Autor: TV News
Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen e hendbollit mes Kosovës dhe Ukrainës. Rezultati pas 30 minutave lojë është 16-12, shkruan GazetaBlic Sport. ‘Dardanët’ po zhvillojnë një paraqitje shumë pozitive, duke shkuar fuqishëm drejt një triumfi shumë të rëndësishëm. /GazetaBlic Sport/
Kremlini tha se negociatorët nga Shtetet e Bashkuara janë nisur drejt Rusisë, ku pritet të kenë kontakte me palën ruse. “Në të vërtetë, negociatorët janë duke udhëtuar me avionë, është planifikuar që të ketë kontakte. Do t’iu tregojmë më vonë se çfarë do të ndodhë”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, kur u pyet nga gazetarët që të komentonte deklaratat e bëra nga presidenti amerikan, Donald Trump, se negociatorët amerikanë ishin rrugës për në Rusi. Peskov tha po ashtu se presidenti rus, Vladimir Putin, planifikohet të zhvillojë një “bisedë telefonike ndërkombëtare” mbrëmjen e së enjtes. Një ditë më parë, Trump…
2 prill 1999, policia dhe ushtria serbe troket në derë. Naim Ismajli 15 vjeç, bashkë me motrën, vëllanë, nënën dhe babanë, nxirren dhunshëm nga banesa në Klinë. Nga qyteti dhe rrethina bashkë me civilë edhe nga Malisheva e Gjakova i nisën për Shqipëri. Në fshatin Kralan të Gjakovës i tubuan. I grumbulluan meshkujt, edhe Naimin bashkë me ta, deshën t’i shtypin me tanke por shpëtuan. Për dy ditë e netë jetën dhe vdekjen i ndante një fije e hollë. Më 4 prill masakra nisi. Naimin e futën në rresht, të rinjtë i ndanë nga të rriturit, i renditën, pushkët i…
Rinumërimi i fundit i kërkuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa përfundoi pasditen e së mërkurës. E Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ishte në pritje të shqyrtimit edhe të një ankese për këtë proces që e dorëzoi në Gjykatën Supreme koalicioni nga minoritetet PDAK-LPB-së. Supremja këtë ankesë e ka cilësuar si ‘të pathemeltë” dhe kështu i ka hapur rrugë shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Krejt këto i ka përcaktuar Ligji për Zgjedhjet. “Para thirrjes së mbledhjes për shpalljen e rezultateve, KQZ do të marrë konfirmimet nga PZAP dhe Gjykata Supreme nëse në këto institucione kanë ndonjë…
Dëgjimi i muzikës relaksuese për 30 minuta para se të flini mund të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së gjumit, sipas një studimi të kryer. Muzika e qetë ndihmon në uljen e niveleve të stresit dhe promovon gjumë më të thellë dhe më të qetë, duke relaksuar trupin dhe mendjen para se të shkoni në shtrat. Ajo ka efektin e zvogëlimit të shqetësimeve dhe mendimeve të shqetësuara, të cilat shpesh pengojnë një gjumë të mirë. Dëgjimi i melodive të qeta, të tilla si muzika klasike apo tingujt natyrorë, mund të stimulojë ndjenjë qetësie dhe të ndihmojë në uljen e ritmit…
Ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami, ka fajësuar Gjykatën Speciale për qasje të politizuar në vendimet e saj, veçanërisht në lidhje me refuzimin për disa herë të vizitës humanitare. Behrami ka theksuar se miratimi i vonuar i vizitës është bërë vetëm pas përfundimit të fushatës zgjedhore në Kosov “Të drejtat e zoti Thaçi dhe krerëve të UÇK-së u janë shkelur që nga dita e parë, kur janë marrë para pothuajse 5 vitesh. Dhe në mënyrë sistematike të drejtat e tyre janë shkelur. Në kohën e fundit e kemi parë që presidenti Thaçi dhe mbrojtja e tij kanë bërë disa…
Pengjet izraelite të liruar së fundmi nga Rripi i Gazës kanë treguar për kushtet e vështira që u detyruan të duronin gjatë 16 muajve të robërisë nga Hamasi, grup i përcaktuar si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara. Ata thonë se mbaheshin në gjendje urie dhe burrat torturoheshin. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Linda Gradstein, ata ia dedikojnë lirimin e tyre përpjekjeve të Presidentit Donald Trump dhe shpresojnë se përpjekjet e tij do të çojnë në lirimin e pengjeve të mbetura së shpejti.Eli Sharabi u mor peng në lagjen ‘Beeri’ pranë kufirit me Gazën më 7 tetor të…
Gjykata e Apelit e Kosovës ka refuzuar si të pabazuara ankesat e mbrojtësve të të pandehurve në rastin “Banjska”, duke lënë në fuqi aktakuzën dhe duke konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë. Gjykata e Apelit theksoi se vendimi i shkallës së parë përmban arsye të mjaftueshme dhe të qëndrueshme për refuzimin e pretendimeve të mbrojtjes. “Gjykata e Apelit e Kosovës-Departamenti Special, i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e mbrojtësve së të pandehurve V.T., D.M. dhe B.S., ndërsa aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, PS.nr.79/24, të datës 06.12.2024, e ka vërtetuar. Gjykata Themelore në Prishtinë –…
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ardhur sot në Kosovë për herë të tretë që nga arrestimi i tij nga Gjykata Speciale në Hagë në nëntor të vitit 2020. Vizita u lejua për arsye humanitare, pasi babai i tij është i sëmurë. Gjykata Speciale, e cila më parë kishte refuzuar dy kërkesa të Thaçit për një vizitë të tillë, këtë herë vendosi ta aprovojë atë, duke vendosur masa të rrepta sigurie gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, respektivisht në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë. Avokati i akredituar pranë Dhomave të Specializuara, Artan Qerkini, ka kritikuar masat e sigurisë të vendosura…
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është parë duke u larguar nga objekti i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku qëndroi për disa orë për të vizituar babanë e tij të sëmurë. Largimi i tij u shoqërua me thirrjet “UÇK, UÇK” nga dhjetëra qytetarë që ishin mbledhur në oborrin e klinikës. Pas tre kërkesave të refuzuara, Gjykata Speciale ka miratuar kërkesën e Thaçit për të vizituar Kosovën, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij. Ai ka arritur në Kosovë, i shoqëruar nga forca të sigurisë. Zëdhënësi i Gjykatës Speciale, Michael Doyle, konfirmoi vizitën, duke theksuar se…
