Autor: TV News
Luis de la Fuente, trajneri i Spanjës, ishte plot lëvdata për Lamine Yamal. “Ai ka kushtet për të qenë një futbollist ndryshe. Cilësi, vetëbesim, guxim… por kujtoj gjithmonë që është 17 vjeç dhe ka ende shumë për të bërë. Por ne do të bëjmë gjithçka që mundemi që të mos jetë e vështirë për të. Dashtë Zoti të jetë një legjendë e futbollit, nga ata që shënojnë një epokë të lavdishme”, tha ai në një konferencë për shtyp, duke mos u pajtuar me krahasimet me Messin . Kujtojmë që Lamine Yamal ka bërë paraqitje të jashtëzakonshme këtë edicion me fanellën…
Livia dhe Mevlani pa dyshim që ishte ndër çiftet më të komentuara në “BBVK” dhe “BBVA”. Dashuria e tyre ishte temë bisedash në çdo episod, duke krijuar një klimë ndjesish dhe emocionesh. Ajo që e bënte këtë çift të veçantë ishte këmbëngulja e tyre për të ruajtur lidhjen edhe pas përfundimit të programit, duke e mbajtur lidhjen në sy të publikut. Në mes të gjithë zhurmës, Livia ka treguar se kujtimet e saj me Mevlanin janë shumë të çmuara. Ajo shpesh publikon momente nga ndarjet e tyre në rrjetet sociale, duke krijuar një atmosferë nostalgjie për ndjekësit e saj. Një…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim zyrtar presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Kosovë. Takimi është duke u mbajtur në presidencë dhe pas takimit, dy presidentët pritet të mbajnë një konferencë për media.
Prokuroria Speciale e Kosovës me datë 19.03.2025 ka njoftuar se ka ngritur aktauzë ndaj një personi të nacionalitetit shqiptar nën akuzën për krime lufte, në fshatin Osek Hylë të Komunës së Gjakovës. Sipas aktakuzës së datës 19.03.2025 të ngritur nga Prokuroria Speciale që ka siguruar KALLXO.com, i pandehuri Muharrem Ibraj, po akuzohet se në periudhën kohore 1998-1999, gjatë kohës së luftës së fundit në Kosovë, në fshatin Osek Hylë të Gjakovës, duke vepruar në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore serbe, gjatë një konflikti me karakter jo ndërkombëtar të zhvilluar në mes të pjesëtareve te Ushtrisë Çlirimtare të Kosoves (UÇK) dhe…
Mbretëria e Bashkuar po organizon të enjten një takim të mbyllur me drejtues të lartë ushtarakë nga “koalicioni i vullnetarëve”, ndërsa hartohen planet për një forcë të propozuar paqeruajtëse për Ukrainën. Më shumë se 20 vende mendohet të jenë të përfshira. Kryeministri Sir Keir Starmer pritet të marrë pjesë të enjten pasdite pas vizitës së parë në Barrow, ku ai do të vendosë kabinën e një prej nëndetëseve të gjeneratës së ardhshme britanike të armatosura bërthamore. Thuhet se planet për një forcë paqeruajtëse të udhëhequr nga Perëndimi për Ukrainën po kalojnë në fazën operacionale. Oficerët e lartë ushtarakë nga vendet…
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), ka reaguar lidhur me artikullin publikuar në media me titullin “Shteti pagoi 66 mijë euro për t’i hequr mobiliet nga ndërtesa ku e kishte selinë AAK-ja”, duke e quajtur si të pavërtetë dhe të shtrembëruar. Po ashtu, sipas kësaj ministrie lajmi nuk ka pasqyruar gjendjen e plotë faktike dhe ka përhapur informacione të rreme. Në reagimin e saj, Ministria kërkon që mediumi të distancohet nga ky lajm dhe të publikojë një korrigjim, duke theksuar se video-materialet e publikuara janë marrë nga hapësira të cilat nuk kanë qenë pjesë e kontratës për renovim.…
Kuvendi i Kosovës ka shkelur të drejtat e mbi 90 mijë zyrtarëve publikë, pasi ka reduktuar përqindjen e shtesës mbi përvojën e punës për 15 vitet e para nga 0.5 për qind në 0.25 për qind. Kështu u tha në diskutimin publik, të organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi. Aty u tha se nëse Kuvendi nuk vepron, zyrtarët publikë e kanë të drejtën që të kërkojnë kompensim në gjykatë. Përpos vërshimit të gjyqësorit me mbi 90 mijë lëndë, atëherë nga buxheti i shtetit duhen të paguhen edhe shpenzimet procedurale dhe kamata ligjore. Gzim Shala, hulumtues i lartë në Institutin…
Alba Vukaj, një nga figurat më të njohura të showbiz-it shqiptar, ka bërë një postim të ri në Instagram që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave. Me një estetikë moderne dhe një stil të veçantë, ajo tregon se është gjithmonë në hap me trendet më të fundit. Në këtë foto, ajo shfaq një hapësirë të mrekullueshme që kombinon natyrën me arkitekturën e zakonshme, një kombinim që e bën atë të duket akoma më tërheqëse. Postimi i saj është një reflektim i pasionit të saj për estetikën dhe dizajnin, duke nxitur të tjerë të eksplorojnë aspektet më të bukura të çdo…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar raportet financiare të partive politike për vitin 2024. Këto të dhëna janë të paauditura dhe mund të ndryshojnë gjatë procesit të auditimit. Sipas raporteve, Lëvizja Vetëvendosje ka pasur të hyra totale prej 2,337,168 euro, ndërsa shpenzimet e saj për vitin 2024 kanë arritur në 1,805,296 euro. Krahasuar me vitin 2023, të hyrat e partisë ishin 2,000,750 euro, ndërsa shpenzimet 1,384,154 euro. Partia Demokratike e Kosovës ka deklaruar të hyra prej 1,034,134 euro, ndërsa shpenzimet e saj për vitin 2024 kapën vlerën e 938,548 eurove. Lidhja Demokratike e Kosovës ka pasur të hyra totale…
Të paktën 58 palestinezë janë vrarë në bombardimet izraelite në Rripin e Gazës gjatë natës dhe mëngjesit të së enjtes, sipas tri spitaleve. Ushtria izraelite goditi shtëpitë në mes të natës, duke vrarë burra, gra dhe fëmijë derisa po flinin. Izraeli i rifilloi bombardimet në Gazë të martën, duke e prishur armëpushimin që e kishte ndalur luftën dhe kishte ndihmuar në lirimin e disa dhjetëra pengjeve. Qeveria izraelite e fajësoi Hamasin – grupin e shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE- për rifillimin e luftimeve, pasi grupi militant nuk e pranoi një propozim të ri që dallon nga marrëveshja e…
