Autor: TV News

Millorad Dodik, presidenti i entitetit të Republikës Sërpska (RS), ndodhet në Izrael ku më 26 dhe 27 mars do të marrë pjesë në një konferencë mbi antisemitizmin në Jerusalem, ndërkohë që ndaj tij është lëshuar një fletarrestim në Bosnje dhe Hercegovinë. Dodik ka arritur në Izrael të martën me një avion të Qeverisë së RS-së, që ishte nisur nga Beogradi i Serbisë. Një ditë më parë, në rrethana ende të paqarta, ai kishte kaluar kufirin mes Bosnjës dhe Serbisë për të shkuar në Batajnicë, afër Beogradit, ku mori pjesë në ngjarje të organizuara për përvjetorin e bombardimeve të NATO-s mbi…

Read More

Katër vrasje kanë ndodhur brenda tre ditësh në Kosovë. Për këtë temë, eksperi i sigurisë, Avni Islami ka listuar disa faktor që ndikojnë në rritjen e numrit të vrasjeve, plagosjes apo edhe plaçkitjes me armë. Islami shtoi se numri i madh i armëve pa leje në duart e qytetarëve është njëri nga faktorët kryesor.Islami në një lidhje direkte në emisionin “Rreth e Rrotull” tha se nevojitet një vetëdijësim më i madh i qytetarëve por edhe institucioneve ndaj armëve, e sidomos atyre që janë me leje nevojitet një dijeni dhe vetëdijësim adekuat për mënyrën e meganizimit. “Shqtësuese dhe brengosëse për qytetarët…

Read More

Irfan Lipovica, që ishte arrestuar nën dyshimin për rastin e njohur si rezervat shtetërore, është emëruar drejtor i përgjithshëm në Drejtorinë e Akreditimit të Kosovës në Ministrinë e Industrisë, Ndërrmarësisë dhe Tregtisë, me vendim të Qeverisë të martën. Ministrja Rozeta Hajdari në shpjegimin e propozimit ka thënë se ky institucion ka rëndësi të lartë për ekonominë. “Akreditimi si proces me rëndësi të lartë për ekonominë vërteton cilësinë dhe besueshmërinë e institucioneve dhe bizneseve, pasi që përmes këtij procesi vlerësohet përputhshmëria e produkteve dhe të proceseve e shërbimeve me standarde ndërkombëtare e vendore duke garantuar kështu që të ofrojë nivel të…

Read More

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njopftuar se është arrestuar një i dyshuar për veprën penale ndaj një të miture të moshës 14-16 vjeçare në Ferizaj. Në komunikatën për media bëhet e ditur se i dyshuari ka inicialet E.H. “Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, njofton opinionin publik se pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, në koordinim me Policinë e Kosovës, është ndaluar i pandehuri me inicialet E.H. Prokurori i Shtetit njofton se i pandehuri E.H. është ndaluar në lidhje me rastin e dhunimit të një të miture të moshës 14-16 vjeçare në Ferizaj, për dyshimin se ka kryer veprën…

Read More

Pas përballjes së fortë në spektaklin e mbrëmshëm, Egli dhe Gjesti vazhduan diskutimin deri në orët e para të mëngjesit, duke debatuar se kush e hodhi hapin e parë për puthjen mes tyre. Egli dhe Gjesti, dy personazhe të njohur të spektaklit, janë bërë protagonistë të një debati të ndezur për puthjen e tyre, një moment që ka ngjallur interes të madh tek ndjekësit. Puthja, që ndodhi mbrëmë, është interpretuar ndryshe nga të dy, duke e bërë këtë çështje edhe më intrigante. Egli, i cili u shfaq i vendosur dhe i sigurt në qëndrimin e tij, e ka akuzuar Gjestin…

