Autor: TV News
Mesfushori, Valon Berisha nuk do të luajë në ndeshjen e kthimit ndaj Islandës. Kosova dhe Islanda po ballafaqohen momentalisht në “Fadil Vokrri”, ku rezutlati aktual i takimit është 1-1, shkruan GazetaBlic Sport. Valon Berisha ka marrë karton të verdhë dhe nuk do të luajë në ndeshjen e kthimit pas tri ditësh, shkaku i suspendimit. Ky duel po luhet në kuadër të promovimit në Ligën B të Ligës së Kombeve. /GazetaBlic Sport
Më 30 mars 2025 kthehet ora verore. Kjo do të thotë që akrepat do të kalojnë një orë para, nga ora 02:00 në 03:00 të mëngjesit. Ky ndryshim është pjesë e praktikës së zakonshme për të përfituar nga orët më të gjata të ditës gjatë muajve të ngrohtë, duke optimizuar përdorimin e energjisë dhe duke përmirësuar cilësinë e jetesës për qytetarët. Edhe pse ky ndryshim i orës mund të sjellë përfitime të mundshme, ka studime që sugjerojnë se ndryshimi i orës mund të ketë ndikim në ciklet e gjumit dhe shëndetin e disa individëve. Përdorimi i orës verore ka qenë…
Doarsa Kica-Xhelili, nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka komentuar deklarimin e Agim Veliut i cili një natë më herët në një linjë direkte në Debat Plus ka thënë se udhëheqësija e LDK-së kishe keq renditur kandidatët ndërsa për Kica-Xhelilin ka deklaruar se ‘pak me grith/gërvish i del shenja e Vetëvendosjes’. Ajo ka thënë se ka dilema rreth komentimit apo jo të deklarimit të Veliut. ‘’Nuk e di në qoftë se zotëri Veliu ka personalisht përvojë me gërvishtje por unë nuk kam, madje madje mua më njohin si kogja libër të hapur që jam sikurse brenda sikurse jasht dhe…
“Ka qëndrueshmëri në furnizim me tretësirë për infuzion (NaCl 0.9%- 500 mililitra), për asnjë moment nuk ka pasur mungesë në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme”. Kështu kishte deklaruar Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës javë më parë si përgjigje në raportimet për mungesë të tretësirës për infuzion. Por, se kjo nuk qëndron është dëshmuar nga Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës “Dr. Sami Haxhibeqiri” një natë më parë. Në mungesë të produkteve bazike siç është ky, siç ka mësuar televizioni, në këtë spital janë anuluar së paku 5 operime të planifikuara në repartin e Kirurgjisë. E se pacientët…
Mbretëria e Bashkuar nuk dëshiron të vendosë forca paqeruajtëse në Ukrainë pa garanci sigurie dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, deklaroi sot ministri britanik i Forcave të Armatosura. Ministri i Forcave të Armatosura, Luke Pollard, tha për Times Radio se plani i kryeministrit britanik, Keir Starmer për një “koalicion të vullnetarëve” që do të mbikëqyrte çdo marrëveshje paqeje midis Ukrainës dhe Rusisë varet nga përfshirja e SHBA-së – pavarësisht këmbënguljes së Donald Trumpit se vendi i tij nuk do të përfshihet drejtpërdrejt në një plan të tillë. I pyetur nëse qeveria britanike është e gatshme të dërgojë trupa…
Komentet për rekomandimin e rritjes së tarifave për 15%, në drejtim të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë ka kohë të dërgohen deri me datë 28 mars. Megjithatë, këtë veprim jo të gjithë kanë vendosur ta bëjnë meqë kundërshtimin e tyre po e planifikojnë në mënyra të tjera. Aktivisti i shoqërisë civile Luan Hasanaj ka filluar një peticion online #Asnjecentmeshume në të cilin kundërshton rritjen e këtyre tarifave. Përveç këtyre i njëjti qëllim ka veprime edhe më të ashpra. ”Hapi tjetër do jetë protesta, mirëpo jo vetëm protesta ka edhe diskutime tjera, jemi duke menduar që të nisim një fushatë që…
Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi, ishte ditën e sotme i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku komentoi rritjen apo rënien e ndjekësve në rrjetet sociale të personazheve të “Big Brother VIP 4”. Moderatorja e njohur, Sidorela Gjoni, e pyeti fillimisht për profilin e “Instagram”-it të Egli Takos, ku ka patur ndryshime drastike brenda një kohe mjaft të shkurtër. Pas daljes së Eglit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, numri i ndjekësve u rrit shumë. Por situata ndryshoi totalisht me rikthimin e saj në BBV 4, ku u duk se fansat po e ‘braktisnin’. Pjesë nga intervista:…
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se prej dy ditësh, Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave (AME), me mbështetjen e Policisë së Kosovës, ka nisur inspektime në biznese dhe ambiente me frekuentim të lartë të qytetarëve, për të monitoruar respektimin e masave parandaluese të mbrojtjes nga zjarri. Sipas tij, këto inspektime, të cilat tashmë janë realizuar në Prishtinë dhe Pejë dhe do të vazhdojnë në të gjithë Kosovën, kanë konstatuar mangësi në disa subjekte sa i përket standardeve të sigurisë kundër zjarrit. Për këto raste, është lënë një afat për përmbushjen e kërkesave ligjore. “Në rast…
Çlirim Toci, kolonel forcave shqiptare në një linjë direkte në FIVE në RTV Dukagjini ka folur lidhur me reagimin e Beogradit zyrtar ndaj marrëveshjes ushtarake mes Kroacisë-Kosovës dhe Shqipërisë. Ai ka thënë se nuk ka asnjë arsye që Serbia të reagoj. ‘’Jam shumë i çuditur pse presidenti Vuçiq shqetësohet shumë për një marrëveshje që është nënshkruar ndërmjet Kosovës-Shqipërisë dhe Kroacisë e që ka të bëjë me fushën e mbrojtjes, një marrëveshje që është e drejta e çdo shteti që ta nënshkruaj’’, ka thënë ai. ‘’Është një marrëveshje transparente që nuk kërcënon asnjë vend në Ballkan duke përfshi edhe vet Serbinë’’,…
Liderët e Bashkimit Evropian janë zotuar se do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën me armë, pavarësisht përpjekjes së Rusisë që të parandalojë dërgimin e armëve të Perëndimit në Kiev, përmes bisedimeve të vazhdueshme për armëpushim. Liderët e bllokut evropian do të mblidhen në Bruksel më 20-21 mars kur pritet t’i miratojnë konkluzionet e samitit që përcaktojnë se “Bashkimi Evropian beson në qasjen e ‘paqes përmes forcës’, e cila kërkon që Ukraina të jetë në pozicionin më të fuqishëm të mundshëm, dhe kapacitetet e saj ushtarake janë elementët kryesorë”. Teksti, i cili është parë nga Radio Evropa e Lirë, përcakton që…
