Autor: TV News

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Ukraina dhe Rusia kanë arritur një marrëveshje për një armëpushim detar, që ka për qëllim të sigurojë lundrim të sigurt në Detin e Zi. Siç raporton BBC, ky armëpushim ka si qëllim eliminimin e përdorimit të forcës dhe ndalimin e përdorimit të anijeve tregtare për qëllime ushtarake. Në një deklaratë të publikuar nga Shtëpia e Bardhë, thuhet se të dyja palët kanë rënë dakord të zhvillojnë masa për të zbatuar marrëveshjet për të ndaluar goditjet ndaj infrastrukturës energjetike. Po ashtu, Ukraina dhe Rusia do të vazhdojnë punën drejt një paqeje të qëndrueshme. Deklaratat gjithashtu…

Read More

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj ministrit të Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, njëherit kryetarit të KDTP-së, dhe nipit të tij, për dyshimin se kanë kryer veprat penale “Sulm” dhe “Kanosje”. Sipas aktakuzës, më 9 shkurt, rreth orës 17:20, ministri Damka ka përdorur forcë fizike ndaj të dëmtuarve A.M. dhe M.J. anëtarë të një partie turke në Prizren, për shkak të një mosmarrëveshjeje të mëhershme lidhur me publikimin e informacionave për partinë “KDTP” dhe atë personalisht. Gjatë një takimi në park, Damka e ka sulmuar të dëmtuarën A.M. duke e shtyrë, dhe më pas ka sulmuar M.J., duke e goditur…

Read More

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), ka rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor në Viti, pasi dyshohet se ka sulmuar një qytetar për shkak të një mosmarrëveshjeje lidhur me një kontest pronësor. Sipas IPK-së, incidenti ka ndodhur më 24 mars 2025, rreth orës 21:00, në qytetin e Vitisë. Dyshohet se pas një grindjeje mes zyrtarit policor dhe qytetarit, është përfshirë një akt dhune. Rasti është hapur nga Prokuroria Themelore e Gjilanit, dhe është iniciuar si “lëndim i lehtë trupor”. IPK ka bërë të ditur se ndaj rreshterit policor është nisur hetimi penal dhe ka parashtruar rekomandimin për suspendim. Hetimi po zhvillohet…

Read More

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka kujtuar masakrën në fshatin Tërrnjan të Suharekës ku janë masakruar 46 martirë. Në njoftimin zyrtar thuhet se fshati Tërrnjambetet plagë e pashuar dhe kujtim i përjetshëm i luftës për lirinë e vendit.Osmani përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar se 8 banorë tb këtij fshati ende janë në mesin e të zhdukurve me dhunë. “Në orët e hershme të mëngjesit të 25 marsit të vitit 1999, forcat gjenocidale paramilitare serbe hynë në fshatin Tërrnje të Suharekës dhe masakruan 46 martirë, ndër të cilët gra, pleq e fëmijë. Disa prej viktimave ishin banorë të fshatit,…

Read More

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandr Lukashenko, u betua të martën për mandatin e tij të shtatë si president, por organizatat për të drejtat e njeriut e cilësuan sundimin e tij si “antikushtetues”. Lukashenko i fitoi mbi 86 për qind të votave në zgjedhjet presidenciale të 26 janarit, të cilat u dënuan gjerësisht nga vendet perëndimore si një farsë. “Ato u zhvilluan në kushtet e një krize të thellë të të drejtave të njeriut, në një atmosferë frike totale të shkaktuar nga shtypja e shoqërisë civile, mediave të pavarura, opozitës dhe të gjithë kundërshtarëve”, thuhet në një komunikatë të përbashkët të dhjetë…

Read More

Dëshmitari Naim Maloku deklaroi të hënën në Hagë se vetëm një urdhër e ka marrë nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së dhe ka pasur pikërisht të bëjë me transferimin e tij në Zonën Operative të Dukagjinit. “Urdhrin e parë që e kam marrë nga një autoritet në Shtab të Përgjithshëm është urdhri kur kam lëvizë nga Drejtoria Operative në Shtabin e Përgjithshëm në Drejtorinë Operative në Zonën e Dukagjinit. Kjo ka ndodhur në janar të 1999-ës. Pra, urdhri i vetëm që unë e kam marrë. Unë i kam thënë edhe ZPS-së nuk mundeni me i kuptu këto. Është e vështirë”,…

Read More

Klubi Futbollistik Llapi ka njoftuar sot se ish-futbollisti Enis Zabërgja është emëruar Shef i Skautimit për të rinjtë. Pas një karriere të gjatë në futbollin aktiv, Zabërgja, i cili së fundmi është pensionuar nga futbolli, tani do të marrë një rol kyç në zbulimin dhe zhvillimin e talentëve të rinj, duke ndihmuar në rrugëtimin e tyre drejt ekipit senior. Me përvojën dhe njohuritë e tij, ai pritet të jetë një faktor i rëndësishëm në ndërtimin e një baze të fortë të futbollistëve të rinj në klubin tonë. Zabërgja: “Jam shumë i lumtur që do të jem pjesë e këtij projekti…

Read More

Dilema të mëdha janë ngritur se kur duhet të japin dorëheqje kryeministri dhe ministrat të cilët janë zgjedhur deputetë të Kuvendit të Kosovës. Në shoqërinë civile janë të ndarë se a duhet të ndodh kjo para certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit, apo në momentin e betimit si deputet në parlament. Sipas Ligjit për Qeverinë – pikës 1 të nenit 26 – “në rast se anëtari i Qeverisë në detyrë zgjidhet deputet i Kuvendit, ai duhet të jap dorëheqje nga posti i anëtarit të Qeverisë para ditës së certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve”. Mirëpo, në Institutin e Kosovës…

Read More

Sara, një nga aktoret më të njohura shqiptare, ka heshtur çdo kritikë të mundshme me postimin më të ri në Instagram. Ajo shfaqet në një set fotografik të mahnitshëm, që tregon jo vetëm bukurinë e saj, por edhe një stil të veçantë që i përshtatet perfekt. Në këtë foto, Sara mban veshur një komplet elegant në ngjyrë trupi, duke theksuar linjat e saj të shkëlqyera dhe pamjen e saj ngjyrë zeshkane të flokëve. Është e qartë se Sara ka vendosur ta ndihmojë publikun të shijojë një moment relaksi në natyrë. Ndodhet në një peizazh të jashtëzakonshëm, i rrethuar nga natyra,…

Read More

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj videos së publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje për sukseset e qeverisë Kurti, duke e cilësuar si “më të dështuarën që nga përfundimi i luftës”. Ajo nëpërmjet një postimi në Facebook, e akuzoi qeverinë për dështime në politikën e jashtme, ekonomi, drejtësi dhe mirëqenie sociale. Bajrami theksoi se Kosova është nën sanksione, nuk ka siguruar asnjë njohje të re dhe nuk është anëtarësuar në organizata ndërkombëtare. “Gjatë kësaj kohe, Kurti i ka lënë trashëgimi Kosovës Marrëveshjen e Brukselit, aneksin e Ohrit dhe ka pranuar draft-asociacionin e komunave me shumicë serbe që çon drejt federalizimit…

Read More