Autor: TV News
Zyrtarët e lartë të sigurisë kombëtare të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, përfshirë sekretarin e Mbrojtjes, shkëmbyen mesazhe në lidhje me sulmet ajrore ushtarake në Jemen, në një aplikacion të sigurt për dërgimin e mesazheve, në të cilin ishte përfshirë edhe kryeredaktori i The Atlantic, raportoi kjo magazinë të hënën. Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë tha se mesazhet e shkëmbyera “duket të jenë autentike”. Trump u tha gazetarëve fillimisht se nuk ishte në dijeni se informata tejet të ndjeshme ishin shpërndarë. Biseda mes zyrtarëve të lartë në këtë grup “përmbante hollësi operacionale për sulmet e…
Në përvjetorin e 26-të të masakrës në Tërnje të Therandës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe dhe vendosi kurora me lule të freskëta pranë varreve të të rënëve, të cilët u vranë mizorisht nga forcat e armatosura serbe. Kurti theksoi se gjaku i dëshmorëve është në themelet e Republikës. “Ne përkulemi me nderim dhe gjithashtu me mirënjohje të thellë, e me falënderim të përzemërt për të gjithë ata të cilët kontribuuan për lirinë e popullit tonë, për çlirimin e Kosovës. Gjaku i dëshmorëve është në themelet e Republikës dhe neve na ka ngelur një pjesë më e vogël e…
Osmani: Drejtësia për vrasjen e Bajram Kelmendit dhe dy djemtë e tij s’do të jetë premtim, por betim
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në 26-të vjetorin e rënies heroike për liri ka kujtuar avokatin Bajram Kelmendi dhe dy djemtë e tij, Kushtrimin dhe Kastriotin.Zyra e Presidencës përmes një komunikate për media thuhet se drejtësia për Bajram Kelmendin dhe dy djemtë tij do të jetë betim, dhe jo vetëm premtim. Sipas Presidentes, brezat e ardhshëm do të mësojnë për tre Kelmendët jo vetëm si “viktima të një mizorie, por si flamurtarë të pathyeshëm të një populli që nuk u dorëzua kurrë”.“Njëzet e gjashtë vjet më parë, Kosova humbi një luftëtar të palëkundur të drejtësisë, avokatin Bajram Kelmendi, dhe dy…
A keni ndjerë ndonjëherë se një emocion, si zemërimi ose trishtimi, mund të zgjasë pafund? Sipas neuroanatomistes Dr. Jill Bolte Taylor, një emocion i fortë mund të zgjasë vetëm 90 sekonda. Ky është rregulli që ajo përshkruan në librin e saj “My Stroke of Insight”, ku argumenton se emocionet janë përgjigje kimike të trupit që ndodhin shpejt pas një stimulimi emocional. Dr. Taylor shpjegon se, kur përjetojmë një emocion, truri ynë lëshon neurotransmetues dhe hormone që shkaktojnë ndjenja të ndryshme, si adrenalina për frikë apo dopamina për lumturi. Ky proces kimik është i shpejtë dhe zgjat vetëm rreth 90 sekonda.…
Ish-komandant suprem i forcave aleate të NATO-së për Evropë, gjenerali Wesley Clark, ka thënë se Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe se bashkëpunimi ekonomik në mes të dy vendeve do të jetë i pashmangshëm. Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka organizuar diskutim virtual, në shënim të 26-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, Clark ka folur për përmirësimin e klimës së biznesit dhe ka inkurajuar Kosovën që të përqafojë bashkëpunimin rajonal me fqinjët si Shqipëria, Maqedonia e Veriut, madje edhe Serbia. “Përfundimisht, Serbia do të duhet të pranojë pavarësinë tuaj dhe bashkëpunimi ekonomik do të jetë i pashmangshëm”, ka…
Enisa, këngëtarja dhe influencuesja e njohur, ka postuar një foto mahnitëse nga Bukureshti që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve në rrjetet sociale. Me një stil chic dhe një pamje të freskët, ajo tregon se është gjithmonë në modë, qoftë në skenë apo në jetë të përditshme. Në fotografi, Enisa shfaqet e buzëqeshur, me një grim të përsosur dhe flokë të zgjatura, duke simbolizuar elegancën moderne. Qyteti i Bukureshtit shërben si sfond perfekt për këtë pozë, me monumentin historik që veçon bukurinë e qytetit dhe traditat e tij. Pjesë e kulturës romane, kjo ndërtesë është një dëshmi e pasur e…
Kolonët izraelitë e kanë rrahur njërin prej bashkëregjisorëve të filmit dokumentar “No Other Land” – i cili fitoi çmimin Oscar – të hënën në Bregun Perëndimor, para se ushtria izraelite ta arrestonte, sipas dy miqve të tij regjisorë dhe dëshmitarëve të tjerë. Filmbërësi Hamdan Ballal ishte në mesin e tre palestinezëve që u arrestuan në fshatin Susia, sipas avokates së tyre, Lea Tsemel. Policia i tha asaj se ata po mbaheshin në një bazë ushtarake për tretman mjekësor, por Tsemel theksoi të martën në mëngjes se nuk ka qenë në gjendje t’i kontaktojë ata dhe nuk ka informata për vendndodhjen…
Prishtinë, marshimi 2025 – Platforma Cinesquare vazhdon të sjellë filmat më të mirë evropianë për fëmijë për audiencën e moshës së re! Më shumë se 25 filma të përzgjedhur me kujdes për fëmijë nga 6 deri në 12 vjeç janë tashmë të disponueshëm për t’u parë në Kosovë përmes katalogut Kidsquare – edhe atë me një çmim promocional prej vetëm 1 euro! Katalogu përfshin filmat më të mirë evropianë për fëmijë, duke përfshirë: Ninxha me Kuadrate, The Ogglies: Mirë se vini në Smelliville, Lucy është tani një gangster, Djaloshi Vinuetu dhe Buallët e humbur, Ninxha me Kuadrate 2 dhe shumë…
Kombëtarja shqiptare mori një fitore shumë të rëndësishme ndaj Andorrës në “Arenën Kombëtare”. Kuqezinjtë triumfuan 3-0 , ku dopieta e Rey Manajt dhe goli i Myrto Uzunit vendosën fatet e kësaj përballjeve. Por përveç fitores në këtë sfidë një tjetër detaj ka marrë vëmendjen. Sylvinho për herë të parë në “epokën” e tij te Kombëtarja nuk preferoi Jasir Asanin në formacionin titullarë. “Mëngjarashi” u la në stol, pasi braziliani preferoi një ekip më sulmues, duke vendosur Hoxhën, Brojën dhe Manajn në fazën ofensive. Por jo vetëm kaq, pasi ndaj Andorrës nuk kishte asnjë minutë për Asanin, i cili këtë përballje…
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar në Prizren pasi me një tjetër të dyshuar kanë sulmuar njërin të hënën. Sipas njoftimit, viktima është dërguar për trajtim mjekësor. I dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është iniciuar si “vrasje në tentativë”. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në bashkëpunim me një të dyshuar tjetër i cili është në arrati, kanë sulmuar viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin policor.
