Autor: TV News

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan thotë se partia kryesore opozitare e Turqisë është “përgjegjëse për plagosjen e policëve në sulmet e vandalëve”. Erdogan ka bërë thirrje që të ndalojnë protestat ka shkruar BBC. Derisa shton se “opozita nuk duhet të luajë me nervat e popullit”. “Në vend që t’u përgjigjen akuzave për korrupsion, grabitje, ryshfet dhe zhvatje, ata kanë bërë deklaratat më të ndyra dhe të paligjshme në historinë tonë politike për pesë ditët e fundit”. “Mos prishni qetësinë e qytetarëve tanë me provokime”. “Unë besoj se nëse [opozitës] i mbetet ndonjë respekt, ata do të turpërohen për të keqen…

Read More

Shqipëria ka dominuar plotësisht në pjesën e parë të ndeshjes kundër Andorrës. Me dy golat e Rey Manajt, Shqipëria e ka mbyllur me rezultat 2:0 pjesën e parë të ndeshjes kundër Andorrës. Ndeshja Shqipëri – Andorrë po luhet në “Arenën Kombëtare” në Tiranë dhe i takon Grupit K kualifikues për Kupën e Botës 2026. Manaj i shënoi dy golat brenda dhjetë minutave. Të parin e shënoi me kokë në minutën e nëntë pas harkimit të Kristjan Asllanit, kurse golin e dytë e shënoi në minutën e 19-të pas asistimit të Armando Brojës. Andorra nuk rrezikoi asnjëherë portën e Shqipërisë gjatë…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se Serbia do të mbahet përgjegjëse dhe fajtore para drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. Ai ka përkujtuar masakrën e Serbisë në fshatin Kotlinë të Kaçanikut 26 vjet më parë, duke thënë se ishte krim shtetëror “i Serbisë së Sllobodon Millosheviqit”. Kurti ka shkruar në Facebook se Serbia është fajtore për të gjitha krimet e kategorive juridike “të ktyera në Kosovë, para dhe gjatë luftës”. “Sot janë bërë plot 26 vjet nga dita kur Jugosllavia e Serbisë së Sllobodan Millosheviqit, kreu një krim shtetëror në fshatin Kotlinë…

Read More

Ish-kryeministri i Shqipërisë gjatë luftës në Kosovë, Pandeli Majko, ka përkujtuar përvjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe më 24 mars 1999. Në një postim në rrjetet sociale, Majko e përshkroi këtë ditë historike me një mesazh të shkurtër, por domethënës: “Don’t… again!” (Mos… kurrë më!). Ai theksoi se kjo ishte dita kur NATO ndërhyri për të mbrojtur popullin shqiptar në Kosovë, duke ndalur spastrimin etnik dhe gjenocidin e kryer nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit. Sot, 25 vite pas këtij momenti vendimtar, ndërhyrja e NATO-s mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e Kosovës dhe…

Read More

Festa Qoqaj, blogerja dhe modelja e famshme, ka tërhequr përsëri vëmendjen me foton e saj më të re që ka publikuar në Instagram. Në këtë imazh, ajo shfaqet me një fustan të bardhë që thekson linjat e saj trupore, duke bërë që çdo ndjekës të mbetet pa fjalë. Kjo foto ka marrë një valë komentesh entuziaste nga ndjekësit, të cilët e vlerësojnë bukurinë dhe stilin e saj unik. E njohur për kombinimin e stilit modern dhe ndjeshmërisë, Festa na rikujton se moda është një mënyrë për t’u shprehur. Ajo ka vendosur të kombinojë fustanin me pantallona të zeza dhe taka,…

Read More

Drejtori i Inteligjencës së Mbrojtjes Finlandeze, Pekaa Turunen, ka vizituar Kosovën të hënën, ku me komandantin e KFOR-it, gjeneral Enrico Barduani, kanë diskutuar për situatën aktuale në rajon. KFOR-i përmes një postimi në Facebook se Turunen foli për dialogun Kosovë-Serbi, duke thënë se mbështet atë “i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian”. “Gjatë takimit, gjeneralmajor Barduani ndau qëndrimet e tij për situatën aktuale të sigurisë në tërë rajonin dhe nënvizoi përpjekjet e KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, si dhe në mbështetje të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian mes Prishtinës e…

Read More

Në ekranin e madh të “Arenës Kombëtare” është bërë publike edhe numri zyrtar i tifozëve të pranishëm në duelin Shqipëri-Andorrë. Bëhet fjalë për 17.183 tifozë. Një numër relativisht i kënaqshëm duke pasur parasysh edhe kundërshtarin modest që kombëtarja e Silvinjos ka përballë. Dopieta e Manajt në minutat 9 dhe 19 i dhuruan avantazhin e dyfishtë kuqezinjve.  

Read More

Analist, Belgzim Kamberi tha se pas zgjedhjeve të 9 shkurtit klasa politike e vendit nuk po tregohet mjaftueshëm e guximshme dhe e gatshme për marrjen e përgjegjësive që i pret pas certifikimit të zgjedhjeve. Kamberi u shpreh se po shihet një “druajtje” politike si nga partia fituese VV por edhe LDK për shprehjen e gatishmërive që e presin proceset e rëndësishme Kosovën.Kamberi në “Debat Plus” u shpreh se saga e dialogut mes Kosovës-Serbisë dhe çështja e zgjedhjeve të presidentit janë dy çështjet që e presin ekzekutivin e ri për hapat e mëtutjeshme. “ Janë dy persona ku më së paku…

Read More

Drejtori i “Octapus’ dhe njëherazi edhe profesor universitar, Arben Fetoshi në 26-të vjetorin e bombardimeve ajrore të NATO-s ka shkruar se shteti i Serbisë po fshihet me “retorikën e viktimës” ku po tenton të fshehë spastrimin etnik dhe kryerjen e masakrave në Kosovë. Fetoshi përmes një postimi në “Facebook” tha se 26-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s është një datë për ta kujtuar domosdoshmërinë e saj dhe se “narrativat që synojnë ta shndërrojë agresorin në viktimë nuk janë vetëm manipulim – janë kërcënim për të ardhmen”. “Çka fshihet pas narrativës anti – NATO të Serbisë? Edhe në 26 vjetorin e ndërhyrjes…

Read More

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë të hënën se çdo shtet që blen gaz apo naftë prej Venezuelës, do të paguajë tarifë prej 25 për qind në tregtinë që bën me Shtetet e Bashkuara. “Tarifat sekondare” do të hyjnë në fuqi më 2 prill, ka thënë Trump përmes një postimi në platformën e tij Truth Social. Trump ka thënë se e ka marrë këtë vendim, sepse Venezuela ka dërguar “dhjetëra mijëra” njerëz në SHBA, të cilët kanë “natyra shumë të dhunshme”. Ky njoftim e rriti çmimin e naftës së papërpunuar për gati 1.5 për qind. Më herët gjatë këtij muaji,…

Read More