Autor: TV News

Portieri i Atletico Madrid, Jan Oblak nuk e fshehu zhgënjimin e tij për eliminimin e Colchoneros nga UEFA Champions League , pasi humbi me penallti ndaj Real Madridit. Pas deklaratave të bëra në fund të ndeshjes, portieri shkoi në rrjetet sociale për të ndarë dhimbjen që vazhdon ende dhe për të nxjerrë në pah qëndrimin e rojiblancos në lamtumirën e kompeticionit, transmeton GazetaBlic Sport. “Sinqerisht, po shkruaj me pak dëshirë dhe shumë inat, sepse nuk arritëm të kalonim në çerekfinale. I zemëruar dhe i lënduar për eliminimin. Është e pamundur të shpjegosh pse dhe si ndodhi ajo që ndodhi”, tha…

Read More

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka kërcënuar Bashkimin Evropian se do të vendosë 200 për qind tarifë ndaj verës, shampanjës dhe pijeve të tjera alkoolike evropiane, nëse blloku e zbaton tarifën e propozuar ndaj uiskit amerikan. Tarifa, të cilën BE-ja tha se po e vendos si kundërmasë kundër tarifave të administratës amerikane ndaj aluminit dhe çelikut, pritet të zbatohet nga 1 prilli. Por, Trump u zotua të enjten për përshkallëzimin e luftës tregtare, nëse BE-ja nuk heqë dorë nga synimi i saj për vendosjen e tarifës prej 50 për qind ndaj uiskit amerikan. “Nëse kjo tarifë nuk…

Read More

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), është në pritje të vendimit të Gjykatës Supreme për ankesën e subjektit politik PDAK-LpB, përpara se të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka sqaruar se ky proces është në përputhje me ligjin dhe se institucionet përgjegjëse po ndjekin të gjitha hapat e nevojshëm për certifikimin e rezultateve. “Për të shpallur rezultatet përfundimtare të subjekteve politike dhe kandidatëve për deputetë, KQZ po ndjek procedurat ligjore. Aktualisht, jemi në pritje të vendimit nga Gjykata Supreme për një ankesë të dorëzuar nga një subjekt politik. Para se të thërrasim mbledhjen për shpalljen e…

Read More

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është parë duke u larguar nga objekti i QKUK-së, aty ku qëndroi për disa orë për ta parë babanë e tij të sëmurë. Largimi i Thaçit u shoqërua me thirrjet “UÇK, UÇK”, nga dhjetëra njerëz që ishin mbledhur në oborrin e klinikës.

Read More

Një ndihmës i lartë i presidentit rus, Vladimir Putin, ka refuzuar çdo armëpushim të përkohshëm me Ukrainën, disa orë para se një delegacion amerikan pritet të shkojë në Rusi për bisedime me Moskën, ku ata do t’i bëjnë thirrje Kremlinit që të pajtohet me propozimin për një armëpushim 30-ditor ose në të kundërtën do të përballen me sanksione. Ndihmësi i Kremlinit, Yuri Ushakov, në një intervistë për televizionin shtetëror rus tha më 13 mars se propozimi i presidentit amerikan, Donald Trump, që Kievi e ka pranuar, vetëm do t’i jepte kohë Ukrainës që të rimëkëmbet nga presioni që Rusia i…

Read More

Ushtarët hungarezë të Batalionit Rezervë Taktik të KFOR-it, këtë të enjte, kanë zhvilluar stërvitje me ngarkesë të nxehtë me Detashmentin e Aviacionit të KFOR-it në kampin “Novo Selo”. Ushtarët, siç kanë bërë të ditur KFOR-i, praktikuan hipjen dhe zbarkimin e sigurt të helikopterit në nivel nën-njësie. “Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë. KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në…

Read More

Edit Durham: “Nëse shqiptarët ua kursyen jetën serbëve në tërheqje, të cilët më parë nuk kishin treguar kurrfarë mëshire ndaj tyre, kjo u bën nderë shqiptarëve” Luftërat ballkanike i kanë prirë Luftës së Parë Botërore. Lufta e vitit 1912, në të cilën  aleatët ballkanikë pushtuan territoret e Perandorisë Osmane në Evropë, krijoi atmosferën në të cilën me një akt terrorist inicioi Luftën e Parë Botërore. Vrasja e Franc Ferdinadit, të cilin akt e bëri Gavrilo Princip më 28 qershor 1914, ishte vepër e grupit e të rinjve ekstremist serbë të ashtuquajtur “Mlada Bosna” (“Bosnja e Re”) të cytur direkt nga shërbimi sekret i…

Read More

Skuadra e Galatasarayt është në kërkim të një mesfushori dhe tashmë po “peshkon” në Bayer Leverkusen. Sipas “Todofichajes”, klubi nga Superliga e Turqisë e dëshiron Granit Xhakën. Galatasaray po planifikon t’i bëjë fondet për ta transferuar mesfushorin e Kombëtares së Zvicrës gjatë afatit të verës. 32-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2028 me klubin nga Bundesliga. Gjatë këtij sezoni, Xhaka në ligë ka zhvilluar 25 ndeshje, ka shënuar dy gola dhe ka bërë shtatë asiste.

Read More

Ushtria ruse ka deklaruar se ka rimarrë kontrollin e Sudzhës, një qytet kyç në rajonin e Kurskut, i cili më herët ishte marrë nga forcat ukrainase. Megjithatë, ky pretendim nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur nga BBC, dhe deri tani nuk ka ndonjë koment zyrtar nga pala ukrainase. Sipas autoriteteve ruse, operacioni për të rikthyer kontrollin në Kursk është në fazat e fundit. Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka publikuar imazhe nga Malaya Loknya, një vendbanim rural në veri të Sudzhës, duke pretenduar se forcat e saj janë të pranishme atje. Në anën tjetër, Kremlini mund të jetë…

Read More

Një moment emocionues ka ndodhur gjatë daljes së Laertit nga shtëpia, ku ai ka interpretuar një poezi në nder të nënës së tij, duke e bërë publikun të përlotet. Pas performancës së tij emocionuese, Laerti është surprizuar nga prania e nënës së tij në studio. Ajo, me një zë të ngrohtë dhe plot dashuri, e inkurajoi për të vazhduar rrugëtimin e tij në Big Brother VIP Albania dhe shprehu krenarinë për arritjet e tij deri tani. “Ti je si mami dhe babi, sepse çdo gjë që ke arritur e ke përmes forcës tënde, mendimit tënd dhe edukatës që ke marrë…

Read More