Autor: TV News
Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për të dyshuarin E.I., i cili po hetohet për dhunim seksual ndaj një 15-vjeçareje në Ferizaj. Sipas dyshimeve të hetuesve, ngjarja ka ndodhur në janar të këtij viti, kur E.I. mori vajzën e mitur në veturën e tij. Ai i ka ofruar asaj substanca narkotike në formën e cigares dhe, pasi ka vërejtur se ajo nuk ishte plotësisht e vetëdijshme, i ka ofruar edhe një cigare tjetër me marihuanë. Dyshohet se më pas në një fshat në Ferizaj e ka detyruar të kryente aktin seksual me forcë, kundër…
Një muaj pas hyrjes në fuqi të vendimit për Listën Zyrtare të Çmimeve të Produkteve Medicinale, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur ta përditësojë këtë listë. Vendimi i ri u miratua më 21 mars dhe parashikon që afati i vlefshmërisë së çmimeve të produkteve medicinale do të përcaktohet me listën e përditësuar, e cila është pjesë e këtij vendimi. Ministria thekson se farmacitë dhe barnatoret janë të detyruara të vendosin çmimet e produkteve të tyre sipas listës së përditësuar. Po ashtu, AKPPM (Agjencia Kosovare për Produkte dhe Përdorim të Mjekësisë) është e obliguar të ndërmarrë të gjitha veprimet për zbatimin e…
Një moment i papritur është zhvilluar në shtëpinë e “Big Brother”, ku Besart Kelmendi, më i njohur si Gjesti, i bëri një propozim të veçantë Egli Takos. Në orët e hershme të mëngjesit, atmosfera në kuzhinë ishte mjaft e qeshur ndërsa Gjesti, me energjinë e tij karakteristike, vendosi ta initocojë një moment komik. Ai iu ul në gjunjë dhe tha: “A pranon Egli Tako të bëhesh gruaja ime në të mirë në të keq, a je a nuk je. Të duhemi edhe pa para, Ferrarin ta blej nëse mbesin. Po dua të propozoj martesë, martesë shoqërore”. Kjo shaka e bërë…
Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës(BeH) ka kërkuar lëshimin e një fletarresti ndërkombëtar për Presidentin e Republikës Srpska(RS), Milorad Dodik dhe Kryetarin e Asamblesë Kombëtare të RS, Nenad Stevandiq, pasi kanë kaluar kufirin shtetëror. Gjithashtu për Dodikun dhe Stevandiq gjykata boshnjake ditë më parë kishte lëshuar një urdhër arrest të brendshëm. Gjykata e BeH deklaroi se më 26 mars, ata morën një propozim nga Prokuroria e BeH për të lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për të dyshuarit Milorad Dodik dhe Nenad Stevandiq. “Bazën për nxjerrjen e të njëjtës, në propozimin që u pranua, Prokuroria me të drejtë e ka nxjerrë nga…
Gjykata Themelore e Prishtinës ka dënuar me 21 muaj burgim dhe 5 mijë euro gjobë Florent Poroshticën, njëri nga të akuzuarit, për krijimin dhe menaxhimin e grupit denigrues “Albkings”, i cili kishte keqpërdorur fotografi dhe të dhëna personale të grave dhe vajzave. Vendimi është marrë gjatë seancës të së enjtes, ndërsa më 30 maj 2024. Sipas njoftimit të gjykatës, i akuzuari është vënë nën akuzë për shpërndarje të paautorizuar të materialeve të ndjeshme, përfshirë fotografi dhe video, si dhe të dhënave personale të 12 viktimave femra nga qytete të ndryshme të Kosovës. Ky veprim ka ndodhur nga muaji shkurt 2023…
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kërkuar nga anëtarët e Qeverisë që të dorëhiqen nga pozitat e tyre, sipas kërkesës së Ligjit për Qeverinë, i miratuar në vitin 2022. Ky reagim nga ana e saj ka ardhur pas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili ka bërë me dije se sot, më 16:00, pritet të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve. Sipas ligjit, çdo anëtar i Qeverisë që zgjidhet deputet duhet të japë dorëheqje nga pozita e tij para datës së certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve. Deri tani, asnjë nga ministrat e Qeverisë Kurti nuk ka dhënë dorëheqje,…
Paga e Marcus Rashford ka qenë një temë e diskutimit të brendshëm në Manchester United, me mediume që sugjerojnë se paga e tij mund të arrijë në 400,000 £ në javë, duke përfshirë bonuset, sipas The Athletic. Megjithatë, me klubin që mungon në futbollin e Champions League këtë sezon, kjo shifër është reduktuar në rreth 325,000 £ në javë. Ndërkohë, United po mbulon ende një pjesë të konsiderueshme të pagave të një të huazuari në Aston Villa. Ndërsa Villa aktualisht paguan 75% të pagës së lojtarit – një shifër që mund të rritet në 90% në bazë të performancës –…
Prokuroria Themelore në Gjilan, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka arrestuar të dyshuarin D.S., nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Detyrimi”. Sipas njoftimit të Prokurorisë, D.S. dyshohet se nga data 29 maj 2024 deri në momentin e arrestimit, përmes kanosjes serioze, ka detyruar të dëmtuarin F.S. që t’i jepte shuma të ndryshme parash, duke përfituar rreth 50 mijë euro në mënyrë të kundërligjshme. “Dyshohet se i njëjti që nga data 29 maj 2024, deri në momentin e arrestimit të tij, përmes kanosjes serioze, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror ka detyruar të dëmtuarin F.S., që ti jepte…
Presidenti Bolivian Luis Arce shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë vendin sot pas shirave të dendur dhe përmbytjeve shkatërruese që morën më shumë se 50 jetë dhe detyruan zhvendosjen e rreth 100,000 njerëzve. Të nëntë rajonet e Bolivisë janë prekur nga shirat e dendur, një është shpallur zonë fatkeqësie dhe gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në tre rajone, raporton Reuters. “Këto fatkeqësi natyrore na detyrojnë të shpallim gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë vendin”, tha Arce gjatë një konference për shtyp, duke shtuar se mbi 370,000 familje janë prekur nga stuhia. Bolivia, me një popullsi prej mbi 12 milionë…
Instituti Hidrometeorologjik ka bërë të ditur se sot( e enjte) në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. IHK njofton se vende-vende parashihen kushte për riga shiu. Ndërsa temperaturat minimale do të lëvizin nga 3°C deri në 6°C, ndërsa ato maksimale nga 9°C deri në 13°C. Kurse era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-11 m/s.
