Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Autostrada Shkup–Bllacë: Kontrata 191 milionë euro, kompensimi për tokën deri në 100 euro/m²

27 Nëntor, 2026

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

27 Nëntor, 2026

Sulmet ruse në Kharkiv, 3 të plagosur. Persona të bllokuar nën rrënojat e një pallati banimi

27 Nëntor, 2026

Kamera në çdo polic, viktimat e dhunës do të mund të dëshmojnë live

27 Nëntor, 2026

Rama: Mickoski nuk më ka lënë përshtypjen që ka rezervë për gjuhën shqipe, megjithatë ne jemi vigjilent

27 Nëntor, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

27 Nëntor, 2026

Gjiganti rus “Lukoil” drejt duarve amerikane: 2.000 pika karburanti në 16 shtete

27 Nëntor, 2026

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

27 Nëntor, 2026

Kroacia kushtëzon Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, Plenkoviq: Nuk ka arbitrazh për Prevlakën!

27 Nëntor, 2026

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

27 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 27 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

IKD: Kuvendi shkeli të drejtat e mbi 90 mijë zyrtarëve publikë, buxheti i shtetit mund të dëmtohet me mbi 35 milionë euro

TV NewsBy TV News20 Mars, 2025 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kuvendi i Kosovës ka shkelur të drejtat e mbi 90 mijë zyrtarëve publikë, pasi ka reduktuar përqindjen e shtesës mbi përvojën e punës për 15 vitet e para nga 0.5 për qind në 0.25 për qind. Kështu u tha në diskutimin publik, të organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Aty u tha se nëse Kuvendi nuk vepron, zyrtarët publikë e kanë të drejtën që të kërkojnë kompensim në gjykatë. Përpos vërshimit të gjyqësorit me mbi 90 mijë lëndë, atëherë nga buxheti i shtetit duhen të paguhen edhe shpenzimet procedurale dhe kamata ligjore.

Gzim Shala, hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), tha se nëse Kuvendi nuk vepron në drejtim të realizimit të së drejtës së zyrtarëve publikë për kompensim për përvojën e punës, ata kanë të drejtë të kërkojnë mbrojtje gjyqësore, duke kërkuar kompensimin e dëmit për shkak të mosveprimit të tyre.

“Në këtë situatë, tashmë zyrtarët publikë kanë pësuar dëm. Nëse Kuvendi nuk vepron, zyrtarët publikë e kanë të drejtën që të kërkojnë mbrojtje gjyqësore, duke kërkuar përmes Gjykatës kompensimin e dëmit që iu është shkaktuar nga mosveprimi i Kuvendit”, tha Shala, teksa theksoi se kjo situatë mund të dërgojë deri në vërshimin e gjykatës me një numër lëndësh që mund të arrijë deri në 90 mijë raste të reja.

“Nëse Kuvendi nuk vepron dhe zyrtarët publikë detyrohen t’i drejtohen gjykatës, potenciali në këtë rast është se gjykatat do të vërshohen me rreth 90 mijë lëndë të reja, të cilat do të duhet t’i trajtojnë një për një”, shtoi Shala.

Gjithashtu, sipas Shalës, përpos ndikimit që këto lëndë do të kenë në efikasitetin e punës së gjykatës, shpenzimet lidhur me procedurat gjyqësore do të bien në barrë të buxhetit të shtetit.

“Në bazë të një kalkulimi të përgjithshëm, nga buxheti i Kosovës do të shpenzohen 35,770,502 euro për shpenzime procedurale, pa përfshirë kamatën ligjore dhe shpenzimet e mundshme përmbarimore”, tha Shala.

Përparim Gruda, deputet në ardhje i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) tha se është e paimagjinueshme që një vend demokratik nuk i respekton vendimet e Gjykatës Kushtetuese. 

Sipas tij, Kuvendi nuk po zbaton aktgjykimin e Kushtetueses, jo për shkak të mungesës së mundësive ligjore apo teknike, por sepse lideri nuk dëshiron ta bëjë një gjë të tillë.

“Kjo është një situatë e papranueshme për një vend që pretendon të jetë demokratik dhe të respektojë shtetin e së drejtës. Kam thënë edhe në një tryezë tjetër se kur trajtojmë problemet e moszbatimit të aktgjykimeve kushtetuese, nuk kemi të bëjmë thjesht me një bojkot nga ana e qeverisë, por me një qasje të strukturuar që e konsideron sundimin e ligjit si të negociueshëm”, tha Gruda./EO

Lexuar: 19

Lajme te ngjashme

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

Pamjet historike të 28 Nëntorit 1997, Kuvendi i Kosovës shfaq videon e daljes së parë publike të UÇK-së

Personazhe të njohura turke arrestohen në aksionin e ri antidrogë

Haradinaj: Tërheqja për Ligjin për Specialen nuk është bërë në emër të Aleancës

Lajmet e fundit

Autostrada Shkup–Bllacë: Kontrata 191 milionë euro, kompensimi për tokën deri në 100 euro/m²

27 Nëntor, 2026

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

27 Nëntor, 2026

Sulmet ruse në Kharkiv, 3 të plagosur. Persona të bllokuar nën rrënojat e një pallati banimi

27 Nëntor, 2026

Kamera në çdo polic, viktimat e dhunës do të mund të dëshmojnë live

27 Nëntor, 2026

Rama: Mickoski nuk më ka lënë përshtypjen që ka rezervë për gjuhën shqipe, megjithatë ne jemi vigjilent

27 Nëntor, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

27 Nëntor, 2026

Gjiganti rus “Lukoil” drejt duarve amerikane: 2.000 pika karburanti në 16 shtete

27 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.