Autor: TV News

Millosh Vukojeviq, një nga dy personat e plagosur në grabitjen e armatosur që ndodhi më 17 mars në lagjen Veternik të Prishtinës, ka ndërruar jetë. Burime të Dukagjinit bëjnë të ditur se ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra, pavarësisht trajtimit mjekësor në emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, njoftoi të mërkurën se katër ushtarë amerikanë, të cilët u zhdukën në Lituani gjatë stërvitjeve ushtarake, kanë vdekur. Ushtria Amerikane në Evropë dhe Afrikë tha në një komunikatë më herët se katër ushtarët “po kryenin stërvitje taktike të planifikuara” kur u zhdukën të martën. Ata u zhdukën pas një stërvitjeje në qendrën stërvitore lituaneze, Pabrade, rreth 10 kilometra larg kufirit me Bjellorusinë. “Derisa po flisja, doli lajmi për katër ushtarë amerikanë që u vranë në një incident në Lituani”, u tha gazetarëve Rutte gjatë një vizite në Varshavë të mërkurën. Shefi i NATO-s…

Read More

Në një moment intrigues në brendësi të shtëpisë së Big Brotherit, një deklaratë e ish-banores Rizarta Hoxha tërhoqi vëmendje të madhe nga publik. Ish-banorja pati një moment të veçantë, kur po flinte me Aldo Markun. Gjatë asaj kohe, Aldo kërkoi: “Më shtrëngo fort”, një frazë që shpejt u bë temë diskutimi dhe spekulimi në rrjetet sociale. Kjo shprehje u interpretua nga shumë përdorues e komentatorë si diçka më shumë se sa një thirrje për ngjallje emocionale, duke aluduar në një kontekst më intim, ndërkohë që Rizarta bëri të qartë se fjalët e tyre ishin të lidhura vetëm me “muskujt e…

Read More

Gjykata Supreme e ka refuzuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, i cili vlerësoi të pabazuar kërkesën për anulimin e afro 19 mijë votave që kishin ardhur me postë për LDK-në dhe ta urdhërojë KQZ-në që të përsërisë votimin me postë në tërësi. Gjykata Supreme tha se në vendimin e PZAP-së nuk ka gjetur ndonjë shkelje. “Pretendimet ankimore të lartcekura, të theksuar dhe elaboruara më gjerësisht edhe në ankesë, kolegji i kësaj gjykate i ka shqyrtuar me vëmendje dhe kujdes të veçantë, megjithatë të njëjtat i ka refuzuar si të paqëndrueshme dhe të…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas njohjes së Republikës së Kosovës nga shteti i Kenias, duke e cilësuar këtë një lajm të rëndësishëm për vendin. “Njohja e Republikës së Kosovës nga shteti i Kenias na gëzon të gjithëve dhe është lajm shumë i mirë për Republikën”, ka shkruar Kurti në Facebook. Ai ka falënderuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani, si dhe ish-presidentin Behgjet Pacolli për kontributin e tyre në këtë arritje. Kurti ka shprehur mirënjohje edhe për presidentin e Kenias, William Samoei Ruto, për vendimin e tij që mundëson afrimin mes dy shteteve dhe ndërtimin e marrëdhënieve diplomatike.…

Read More

Legjenda italiane Alessandro Nesta ndau histori interesante për karrierën e tij teksa i dha një intervistë të gjerë ish-bashkëlojtarit të tij Luca Toni. “Në vitin kur shkova në Milano , Real Madridi donte të nënshkruante me mua, por unë thashë jo sepse doja të qëndroja te Lazio. Pastaj Milani thirri dhe Lazio po shpërbëhej. Katër muajt e mi të parë ishin të tmerrshëm. E kisha të vështirë të distancohesha nga Roma. Kur kuptova se ku isha, përvesha mëngët. Në sezonin tim të parë në San Siro ne fituam Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Italisë”, tha Nesta për Amazon Prime…

Read More

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka përshëndetur vendimin e Republikës së Kenias për të njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës. Gërvalla theksoi se ky vendim është një hap përpara në rrugën e Kosovës për të forcuar marrëdhëniet dhe lidhjet diplomatike me shtetet e tjera, veçanërisht në Afrikë. “Mirëpresim vendimin e Republikës së Kenias për të njohur zyrtarisht Republikën e Kosovës, një lajm i rëndësishëm që thekson përparimin dhe forcimin e pozitës sonë në skenën ndërkombëtare dhe në kontinentin afrikan”, ka shkruar Gërvalla. Megjithatë, ajo ka tentuar të personalizojë këtë njohje duke e lënë të nënkuptohet se ajo…

Read More

Nëse kohët e fundit keni kaluar muaj duke qëndruar ulur dhe duke ndjekur një plan ushtrimesh rigoroze, mund të keni përjetuar lodhje që ka ndikuar në sistemin tuaj nervor dhe imunitar, duke e bërë më të vështirë arritjen e qëllimeve të fitnesit. Mirëpo, studimet e fundit tregojnë se nuk është e nevojshme të ushtroni pa pushim për të parë rezultate të mira. Rezultatet e një studimi të publikuar në “Journal of Strength and Conditioning Research” sugjerojnë se kombinimi i stërvitjeve të forcës, si bench press dhe squat, me lëvizje të fuqishme, si kërcime boksi dhe goditje me top mjekësor, tri…

Read More

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës. Ky vendim, i firmosur nga Presidenti William Ruto, është dorëzuar tashmë në Presidencën e Kosovës. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e konfirmoi këtë njohje. Osmani konfirmon njohjen nga Kenia Ish-kryediplomati kosovar, Behxhet Pacolli, ka folur për këtë njohje në një intervistë për emisionin FIVE të Dukagjinit. Pacolli ka theksuar se kjo njohje ka qenë rezultat i një angazhimi të përhershëm, duke përmendur faktin se ai ka vizituar Keninë rregullisht që nga viti 2009 dhe ka mbajtur lidhje të mira me administratat e kaluara.…

Read More

Nita Latifi, këngëtarja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania, ka postuar një fotografi të re në Instagram që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave të saj. E veshur me një fustan të shkurtër dhe çizme të larta, ajo paraqitet me një stil të veçantë dhe tërheqës, duke e bërë atë të duket si një icone mode. Në këtë foto, Nita është përpara një makine moderne, duke e theksuar stilin e saj të dëshmuar dhe pasionin për automjetet. Dita me shi që ajo përshkruan në përshkrimin e saj është një simbol i perfekt i atmosferës së saj intriguese, duke krijuar…

Read More