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi ka shprehur ngushëllime për vdekjen e fotoreporterit Alban Bujari. Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka thënë se me fotografitë e tij, Albani la një testament të pashlyeshëm të së vërtetës dhe të rrugëtimit tonë monumental, duke i bërë ato momente pjesë të ndërgjegjës globale, përmes botimit në gazetat më të mëdha botërore. “Me fotografitë e tij, Albani na la një testament të pashlyeshëm të së vërtetës dhe të rrugëtimit tonë monumental, duke i bërë ato momente pjesë të ndërgjegjës globale, përmes botimit në gazetat më të mëdha botërore. Ngushëllime familjes, miqve,…
Më shumë se 1,000 sirianë vdiqën në një burg të ngritur brenda një aeroporti ushtarak në periferi të Damaskut. Ata u ekzekutuan, u torturuan deri në vdekje apo u lanë të vdesin nga uria, në një vendndodhje të njohur për mizoritë, e që kishte ngjallur një frikë të gjerë publike. Të gjitha këto janë pjesë e një raporti të publikuar të enjten, për përpilimin e së cilit janë hetuar motivet se si kanë vdekur personat, trupat e pajetë të të cilëve janë gjetur në shtatë varre të ndryshme. Sipas raportit të Qendrës siriane për Drejtësisë dhe Llogaridhënie, të siguruar ekskluzivisht…