Read More

Zyrtarë perëndimorë kanë akuzuar Rusinë dhe përfaqësuesit e saj për organizimin e dhjetëra sulmeve dhe incidenteve të tjera nëpër Evropë që nga fillimi i agresionit në Ukrainë, më 24 shkurt 2022. Sipas të dhënave të mbledhura nga agjencia prestigjioze Associated Press (AP), bëhet fjalë për një fushatë të mirëkoordinuar të sabotimeve dhe aktiviteteve hibride. Sipas të njëjtave burime, fushata e destabilizimit është vazhdimësi e luftës së presidentit rus Vladimir Putin, me synim përçarjen e shoqërive evropiane dhe minimin e mbështetjes ndaj Ukrainës. AP ka dokumentuar 59 incidente në të cilat qeveritë evropiane, prokuroritë, shërbimet inteligjente apo zyrtarë të tjerë perëndimorë…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me katër vrasjet e ndodhura në tri ditët e fundit, duke shprehur shqetësimin dhe brengën për situatën alarmante. “Gjithë vendi është tronditur dhe lënduar nga kjo seri e vrasjeve, të cilat duhet të ndalohen dhe të dënohen. Vrasje është jo vetëm vrasje e njeriut, por e shoqërisë ku ai njeri bën pjesë, pra shoqërisë sonë”, u shpreh Kurti në mbledhjen e Qeverisë të mërkurën. Ai ka bërë thirrje për veprim të menjëhershëm institucional dhe reflektim shoqëror, duke theksuar se organet e rendit duhet të trajtojnë me seriozitet rastet dhe të sigurojnë drejtësi…

Read More

Enzo Fernandez luajti për Argjentinën teksa mposhti Brazilin 4-1 në kualifikueset e Kupës së Botës. Mesfushori i Chelseat e ka zakon të performojë shkëlqyeshëm për skuadrën e Lionel Scaloni, pasi u bë fillimisht një emër i njohur gjatë Kupës së Botës 2022 që i dha atij një lëvizje në Stamford Bridge, shkruan GazetaBlic Sport. Edhe një herë, Enzo Fernandez luajti perfekt për Argjentinën, teksa edhe realizoi gol ndaj Brazilit në fitoren e djeshme. Fernandez jo vetëm që shënoi dhe asistoi, por gjithashtu krijoi dy raste në total dhe realizoi 47 nga 51 pasimet e tij. Ja pamjet: 🎥 Enzo Fernandez…

Read More

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në mbledhjen e qeverisë ka deklaruar se qeveria që ai ka udhëhequr për katër vite ka arritur rezultate të jashtëzakonshme. Ai ka shtuar se këto rezultate janë arritur pavarësisht krizave të ndryshme ndërkombëtare, e pengesave nga opozita, sulmet nga Serbia e edhe debatet televizive. “Në ballafaqim me pandeminë përballë krizave të energjisë dhe inflacionit të shkaktuar nga lufta në Ukrainë, përkundër pengesave dhe vonesave dëshpëruese me ankesa të opozitarëve në Gjykatën Kushtetuese që bllokuan shumë gjëra, përfshirë atë për çmimet tavan në produktet bazike e pavarësisht sulmeve paramilitare dhe terroriste e përpjekjeve të vazhdueshme të…

Read More

Këshilltari i sigurisë kombëtare i Donald Trumpit, Michael Waltz, ka thënë të martën se merr “përgjegjësinë” për bisedën në grup të zyrtarëve të lartë të administratës, e që përfshinte pa dashje një gazetar dhe zbuloi informacione shumë të ndjeshme rreth sulmeve ajrore të planifikuara në Jemen. Komentet e Waltzit kanë ardhur një ditë pasi një artikull i postuar në internet nga “The Atlantic,” theksonte se dukej se gabimisht ishte shtuar kryeredaktori i revistës, Jeffrey Goldberg, në një bisedë që përfshinte 18 zyrtarë të lartë të administratës që diskutonin për planifikimin e sulmit, raporton AP. Jeffrey Goldberg, kryeredaktor i “Atlantic”, ka…

Read More