Autor: TV News

I ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, Milaim Zeka ka shpërthyer në kritika ndaj Valbonës, duke e akuzuar atë për absurditetin e lojës së saj në edicionin e katërt të “Big Brother VIP Albania”. Ai theksoi se, përtej shfaqjes së saj, personaliteti i saj është zhgënjyes dhe ndihmon në promovimin e një imazhi të papërshtatshëm për të rinjtë. Njerëzit që më kanë zhgënjyer më së shumti në këtë edicion janë ata si Valbona, me të cilën kam pasur një miqësi. Loja e saj është e paarsyeshme, përfshire dhunën dhe vulgaritetin që ajo ka shfaqur. Po ashtu, Rozana, një tjetër banore,…

Read More

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), do të mbajë takim nga ora 16:00 këtë të enjte, ku pritet t’i certifikojë rezultatet e zgjedhjeve. Në rend dite është zëvendësimi i të zgjedhurve që kanë hequr dorë nga pozita e deputetit si dhe certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura me 9 shkurt. Ndryshe, të mërkurën Supremja i rrëzoi dy ankesat e fundit që ishte duke i shqyrtuar, duke i hapur kështu rrugë KQZ-së t’i certifikojë rezultatet. LVV-ja u ankua në Supreme ndaj vendimit të PZAP-it, i cili nuk e kishte pranuar kërkesën e saj për anulimin e…

Read More

Kenia e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur, vendi i parë që e ka bërë këtë pas gati pesë vitesh përpjekjesh të ngecura për të fituar njohje të mëtejshme ndërkombëtare, shkruan Reuters. Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, por nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara për shkak të kundërshtimit nga Serbia dhe aleatët e saj, duke përfshirë edhe Rusinë dhe Kinën, mbajtësit e vetos së OKB-së. Mbi 110 vende, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe shumicën e vendeve evropiane, e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Njoftimin e ka bërë ish-presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli, i cili…

Read More

Shumat e parave në futbollin botëror janë rritur shumë prej disa vitesh. Numri i lojërave është rritur, po ashtu edhe sponsorizimet, ndaj është e logjikshme dhe rrjedhimisht që shpërblimet monetare të kenë kaluar çdo kufi. Kur dukej se Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi po arrinin në fund të karrierës së tyre, duke u larguar nga Evropa për respektivisht në Arabinë Saudite dhe në SHBA, dyshja e re që po dilte ishte Haaland-Mbappe. Mund të themi se të paktën për sa i përket kontratave, ata kanë arritur vërtetë majat. Francezi është në vendin e parë në të gjithë Evropën, pasi paguhet…

Read More

Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Ola Zenelaj, ka qenë e ftuar në “Ndryshe” me Salsano Rrapin dhe Elona Duron. Ajo ka folur për rrugëtimin e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe marrëdhëniet me banorët e tjerë. Ola gjithashtu analizoi disa nga situatat më të bujshme që kanë ndodhur në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, duke ndarë mendime të sinqerta dhe të thella për dinamikën e grupit dhe sfidat që përballoi gjatë kohës që kaloi aty. Një nga momentet që ka sjellë shumë diskutime është një video ku Ola e quar Gjestin ‘varfanjak’. Kjo ka ngjallur…

Read More

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka theksuar se nuk ka informata për një rrugë në qendër të qytetit, që kontrollohet nga fajdexhinjtë dhe grupet e narkotikëve. Profesori i Kriminalistikës, Mensut Ademi, ngriti shqetësimin se një rrugë në qendër të Vushtrrisë, aty pranë ku ndodhi vrasja e 19-vjeçarit, është nën kontrollin e grupeve kriminale dhe se institucionet ishin paralajmëruar vazhdimisht për këtë problem. Idrizi ka theksuar se vrasja e fundit nuk ka ndodhur në atë zonë dhe se ai nuk ka informata për aktivitete të tilla kriminale në atë lagje. “Vrasja nuk ka ndodhur në atë rrugë ku ka…

Read More

Analisti politik, Visar Ymeri ka reaguar ndaj skandalit të fundit, ku kryeministri Albin Kurti u mashtrua nga komedianët rusë që iu paraqitën si presidenti i Letonisë. Ymeri ka theksuar se përmbajtja e bisedës është skandaloze dhe ka dënuar ashpër deklaratat e Kurtit. “Pajtohem që përmbajtja është skandali kryesor, ato që ia thotë kryeministri Kurti atij që supozon që është president i Letonisë, e të cilat janë jo vetëm një pasqyrim jashtëzakonisht negativ i Kosovës, nga perspektiva e një kryeministri, se nuk po flet një kryetar partie po kryeministri”, ka thënë Ymeri në Debat Plus. Ai ka shtuar se deklaratat e…

Read More

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri ka folur lidhur rënien pre të kryeministrit Albin Kurti të një telefonate mashtruese. Ai ka thënë se është shumë befasuese rënia e tij në një kurth të tillë. “Shumë befasuese që ka ra në këtëfarë kurthe të pregatitur sepse edhe të tjerët kanë ra nëpër kurtha të tilla. U dasht me nxjerr mësim, mos me leju. E ka nxjerr keq zyrën e vet, e ka nxjerr keq politikën e jashtme, rrjetin diplomatik dhe të gjithë ata që u dashtë me përgatit krejt këtë bisedë mës ‘dy burrështetasve’, mes dy shteteve e…

Read More

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka kritikuar vonesën në krijimin e institucioneve pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, duke akuzuar Vetëvendosjen se po projekton një krizë politike. “Po shihet se nuk ka vullnet nga partia e parë [VV-ja] për të krijuar shpejt institucionet e dala nga zgjedhjet. Dhe kjo mungesë e vullnetit vjen si pjesë e mendësisë”, ka deklaruar Haziri në emisionin Debat Plus. “Kjo vonesë nuk mund të quhet vonesë në ndërtimin e institucioneve, por krizë. Hymë në një krizë të projektuar nga partia e parë”, ka theksuar tutje ai. Ai mes tjerash ka thënë se…

Read More

Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje me partnerët e tij që po i quan “organik” nuk  i ka numrat e mjaftueshëm të deputetëve për të përmbyllur çështjen e konstituimit të Kuvendit. Se a mund të merr ndonjë deputet Vetëvendosje nga LDK, Haziri ka thënë se “prostitucionin politik” nuk e favorizon dhe as nuk e pret, por që në krijimin e legjislaturës së kaluar ka ndodh. “Prostitucion politik është kur ti gjuan pa asnjë kriter, pa asnjë kusht me bind njerëz, me marr në kampin tënd për një numër, se aty nuk merret për dije deputeti, merret…

Read More