Autor: TV News
Interesimi i ulët i konsumatorëve komercialë për të paraqitur dëshmitë për numrin e punëtorëve dhe qarkullimin vjetor – në kuadër të procesit të hapjes së tregut – shtyu KESCO-n që të zgjasë afatin deri më 7 prill. Më pak se 1% e rreth 100 mijë konsumatorëve komercialë në kuadër të Shërbimit Universal dorëzuan në KESCO të dhënat e nxjerra në Administratën Tatimore, për dy javë – prej kur u dha njoftimi për liberalizimin e tregut. “Ky vendim është marrë në bashkëpunim me ZRrE-në dhe ATK-në, pas fluksit të madh dhe kërkesave të shumta nga bizneset për të sjellë dokumentacionin e…
Sot ka festë në familjen e Leartës dhe Kushtrimit, kjo ngase ky i fundit po feston ditën e lindjes. Në mes shumë urimeve që morri Kushtrimi nga miqtë e familjarë, ai që preki syrin e ndjekësve ishte i bashkëshortes së tij Leartës. Learta e cila përtej fjalëve të shumta zemre i bëri edhe një premtim Kushtrimit duke i shkruar: “Përgjithmonë dhe gjithmonë, të dua”. Ditëlindja është gjithmonë një moment i veçantë për çdo njeri, dhe për Kushtrimin kjo ditë u bë edhe më e veçantë falë dashurisë që bashkëshortja e tij, Learta, shprehu në mënyrë kaq emocionuese. Një mesazh i…
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se kryeqyteti ka shtruar iftar në katedrale. Rama në postimin e tij ka shkruar ‘‘Bashkë–Gjithmonë’’. Në fotografitë e postuara nga kryetari i Prishtinës, shihen të pranishëm prijës fetarë myslimanë e katolikë.
Ish nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj ka folur lidhur me vizitën e sotme të ish presidentit Hashim Thaçi tek varri i babait të tij dhe në shtëpi. Haradinaj në një linjë të drejtpërdrejtë në FIVE në RTV Dukagjini ka thënë se Gjykata Speciale ka bërë shkelje të njëpasnjëshme dhe se lejimi i vizitës së Thaçit është pesë ditë me vonesë. ‘’Kjo ka bërë shkelje të njëpasnjëshme sa i përket shkeljeve të të drejtave esenciale të njeriut’’. Haradinaj ka thënë se masat e sigurisë të cilat ishin ndërmarr në këtë vizitë ‘’edhe shtëpinë ia krijuan një lloj burgu provizor… prapë se…
Avni Spahiu, ish ambasador i Kosovës në Uashington ka folur lidhur me marrëveshjen ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci. Ai ka thënë se marrëveshja e arritur është e rëndësishme dhe si e tillë forcon sigurinë në rajon. ‘’Kjo është një mesazh pikërisht në kohën kur jemi të bombarduar si rajon nga sulme të llojeve të ndryshme që vijnë nga Rusia dhe nga zëdhënësi i saj Serbia. Natyrisht kjo është ekzagjeruar nga ana e Serbisë siç bënë zakonisht, kemi një reagim jo logjik, jo të arsyeshëm nga ana e Serbisë që e pengon në vazhdimin e politikës së saj pro ruse në Ballkanin Perëndimor’’, ka…
Kombëtarja e Shqipërisë do të zbresë sonte në fushën e “Wembley”-t për ndeshjen e parë të para-kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. “Kuqezinjtë” e drejtuar nga Sylvinho do të përballen me “Tre Luanët” një prej favoritëve të grupit, transmeton GazetaBlic Sport. Ndeshja Shqipëri-Angli do të luhet me fillim nga ora 20:45, me kuqezinjtë që do të luajnë sonte me fanellën me ngjyrë të zezë. /GazetaBlic Sport/ The post Shqipëria do të luajë sonte me fanellën me ngjyrë të zezë ndaj Anglisë appeared first on GazetaBlic.
Në natën mes të shtunës dhe të dielës (29-30 mars) fillon llogaritja verore e kohës, ora do të shkojë 60 minuta përpara. Momenti zyrtar i ndërrimit të orës është pikërisht në orë 02:00, atëherë kur akrepat kalojnë 60 minuta para duke shënuar 03:00. Dy herë në vit orët tona ndryshojnë për një orë dhe njerëzit fitojnë ose humbin një orë gjumë. Këtë herë akrepat e orës nuk do të rikthehen pas deri më 26 tetor Ndryshimi i akrepave është një proces i unifikuar në gjithë vendet e Evropës. Ndryshimi i saj u vendos si ligj evropian në vitin 1981. Norma…
Në seancën e sotme në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në pjesën e veçuar të rastit “Subvencionet 1,” ku po akuzohet për marrje ryshfeti Salih Kelmendi, dëshmitari bashkëpunues Alban Bushati tha se ndryshimi në aplikim për subvencione ka qenë për qëllim të përfitimit të mjeteve. Dëshmitari Alban Bushati tha se ka pasur kompetencë që të bëjë ndryshim nëse ka ndodhur ndonjë gabim, por që në rastin konkret nuk ka qenë ndonjë korrigjim. “Në rastin konkret ka qenë qëllim për me i përfitu mjetet.” “Jemi marrë vesh me këtë ndryshim të tokës, me i ndihmu Bekim Shalës për një shtallë për majmëri,…
Një situatë e papritur ka tronditur mbrëmjen e djeshme shtëpinë e Big Brother VIP Albania dhe ka ndezur rrjetet sociale. Një video që po qarkullon me shpejtësi tregon momentin kur Loredana Zefi përpiqet të zgjojë në mëngjes Rozana Radin, por reagimi i artistes ishte i papritur: ajo e goditi Lorin në fytyrë. Ngjarja ka shkaktuar menjëherë reagime të forta nga ndjekësit, të cilët kërkojnë që “Vëllai i Madh” të marrë masa dhe të dërgojë zarfin e zi, që zakonisht sjell përjashtim nga gara. Kjo kërkesë vjen mes një atmosfere tensioni, ku emocioni dhe adrenalinë e merr një rol qendror në…
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë periudhës së luftës së Kosovës. Aktakuza është ngritur ndaj R.V. dhe M.V., të nacionalitetit serb, dhe A.Ç., të nacionalitetit boshnjak, për veprën penale “Krimi i luftës kundër popullsisë civile”. “Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve R.V. dhe M.V. të nacionalitetit serb, dhe A.Ç. të nacionalitet boshnjak, për shkak të dyshimit të bazuar se e kanë kryer veprën penale” “Krimi i luftës kundër popullsisë civile”, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit…
