Autor: TV News
Në episodin më të fundit të “Big Brother VIP 4”, tensionet në shtëpinë e famshme arrijnë kulmin, kur Gjesti tenton të puthë Valbonën, duke krijuar një situatë intrigante dhe plot emocione ndërmjet banorëve. Valbona dhe Laerti janë vendosur në një situatë të vështirë, pasi të dy janë në nominim dhe do të përballen me votat e publikut për të mbetur në lojë. Disa prej banorëve e shohin këtë si një mundësi të artë për të shfaqur ndjenjat e tyre, ndërsa të tjerë janë të shqetësuar për pasojat e vendimeve që do të merren ndaj tyre. Të gjithë janë të prekur…
Afër gjashtë muaj nga vendimi i Qeverisë për lehtësimin e masës së sigurisë, në kontrolle të shtuara, për mallrat që hyjnë nga Serbia nëpërmjet Merdares, në pesë vendkalimet tjera me këtë fqinj kufizimi mbetet në fuqi. Derisa pajisja me skanerë me rreze X, statikë e mobilë, mbetet parakusht për lehtësimin e masës edhe në Bërnjak, Jarinje, Mutivodë, Dheu i Bardhë dhe Muçibabë, aktualisht në zhvillim janë tri procese të ndara për blerjen e tyre. Krahas procesit të prokurimit që e udhëheq Dogana për dy skanerë – grant nga Banka Botërore – për furnizimin me pajisje të tilla, prokurim kanë nisur…
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka përkujtuar intelektualët shqiptarë Bajram Kelmendi, Agim Hajrizi dhe Latif Berisha në përvjetorin e vrasjes së tyre. Kurti tha se me fillimin e bombardimeve të NATO-s serbët sulmuan mbështetësit e luftës çlirimtare. “Policët e Serbisë hynë dhunshëm në shtëpinë e Bajram Kelmendit, avokat e aktivist në Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut. E rrëmbyen me dhunë bashkë me djemtë e tij, Kastriotin dhe Kushtrimin. Të tre u gjetën të vrarë dy ditë më vonë”, shkroi Kurti. Kurti tutje tha se të tillë njerëz, që sakrifikuan gjithçka për lirinë dhe të ardhmen…
Më 24 mars para 26 vjetësh, nisi fushata e bombardimeve ajrore ndaj Jugosllavisë për ndaljen e fushatës serbe për spastrim etnik të shqiptarëve në Kosovë. Ramë Buja- Ish anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së ka kujtuar kohën e 24 marsit të 1999-s kur atëkohë kishte sfida për bisedimet që po zhvilloheshin në Rambuje. Një moment që Buja kujton është kur Komandatët e KFOR–it iu thanë se ” mbani përgjegjësinë” lidhur me zhvillimet që po ndodheshin atëkohë.Buja në “Five” të Dukagjinit tha se ish-presidenti, Hashim Thaçi ka qenë pika më e besueshme e ndërkombëtarëve për rrethanat e luftës. “Nisja ka…
Trajneri i Real Betisit, Manuel Pellegrini është shpallur trajneri më i mirë i muajit mars në La Liga. Kjo vjen pas paraqitjeve të mira të skuadrës së tij, mes tyre edhe një fitore ndaj Real Madridit. Kiliani, la pas trajnerët si Hansi Flick dhe Claudio Giraldez për të fituar këtë çmim. Betisi i tij, gjendet në pozitën e 6-të në La Liga dhe ka gjithsej 44 pikë aq sa Villarreali në pozitën e 5-të.
Pa u bërë 24 orë, në Kosovë ka ndodhur tri vrasje tragjike. Fillimisht një 19-vjeçar e ka vrarë me armë zjarri në bashkëmoshatar të tij në mbrëmjen e së dielës në . Ndërsa në orët e mesditës, të së hënës u raportua se ka mbetur e vdekur një grua dhe një burrë ka kryer vetëvrasje në Stanoc të Vushtrrisë.Refki Morina, ish-nënkolonel policor tha se fakti që kanë ndodhur tri vdekje tragjike nga vrasjet është shqetësuese dhe duhet të jetë edhe shqetësim për “institucionet e rendit dhe ligjit”. Morina tha se disa nga mënyrat e minimizimit të ngjarjeve të tilla tragjike…
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka përkujtuar 27-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit. Kurti përmes një postimi në “Fcebook” tha se rezistenca në Gllogjan tregoi qëndrueshmërinë e popullit të Kosovës për ta vazhduar luftën për liri deri në çlirimin e Kosovës nga Serbia pushtuese dhe armike “Në javët e para të luftës në Kosovë, 27 vite më parë, si sot, më 24 mars 1998, njësite policore serbe ia mësyen fshatit Gllogjan të Deçanit, duke sulmuar qendrën e një prej grupeve të armatosura më aktive të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Që nga paraditja e deri në mbrëmje, ata u përballën me një…
Në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, tensionet mes banorëve Valbona Mhilli dhe Laert Vasili, kanë arritur kulmin. Gjatë spektaklit të kaluar, Laerti shprehu dëshirën për t’u shkëputur nga aleanca me Valbonën dhe për t’u përballur në një televotim individual. Ky moment i papritur, që shpesh ndodh në formate reality, tronditi atmosferën tashmë të tensionuar në shtëpi. Kjo deklaratë e tij shkaktoi zemërim te Valbona, e cila e konsideroi veprimin e Laertit si tradhti, duke e quajtur atë “i pafytyrë” dhe “tradhtar”. Këto fjalë të rënda ngrenë një çështje thelbësore mbi besimin dhe lojalitetin mes banorëve, një temë që vazhdon…
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar se 24 marsi i vitit 1999 shënoi një pikë kthese për Kosovën, duke ndalur spastrimin etnik dhe krimet e regjimit serb. Në 26-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe, Maqedonci ka vlerësuar se ndërhyrja e aleancës dhe lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishin të domosdoshme për t’i dhënë fund dhunës ndaj popullsisë civile. “Lufta e UÇK-së dhe intervenimi i NATO-s ishin e vetmja rrugë për të ndalur vrasjet, përndjekjet, dhunimet dhe dëbimet masive të popullit shqiptar… 24 marsi është simbol i rreshtimit të Kosovës në anën e drejtë…
Zyrtarët amerikanë dhe ukrainas i përmbyllën bisedimet e tyre në Arabinë Saudite të dielën, një ditë para se negociatorët amerikanë të takohen të hënën me përfaqësuesit e Rusisë në përpjekje për ta arritur një marrëveshje për armëpushim në luftën në Ukrainë. Ekipi i Uashingtonit nuk ka komentuar ende bisedimet me përfaqësuesit e Kievit, por ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Rustem Umerov, tha se bisedimet ishin “konstruktive dhe kuptimplota”. “Diskutimet ishin frytdhënëse dhe të përqendruara. Adresuam çështje kyçë, përfshirë energjinë”, shkroi Umerov në Facebook. “Qëllimi i presidentit Volodymyr Zelensky është ta sigurojë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme për vendin…
