Autor: TV News

Tani e tutje, kancelari Scholz dhe kabineti i tij si qeveri në detyrë do të marrin pjesë vetëm në takime që janë absolutisht të nevojshme.  Presidenti gjerman, Steinmeier shkarkoi zyrtarisht qeverinë gjermane aktuale të martën (25.03) pas thirrjes së Buundestagut të ri. Steinmeier vlerësoi qeverinë në largim për menaxhimin e krizës gjatë tre viteve e tre muajve të fundit. Ai kujtoi pandeminë e Coronës, luftën e agresionit rus kundër Ukrainës, sulmin e Hamasit ndaj Izraelit dhe luftën pasuese të Gazës.“Si një qeveri federale, shpesh ju është dashur të veproni shumë shpejt dhe me vendosmëri,” tha Steinmeier. “Ata duhej të ecnin në…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur sot në një takim përfaqësuesit e katër organizatave dhe instituteve kryesore evropiane: Carnegie Europe, Notre Europe – Instituti Jacques Delors, Instituti Gjerman për Punë të Jashtme (DGAP) dhe Instituti Clingendael. Takimi, i organizuar në kuadër të vizitës studimore të këtyre instituteve në Kosovë nga data 25-28 mars, u fokusua në sfidat dhe perspektivat e Kosovës pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, si dhe në zhvillimet në Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara. Gjatë diskutimit, sipas njoftimit, Krasniqi theksoi rëndësinë e një qasjeje proaktive të Kosovës në rrugën drejt integrimit evropian dhe…

Read More

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuara dy ankesat e fundit lidhur me procesin zgjedhor, duke përmbyllur kështu shqyrtimin e çështjeve të ngritura pas vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP). Ankesat ishin paraqitur më 21 mars nga Lëvizja Vetëvendosje dhe koalicioni PDAK-LPB kundër vendimeve të PZAP-it. Gjykata ka vendosur që të dyja ankesat të refuzohen si të pabazuara. “Dy ankesat e pranuara me datë 21 mars 2025, një ankesë nga Lëvizja Vetëvendosje, e ushtruar kundër vendimit të PZAP-se, A.nr.641/2025 dhe një ankesë nga Koalicioni PDAK-LPB, e ushtruar kundër vendimit të PZAP-se, A.nr.639/2025, janë refuzuar si të pabazuara“, thuhet…

Read More

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD) tha për Radion Evropa e Lirë se ka refuzuar kërkesën për vizitën e ministrit serb të Shëndetësisë, Zllatibor Llonçar, në Kosovë, në shenjë hakmarrjeje me refuzimin nga autoritetet serbe të vizitës të ministrit të Kulturës të Kosovës, Hajrulla Çeku në preshevë. “Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi, ka dorëzuar kërkesën për vizitën e ministrit Çeku më 20 mars 2025, ndërsa nuk ka marrë asnjë përgjigje nga pala serbe deri më 26 mars, ditën kur ishte planifikuar vizita”, tha për REL-in,…

Read More

Republika e Kenias ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës. Të paktën kështu ka bërë të ditur kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, i cili ka theksuar se ky moment është rezultat i një pune të gjatë dhe përpjekjeve të pandërprera për të siguruar mbështetjen e shtetit afrikan. Pacolli ka shtuar se presidenti i Kenias, William Ruto, e ka mbajtur premtimin e dhënë në vitin 2016, duke e njohur zyrtarisht Kosovën si shtet të pavarur. Postimi i plotë i Pacollit: NAIROBI 26 mars 2025 Sot, Kosova shkruan histori! 17 vjet pas Pavarësisë, në një ceremoni të…

Read More

Lista Serbe ka njoftuar se iu është refuzuar vizita e ministrit të shëndetësisë së Serbisë, Zlatibor Loncar. Në njoftim thuhet se ministri serb kishte planifikuar të vizitonte institucionet shëndetësore në qytetin e Mitrovicës dhe Graçanicës.Madje, Lista Serbe përmes një postimi në “Facebook” ka akuzuar kryeministrin, Albin Kurti se po i shkel të gjitha marrëveshjet e nënshkruara, e sidomos ato për lirinë e lëvizjes me rastin e anulimit të vizitës së ministrit serb. “Lista Serbe dënon ashpër vendimin e të regjimit në Prishtinë për ndalimin e vizitës së ministrit Zlatibor Loncar në institucionet shëndetësore serbe në Mitrovicën e Veriut dhenë Graçanicë.…

Read More

Ish-mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, ka bërë një analizë filozofike të karrierës së tij, duke thënë se titujt nuk janë aq të rëndësishëm për të sa dashuria dhe njohja e tifozëve. “Ndjenjat e tifozëve janë më të vlefshme se titujt. Kjo do të qëndrojë me mua përgjithmonë. Nuk ka të bëjë vetëm me trofetë që fitova në 10 vjet në Real Madrid, ka të bëjë me diçka tjetër. Gjatë viteve, kam vënë re se fjala ime ka peshë. Gjithmonë kam thënë se nëse do të kisha mundësi të përfundoja karrierën time si lojtar i Real Madridit, kjo është pikërisht…

Read More

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Lela Seferi, pas daljes nga shtëpia më e madhe në vend është shumë aktive në rrjetet sociale. Pas përfundimit të përvojës së saj në Big Brother, Lela ka shfrytëzuar çdo mundësi për të ndarë me ndjekësit e saj momente nga jeta e saj përditshme, duke u bërë një figurë e njohur në mediat sociale. Ajo ka realizuar disa fotografi të mahnitshme, të cilat janë pritur me entuziazëm nga fansat e saj. Me stilin e saj unik dhe pamjen e jashtëzakonshme, Lela shfaq një imazh të freskët dhe dinamik. Fotografitë e saj reflektojnë një energji…

Read More

Policia e Kosovës është në kërkim të një personi të dyshuar për vjedhje. Autoritetet kanë publikuar imazhe të të dyshuarit me qëllim identifikimi, derisa iu kanë bërë thirrje qytetarëve që të lajmërohen nëse kanë informacione mbi vendndodhjen e tij. Informacionet për të mund t’i bëni në stacionin policor ose në numrin telefonik. “Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar kërkohen për përfshirje veprën vjedhje. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë…

Read More

Krusha e Madhe nuk është vetëm simbol i dhimbjes por edhe i qëndresës. Sakrifica e të rënëve në Krushë është udhërrëfim se si të ecet përpara pa u ndalur. Kështu u tha në tubimin përkujtimor me rastin e 26 vjetorit të masakrës në Krushë të Madhe dhe Krushë të Vogël. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se nuk do të harrohet kurrë sakrifica e Krushës. Ajo rikujtoi këtë masakër ku mbetën të vrarë burra, gra e fëmijë e ku shumë prej tyre ende janë të zhdukur. Osmani tha se familjet e tyre jetojnë çdo ditë më mallin e një pritje…

Read More