Autor: TV News

Tri raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Fushë-Kosovë, Prishtinë dhe Istog.  Lidhur me këto raste, dy persona u arrestuan- njëri prej tyre u dërgua në mbajtje. Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se në Fushë-Kosovë u arrestua i dyshuari se sulmoi verbalisht dhe fizikisht një grua. “Fushë Kosovë / 24.03.2025 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar verbalisht dhe fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. Në…

Read More

Forca Ajrore e Ukrainës ka njoftuar se Rusia ka lëshuar 139 dronë dhe një raketë balistike Iskander në sulmet brenda natës, raporton BBC. Sipas njoftimit të lëshuar këtë mëngjes, forcat ukrainase kanë rrëzuar 78 dronë, ndërsa 34 dronë të tjerë nuk mbanin eksplozivë dhe si rrjedhojë nuk kanë shkaktuar dëme. Megjithatë, nuk theksohet se çfarë ka ndodhur me 27 dronët e tjerë ose raketën balistike, e sipas raportimeve sugjerohet se ato kanë mundur të arrijnë shënjestrën. Gjatë ditës së djeshme ka pasur bisedime të delegacionit rus me atë amerikan, në përpjekje për të afruar një marrëveshje armëpushimi.

Read More

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një burrë është dërguar nga familjarët në Qendrën Emergjente në Fushë-Kosovë. Tutje Policia ka njoftuar se lidhur me rastin trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. “ Raportohet se nga familjarët është dërguar në Qendrën Emergjente viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori që ka udhëzuar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, vijon raporti ditor.

Read More

Në një atmosferë luksoze, mes harmoni e emocioneve, Jozi dhe Loredana janë parë duke shijuar një moment të veçantë, përqafuar dhe duke shkëmbyer puthje që flasin më shumë se një mijë fjalë. Këto skena  mes dy bashkëkohësve kanë ndodhur në suitat e luksit, ku ndihen të lirë dhe të qetë për të shprehur ndjenjat e tyre. Jozi, me qetësi në zërin e tij, shprehet: “Sa me fat jam që mu ktheve. Rrugëtimin tim këtu i ka dhënë një super dorë Zoti.” Këto fjalë shprehin ndjesinë e tij të thellë për Loredanën, e cila duket se është një faktor i rëndësishëm…

Read More

Ndeshja e ardhshme e Shqipërisë është ajo ndaj Serbisë në “Air Albania” me 7 qershor, në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror. Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni i cili realizoi golin e fundit sonte në fitoren ndaj Andorrës (3:0), thotë se ballafaqimi i ardhshëm është shumë i rëndësishëm, teksa ai dhe bashkëlojtarët do japin 120%, shkruan GazetaBlic Sport. “Kemi një komb në shpatulla. Nuk do jemi 100%, por 120% ndaj Serbisë”, tha Uzuni për Klan Kosova. Në ndeshjen e sotme, Manaj realizoi dy gola e Uzuni një, duke ia dhuruar Shqipërisë tre pikët e para në kualifikueset e Europianit.…

Read More

Në postimin e saj më të fundit në Instagram, Lela ka tërhequr vëmendjen me stilin e saj të veçantë. Në një fustan të shkurtër të verdhë, ajo duket mahnitëse dhe me vetëbesim, duke e bërë këtë stilë një ngjarje të paharrueshme. E njohur si një makeup artiste e talentuar, Lela e ka përdorur këtë mundësi për të treguar se stili është në detaje, siç thotë dhe përshkrimi i saj. Fustani e thekson trupin e saj në mënyrë të përsosur, ndërsa çanta e saj elegante sjell një prekje të sofisticuar në pamjen e saj. Drita e natës e rrethonte, duke i…

Read More

Disa zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë janë ndikuar nga Rusia dhe besojnë se presidenti Putin mbi agjencitë e inteligjencës amerikane, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. Ai përmendi si shembull gatishmërinë e Presidentit Trump për të përsëritur pretendimet e Putinit se mijëra trupa ukrainase ishin rrethuar në rajonin Kursk të Rusisë perëndimore. “Kjo ishte një gënjeshtër”, tha Zelensky për revistën Time. Agjencitë e inteligjencës amerikane, përfshirë CIA-n, i kishin thënë Trump se trupat ukrainase nuk ishin të rrethuara, sipas Reuters, por Trump vazhdoi të përsëriste pretendimin rus. “Unë besoj se Rusia ka arritur të ndikojë në disa njerëz në ekipin e…

Read More

Analisti, Imer Mushkolaj ka deklaruar se kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK], Lumir Abdixhiku po e vazhdon të e mbajë qëndrimin e tij politik se LDK-ja duhet të mbetet si parti opozitare dhe nuk parasheh ndonjë koalicion të mundshëm qeverisës me partinëLëvizja Vetëvendosje e cila ka fituar zgjedhjet e 9 shkurtit.Mushkolaj tha se qëndrimi i LDK-së është i betonuar dhe nuk ka ndonjë interes bashkëpunimi partiak paszgjedhor. Ai në “Debat Plus” u shpreh se një koalicion i mundshëm mes PDK-së dhe LVV-së mbetet për t’u parë në vijim. “ Qëndrimi i LDK-së është betonuar, I thënë nga Lumir Abdixhiku…

Read More

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, ka thënë që përforcimi më i ri i kombëtares, Etnik Brruti, duhet të punojë më shumë që të zë një vend në pankinën e Kuqezinjve. Brazilian deklaroi kështu pasi u pyet se pse nuk e la shqiptarin nga Kosova as në bankën rezervë sonte kundër Andorrës në kualifikuesen për Kupën e Botës 2026. “Ai duhet të punojë më tepër në mënyrë që t’i zëvendësojë ata që unë i kam lënë në pankinë”, ka thënë Sylvinho për Klan Kosovës. “Është lojtar i mirë, në këtë grumbullim ne kemi pasur të marrim 27 lojtarë, duke përfshirë katër portierë,…

Read More

Dy banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother Vip Albania 4, Gjesti dhe Jozi, janë përfshirë në një debat të ashpër ditën e sotme. Çfarë ndodhi sot brenda shtëpisë së Big Brother? Një përballje e papritur mes dy banorëve ka bërë që tensionet të kapin majat. Gjesti, njeriu që është bërë i njohur për strategjitë e tij, ka akuzuar Jozin se po kopjon stilin dhe lëvizjet e tij, veçanërisht pas rikthimit të Jozit në shtëpi pas një përjashtimi. Sipas tij, Jozi po përpiqet të riprodhojë lojën e tij origjinale, duke e bërë situatën më interesante dhe dramatike.…

Read More