Autor: TV News
Uashingtoni DC është ende duke përpunuar një shkelje serioze të sigurisë brenda administratës Trump. Është historia se si një gazetar – Jeffrey Goldberg i revistës Atlantic – iu shtua një grupi mesazhesh të platformës Signal, i cili me sa duket përfshinte Zëvendës Presidentin JD Vance dhe Sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth, përveç Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, Mike Waltz. Tema që po diskutohej ishte sulmi ndaj grupit Houthi të mbështetur nga Irani në Jemen. Goldberg tha se kishte parë plane të klasifikuara ushtarake për sulmet, duke përfshirë paketat e armëve, objektivat dhe kohën, dy orë përpara se bomba të godiste. Cilat…
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka pritur në iftar delegacionin e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), të udhëhequr nga Myftiu Naim Tërnava. Në një postim në Facebook, ai ka theksuar rëndësinë e Ramazanit si kohë e solidaritetit dhe reflektimit, duke uruar që ky muaj të sjellë paqe dhe harmoni për çdo familje. “Sot, sipas traditës, pritëm në iftar delegacionin e Bashkësisë Islame të Kosovës, të prirë nga Myftiu Naim Tërrnava. Kjo është një periudhë e çmuar e vitit që na kujton vlerat e solidaritetit, mirësisë dhe unitetit – parime që na bëjnë më të fortë si…
Motrat Antonela dhe Mariela Berisha kanë bërë sot një paraqitje të beftë në ambientet e Gjykatës së Tiranës, duke kaluar në qendër të vëmendjes përballë akuzave për sulmin ndaj Klea Prengës. Të qeshura dhe të qeta, motrat u fotografuan jashtë gjykatës, ku pritet të japin dëshminë e tyre për incidentin që ndodhi në një restorant në Tiranë. Ngjarja ka krijuar shumë interes dhe diskutime në opinionin publik dhe mediat, duke bërë që e gjithë vëmendja të fokusohet tek ato. Sipas informacioneve, sulmi ndaj Klea Prengës ndodhi më 16 dhjetor 2024, një ngjarje që ka tronditur shumë ku asnjëherë nuk priteshin…
Një varg kufizimesh nga Gjykata Speciale në Hagë, i janë vendosur ish-zëvendëskryeministrit të Kosovës, Hajredin Kuçi, i akuzuar për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Kuçi, i cili u deklarua i pafajshëm akuzohet për mosbindje ndaj gjykatës në një rast ku të akuzuar janë edhe Hashim Thaçi, Fadil Fazliu, Bashkim Smakaj dhe Isni Kilaj. Në vendimin e publikuar këtë muaj nga Dhomat e Specializuar në Hagë, janë aprovuar propozimet e ZPS. “ZPS kërkon që përveç kushteve të vendosura ndaj z. Kuçi, gjyqtari i procedurës paraprake t’i vendos kushtin e mëtutjeshëm që të përmbahet nga çdo kontakt, në çfarëdo mënyre, me:…
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka akuzuar partitë opozitare se kanë provokuar një “lëvizje dhuneje”, derisa protestat në vend vazhduan për natën e gjashtë. Trazirat filluan në Stamboll të mërkurën e kaluar kur kryetari i qytetit Ekrem Imamoglu – rivali kryesor politik i Erdoganit – u arrestua me akuza për korrupsion. Imamoglu tha se akuzat kundër tij ishin të motivuara politikisht, një pretendim që Erdogan e ka mohuar. Partia kryesore opozitare e Turqisë, Partia Republikane Popullore (CHP), e cila shpalli Imamoglun si kandidatin e saj presidencial të dielën, tha se demonstratat do të përfundojnë të martën, pa thënë se…
Në mbledhjen urgjente të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, pas tri vrasjeve të rënda që tronditën qytetin e Vushtrrisë, janë marrë disa masa për rritjen e sigurisë. Kryetari i kësaj komune, Ferit Idrizi, ka deklaruar për emisionin FIVE se janë nxjerrë disa konkluzione, duke përfshirë rritjen e masave të sigurisë dhe angazhimin e Drejtorisë së Arsimit për të organizuar takime të rregullta me prindërit e nxënësve, për të pasur më shumë kontroll mbi ta. Ai ka theksuar gjithashtu kërkesën që patrullat e policisë të shtohen, veçanërisht në lokalet e frekuentuara. Po ashtu, ai ka theksuar se nga përfaqësuesit e…
Pas tri vrasjeve të fundit në Vushtrri, ish-hetuesi policor Visar Rrecaj ka bërë një thirrje për çarmatosjen e plotë të qytetarëve të Kosovës, duke përfshirë edhe kthimin e armëve që janë dhënë me leje. “Qytetari i Kosovës duhet të çarmatohet në tërësi, madje konsideroj që duhet të kthehen edhe ato armë që janë dhënë me leje. Nuk jemi të aftë të mbajmë armë, të kthehen armët te zyrtarët shtetëror dhe ne duhet të jetojmë pa armë,” ka deklaruar Rrecaj në emisionin FIVE. Ai ka theksuar se shteti duhet të fokusohet në ndalimin e importit dhe eksportit të armëve, si me…
Zyrtarët e Manchester City- t thuhet se kanë mbajtur një takim me babanë e Rodrygo -s në përpjekje për të bindur brazilianin që të kalojë te Citizens sezonin e ardhshëm. Lajmi u bë i ditur në programin televiziv spanjoll El Chiringuito, transmeton GazetaBlic Sport. Takimi do të jetë zhvilluar tashmë më shumë se dy javë më parë dhe anglezët do t’i kenë propozuar Rodrygo-s një pagë më të lartë se ajo që merr aktualisht. Më tej, raportohet gjithashtu se braziliani do të përdorej në të majtë të sulmit, diçka që do t’i pëlqente, por që është e vështirë për t’u…
Një video e publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila paraqet arritjet e Qeverisë Kurti II, ka nxitur debat në skenën politike. Partitë opozitare e kanë cilësuar atë si propagandë, duke kundërshtuar pretendimet e përmendura në përmbajtjen e saj. Çitaku i reagon VV’së: Jeni kampion për propagandë – Dështim e degradim në çdo fushë Bajrami: Qeveria Kurti e para që mbylli mandatin, por më e dështuara prej pasluftës Ndërkohë, avokati Shkelzen Sopjani ka vlerësuar se në disa fusha ka pasur përparim, veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar në veri të Kosovës. “Po kjo me theks të veçantë kjo pjesë ku…
Në një moment tensioni dhe emocioni, Gjesti duket se po krijon një atmosferë të re mes Valbonës dhe Laertit në shtëpinë e ‘Big Brother VIP 4’. Valbona dhe Laerti janë në nominim kokë më kokë dhe deri më tani, tensioni nuk ka qenë kurrë më i ndjeshëm. Gjatë prime-t të së martës, njëri prej këtyre dy banorëve pritet të largohet përfundimisht nga shtëpia, duke lënë pas pasoja të thella për të tjerët dhe veçanërisht për ata që janë përfshirë në këtë marrëdhënie të komplikuar. Vendimi i fundit i dy banorëve u mor në spektaklin e kaluar, një moment vendimtar në…
