Autor: TV News
Alexander Isak ka shkëlqyer në Premier League dhe ka tërhequr vëmëndjen e disa klubeve të mëdha europiane. Barcelona po monitoron nga afër situatën e sulmuesit të Newcastle United. Sipas burimeve të afërta në klubin katalanas, Barça është e vetëdijshme se nëse do të hyjë në garë për Isak, do të përballet më një konkurrencë të ashpër. Newcastle nuk do të hezitojë të kërkojë shifër të lartë për lojtarin e tyre kryesor e cila mendohet të jëtë 100 milionë euro dhe klube të tjera me buxhet të madh janë gjithashtu të interesuara. Arsenal, Livepool dhe Manchester United janë vënë në lëvizje…
Ngjarja në mes motrave Berisha dhe modeles Klea Prenga kishte tërhequr vëmendjen e madhe të mediave për një periudhë kohore të gjatë. Pas publikimit të kërkesës nga prokuroria për arrestimin e Antonelës, që është bërë e njohur në rrjetet sociale, interesimi dhe bisedat për këtë ngjarje u intensifikuan. Duket se situata ka bërë që çdo lëvizje e saj të ndiqet me vëmendje të shtuar, duke krijuar një atmosferë tensioni dhe misteri. Antonela, e njohur për stilin e saj të veçantë dhe personalitetin dinamik, publikoi disa instastory në Instagram për të treguar fustanin e saj të ri, një veprim që shumë…
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka mohuar zërat për një krizë të brendshme në parti, duke theksuar se brenda LDK-së ka një debat të hapur dhe të nevojshëm për të ardhmen e saj. “Nuk ka krizë brenda LDK-së, ka debat. Një debat që është thirrur nga kryetari i LDK-së dhe që ka shtjerrë fazën e parë të diskutimit të brendshëm. Ne kemi analizuar numrat, çështjet, rolin tonë, angazhimet dhe pritjet që kemi krijuar,” ka deklaruar Haziri. Ai në Debat Plus, ka theksuar se ky proces është pjesë e reflektimit të partisë dhe përgatitjeve për zgjedhjet lokale,…
Hungaria dhe Rusia kanë rënë dakord të rrisin bashkëpunimin në sektorin e energjisë, njoftoi ministri hungarez i Punëve të Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike me Jashtë Peter Szijjarto pas vizitës së tij në Moskë. Në kryeqytetin rus, Szijjarto u takua me zëvendëskryeministrin e parë rus Denis Manturov dhe zëvendëskryeministrin Alexander Novak. Ministri i Jashtëm vuri në dukje se kjo është tërësisht në interesin e Hungarisë për të rritur bashkëpunimin në këtë fushë, pasi siguria e saj energjetike “varet kryesisht nga Rusia”. “Le të jemi të qartë: pa burimet ruse të energjisë, furnizimi me energji i Hungarisë nuk do të ishte i…
Ramush Haradinaj, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë(AAK) ka përshëndetur njohjen e Kosovës nga Kenia, duke e cilësuar si një zhvillim tejet pozitiv për vendin tonë. Haradinaj përmes një postimi në Facebook, vlerësoi rolin e ish-presidentit Behgjet Pacolli në arritjen e kësaj njohjeje dhe theksoi se puna për avancimin e Kosovës duhet të bëhet nga çdo pozitë qoftë brenda apo jashtë politikës, në pushtet apo në opozitë. “Kjo njohje e re, falë ish-presidentit Behgjet Pacolli, le të jetë një zile alarmi për ata që kanë veshë: për Kosovën duhet të punohet nga çdo pozicion, marrëdhëniet me miqtë dhe partnerët…
Kenia ka njohur zyrtarisht Republikën e Kosovës, duke e bërë këtë një moment historik për vendin tonë, kështu ka deklaruar kryeministri Albin Kurti. Përmes një postimi në rrjetin social X, Kurti ka bërë të ditur se ka biseduar me presidentin e Kenias, William Ruto. “Pata kënaqësinë të flisja me Presidentin William Ruto pas këtij momenti historik. Ftuam njëri-tjetrin për vizita zyrtare dhe ramë dakord që hapi tjetër të jetë vendosja e marrëdhënieve diplomatike”, ka shkruar Kurti. Ai ka shtuar se e ka ftuar Kenian të hapë një ambasadë në Prishtinë dhe ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve. “Dy…
Egli i është drejtuar me një mesazh të fortë Gjestit në Big Brother VIP Albania, duke i kërkuar llogari për veprimet e tij që, sipas saj, e kanë dëmtuar dhe e kanë paraqitur në një dritë negative para publikut shqiptar. Ajo e ka akuzuar Gjestin për veprime që e kanë bërë të ndihet keq, duke i thënë: “Pse ke bërë budallallëqet e tjera. Si kam merituar të bësh. Pse ke dashur të më marrësh fytyrën para një Shqipërie të tërë. Pikërisht mua që nuk të jam prerë kurrë në besë. Ma ke marrë fytyrën o Gjest”. Këto fjalë erdhën pas…
Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka pritur sonte në takim në Paris homologun e tij ukrainas Volodomyr Zelensky. Ai në një konferencë për media pas takimit tha se Rusia po e ri-interpreton atë që u ra dakord në bisedimet e armëpushimit. “Unë vërej se sot Rusia është gjithmonë e tunduar të riinterpretojë atë që ne diskutojmë dhe biem dakord. Ndërsa thotë se dëshiron paqe, Rusia vazhdon të godasë intensivisht territorin ukrainas, duke përfshirë objektivat civilë. “Ne i dënojmë këto sulme”, tha Macron. Ai gjithashtu tha se Franca do të sigurojë një mbështetje ushtarake shtesë prej 2 miliardë dollarësh për Ukrainën.…
Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi në Debat Plus në RTV Dukagjini ka thënë shqetësuese për shoqërinë kosovare dhe shtetin është vrasjet e planifikuara. Ai ka thënë se aktualisht ekziston mosbesim mes institucioneve dhe popullit. “Shqetësimi i dytë është se në duart e qytetarëve ndodhet armatim me shkatërrim të fuqishëm, ndodhet armë automatike, mitraloz, ndodhen armë kundërtanke”, është shprehur ai. “Një informator[në kohën time] ka vlejtë sa 60 policë, do të thotë shtrirja e rrjetit operativ, informatorëve, pagesa e atyre, mirëmbajtja e atyre duhet të jetë në kuadër të edhe inteligjencës së policisë por edhe në kuadër të AKI-së të jetë…
Sigal Prishtina ka siguruar kalimin në finale të Ligës Unike. Skuadra nga kryeqyteti i Kosovës ka triumfuar ndaj Besëlidhjes nga Shqipëria, shkruan GazetaBlic Sport. Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 81-67, me ndeshjen që u zhvillua në Palestrën e Rinisë dhe Sportit. Në finale, Sigal Prishtina do të përballet me skuadrën e Vëllaznimit, me këtë sfidë që do të luhet nesër me fillim nga ora 20:00. /GazetaBlic Sport/
