Autor: TV News

Rreth orës 22:30 të mbrëmjes së sotme, janë raportuar të shtënat me armë në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë. Dy persona dyshohet të jenë lënduar dhe janë transportuar për tretman mjekësor. Këtë e ka konfirmuar për Dukagjinin, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, e cila ka njoftuar gjithashtu se policia është në kërkim të personit të dyshuar, i cili është identifikuar. “Sot rreth orës 22:30, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë, ku dyshohet të jenë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit…

Read More

Shtetet e Bashkuara kanë thënë të martën se kanë arritur marrëveshje ndaras me Ukrainën dhe Rusinë për të garantuar lëvizje të lirë të anijeve komerciale në Detin e Zi, dhe për të zbatuar një ndalesë në sulmet ndaj objekteve të energjisë së njëra-tjetrës. Shtëpia e Bardhë ka thënë se marrëveshjet do t’i rikthejnë Moskës qasjen në tregjet globale për eksportet e produkteve bujqësore, të cilat janë bllokuar prej nisjes së luftës. Marrëveshjet, nëse zbatohen, do të përbëjnë përparimin të madh drejt një armëpushimi më të gjerë që Uashingtoni e konsideron shumë të rëndësishëm në bisedimet për paqe, që do t’i…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë, ku është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri. Ku dy persona kanë mbetur të lënduar. Sipas informacioneve të Dukagjinit, njëri nga ta ka ndërruar jetë, ndërsa tjetri është duke u trajtuar në spital. “Sot rreth orës 22:30, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë, ku dyshohet të jenë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin dhe janë në…

Read More

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Diana Tahiri, ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të dajës së saj të dashur, Hamdi Hasan Seferi. Në një postim prekës në Instagram, ajo shprehu dhimbjen dhe mallin për të, duke shkruar: “Tpushofte shpirti bardh ne lulet e xhenetit daja jem ma i miri.” Hamdi Hasan Seferi u nda nga jeta më 24 mars 2025, në moshën 70-vjeçare. Varrimi i të ndjerit do të bëhet më 27 mars, ora 15:00, në varrezat e fshatit Prekaz, afër shkollës “Azem Bejta”. Të gjithë ata që e kanë njohur Hamdiun…

Read More

Pas gabimit të sigurisë në Shtëpinë e Bardhë, janë shtuar thirrjet që ata që janë përfshirë në shkelje të japin dorëheqjen. Një person i afërt me Shtëpinë e Bardhë i ka thënë “Politico” se  “të gjithë në Shtëpinë e Bardhë mund të bien dakord se Mike Waltz është një idiot i ndyrë”. Ken Martin, kryetar i Komitetit Kombëtar Demokratik, i ka bërë thirrje Pete Hegseth të japë dorëheqjen ose të shkarkohet nga posti i tij si Sekretar i Mrojtjes. “Pete Hegseth ishte i papërshtatshëm për të udhëhequr Departamentin e Mbrojtjes edhe para se të rrezikonte sigurinë tonë kombëtare përmes trajtimit…

Read More

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati, ka reaguar ashpër ndaj sjelljes së politikanëve të vendit në një situatë të ndjeshme gjeopolitike, duke i cilësuar ata si “frikacakë” që i shmangen përgjegjësive shtetërore. Ai kritikoi qeverinë dhe opozitën për pasivitet, duke theksuar se Kosova po rrezikon të mbetet e papërgatitur për ndryshimet e mëdha në rajon dhe botë. Sipas Kastratit, ndërsa Serbia forcon diplomacinë e saj, Kosova po izolohet për shkak të mungesës së veprimit strategjik. Reagimi i plotë: POLITIKANË FIKACAKË QË I SHMANGËN PËRGJEGJËSIVE SHTETËRORE DHE NJË PJESË E MIRË E QYTETARËVE QË SHIJOJNË “REHATINË E KËNAQËSINË”…

Read More

Argjentina dhe Brazili takohen në një ndeshje të madhe kualifikuese për Kupën e Botës në Buenos Aires. Fituesja aktuale e Kupës së Botës, Argjentina do të jetë pa Lionel Messin për shkak të lëndimit, por e dinë se fitorja do t’i sigurojë atyre një vend shumë të mirë për Botërorin e 2026, ndërsa Brazili është gjithashtu i pozicionuar mirë në kualifikimet e Amerikës së Jugut. Ndeshja luhet me fillim nga ora 01:00 pas mesnate, por që pritet të jetë shumë e rivalizuar, madje me rrezikshmëri të lartë. Një deklaratë e djeshme e Raphinhas e ka ndezur shumë rivalitetin mes këtyre…

Read More

Zyra e Rregullatorit për Energji Elektrike në Kosovë (ZRrE) ka propozuar një rritje të çmimit të energjisë elektrike për rreth 15% për muajin e ardhshëm. Analisti Astrit Gashi ka theksuar se ky është vetëm një efekt i pasojave të një problemi më të madh dhe më të thellë që ka të bëjë me sektorin energjetik në vend. Gashi ka theksuar se debati aktual për çmimin e energjisë është vetëm një pjesë e problemit, duke shtuar se problemi i vërtetë qëndron te mungesa e investimeve dhe zhvillimit të infrastrukturës energjetike në Kosovë. “Na jemi duke folur sa për qind rritet rryma,…

Read More

Mund të jeni shumë i talentuar dhe shumë punëtor, por ka disa fjalë që duhet t’i shmangni në mënyrë që të mos krijoni përshtypje të keqe te tjerët. Ka disa fjalë të cilat e ndryshojnë mënyrën se si njerëzit ju shohin. Më poshtë i keni disa fjalë që menjëherë duhet t’i hiqni nga fjalori juaj dhe arsyen se përse duhet ta bëni këtë. “Nuk është e drejtë” Kush nuk e din se jeta nuk është e drejtë? Duke i pëshpëritur këto fjalë, ju e jepni përshtypjen se, sipas juve, jeta duhet të jetë e drejtë. Kjo ju bën të dukeni…

Read More

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka propozuar një rritje prej rreth 15% të çmimit të energjisë elektrike në Kosovë, e cila pritet të hyjë në fuqi muajin e ardhshëm. Në Debat Plus, Besnik Shabiu nga grupi “Asnjë cent ma shumë” kritikoi vendimin, duke theksuar se rritja e çmimit të rrymës ka qenë e vazhdueshme gjatë viteve të fundit. “Jemi dëshmitar që çmimi në Kosovë për katër vite është rritur 126 për din, çmimi i energjisë elektrike. Në bazë të ekspertëve të ekonomisë këtë informatë që e kam marrë prej Edison Jakurtit, që ka qenë zëvendësministër në Qeverinë Kurti I,…

Read More